Mustafaj kërkon largimin e Berishës? “Merkel i tha Kohl-it: Ik nga partia”

Dita

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, sugjeron që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të mënjanojë influencën e Sali Berishës në vendimmarrjen e partisë.

Në një bisedë me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, Mustafaj kërkon që Basha të ndjekë modelin që Kancelarja Angela Merkel zgjodhi me paraardhësin e saj, shkruan “Panorama”.

“Unë besoj se ka qenë shumë e vështirë të drejtosh Partinë Demokratike në këtë periudhë. Ka qenë shumë e vështirë për arsye të ekzistencës së Sali Berishës. Unë menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, publikisht kam kërkuar që të zgjatet tranzicioni dhe të filloj një garë brenda Partisë Demokratike. Të fillonte një garë e vërtetë, le të ishte 6 muaj, pasi PD-ja do të drejtohej nga një triumvirat i caktuar. Unë besoj që Basha do të fitonte, por gara do të ishte stërvitja e domosdoshme që ai ta merrte me një siguri më të lartë në vetvete drejtimin e Partisë Demokratike. Duke e marrë me një siguri më të madhe do të arrinte t’i tregonte kufirin Sali Berishës. Në shkrimet e mia kam thënë se ajo që Basha duhet të bënte me Berishën, duhet të ishte ajo që bëri Merkel me Kohl. Merkel ishte një produkt shumë më laboratorik i Helmut Kohl, sesa Basha i Berishës, sepse Merkel, një femër nga Gjermania Lindore të merrte CDU-në, partinë konservatore më të madhe në Europë, mund të kalonte vetëm duke ia dhënë çelësat Helmut Kohl. Ai e bëri. Në fund të fjalës së parë të saj, ajo i tha Kohl-it: Nuk ke më punë në parti!”– thotë Mustafaj për Panorama.

Sipas tij, kjo eshtë e njëjtë me atë që thotë Frojdi “të vrasësh babain”.

“Basha duhet ta bënte këtë gjë. Basha për shumë arsye nuk e ka bërë publikisht këtë dhe e gjithë lufta që i bëhet nga kundërshtarët, i bëhet për këtë arsye”- shton Mustafaj.

Gjatë rrëfimit të tij, ish-ministri ka shpjeguar edhe dilemat brenda vetes për të zgjedhur mes shkrimtarit dhe politikanit.

Mustafaj shpjegon se, ndonëse ka pasur dhe vijon të ketë ftesë për të qenë pjesë e politikës aktive në PD, vendimi i tij është që për aq kohë sa nuk e ndien sa duhet politikën, të mos jetë pjesë e saj.

Share This Article
1 Comment
  • O Besnik.Cjane keto krahesime me politikanet te tipit Berisha dhe atyreve gjerman . Bjeri shkurt dhe mos e zbut pisllekun ne politiken shqiptare .Duam shekuj te kemi politikan te kalibrit gjerman apo amerikan .
    Une do ti drejtohesha.Shporru nga syte e kembes se po torturon nje popull te tere me ate parti qe ke krtijuar.
    Saliu more Besnik ,i ndihmuar nga laboratori antikombetare ,ju beri juve ushtare pa goje qe te realizoje objektivat e shkaterrimit te kombit .Ju nuk duhet te hapni goje por te kerkoni falje cdo dite popullit qe mbajtet kete shemtire vite ne pushtet . Ose .Nese ke frike mos e hapni gojen dhe shijoni ato qe kapet nen ombrellen e qelbur te Saliut .Po je i varfer turp qe ke ngelur i tille .
    Une ju qepa por tenja ma dinte tipin.Rri me tha atje ku je dhe sham sa te duash .Ate po beje .Deri sa te mbylli syte Saliu nuk do le gje pa shfryre kunder tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *