Mustafaj: Nuk ka mbledhje të qeverisë shqiptare me atë turke sepse…

Dita

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, është shprehur se është e pamundur për një vend si Shqipëria që të ketë 3 aleatë kaq të ndryshëm si SHBA, BE dhe Turqia.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” në Top Channel, Mustafaj zbuloi se Kryeministri Edi Rama ka pasur një presion të madh nga BE për të mos zhvilluar një mbledhje të përbashkët mes qeverisë turke dhe asaj shqiptare.

“Mund të ketë 3 aleatë, por jo kaq të ndryshëm. Në historinë e shtetit shqiptar, Turqia ka pasur një vend të rëndësishëm në marrëdhënien me vendin tonë, por për herë të parë si aleat strategjik është bërë në vitin 2013.

Rama shkoi aq larg sa tha se do të kishte mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive. Kjo ngjalli një shqetësim të madh te të gjithë europianët. Është bërë një presion shumë i madh nga BE dhe vende të veçanta. Dhe fakti që nuk është bërë një mbledhje e dy qeverive është produkt i këtij presioni”, tha Mustafaj.

s.a/dita

Share This Article
5 Comments
  • Me sa di une Trumpi dhe Erdogani dhe Putini jon miq me njoni-tjetrin
    Ene nona Merkel e furnizon Erdoganin me miljarda Euro qi ti mbaj mbyll kufinjt e Evropes.
    Rama e ka nuhat randsine e Taipit,Sulltanit te Ankaras

  • Ky koqja me emrin Besnik Mustafatarruan, nuk ka pas ditur gjithe keto gjera kur ka qene Minister i Jashtem, nashi qenka rob i “zgjuar” me zhvillim shume te voshem.
    Rama e ka thene shume me pare ne mandatin e pare , se Turqia eshte nje partner strategjik i Shqiperise, c’ka po na thote te re ky budall.
    Turqia eshte nje nga kollonat e NATO-s dhe orientimi i kesaj strukture per Shqiperine eshte, qe bashkepunimi me kete shtet te jete i ngushte dhe jo me Greke-qiret.

    • kurse ti paske mbetur në “mesjetë” akoma o gjë e trashë(xxxl)!!
      ka rrjedhur shumë që atëherë!!në atë kohë kishim të bënim akoma me një shtet turk dhe europian,sot kemi të bëjmë me një shtet otoman që kërkon rishkëlqimin e tij dhe rilindjen si një kalifat islamik!!
      hy qorra partiak!!për të mos thënë islamistë!

  • Ky mustafi nje kokerr injoranti dhe tradhrtare.Kur ishte ne pozite dhe duheshte e mbronte interesat e shqiptareve (Kosove dhe Maqedoni) vetem pordha leshonte,tash na shete patriotizem,njeri i qelbur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *