Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, shpreson se parlamenti i ri do të jetë më pak konfliktual. Në një intervistë për Top Channel, Mustafaj shprehet se në Kuvendin e ri ka specifika që do të verifikohen me kalimin e kohës.
“Shpresojmë që parlamenti të jetë më pak konfliktual dhe më produktiv në ide. Por është shpejt për të qenë të sigurt. Ky parlament ka disa veçori, siç është fakti që në grupin parlamentar socialist janë të ndara mandatet. Modeli i ndarjes së mandatit të ministrit, tek PD kemi faktin që kryetari i ri nuk është më Berisha. Ka disa specifika që presin të verifikohen”, shprehet Mustafaj.
Ndërsa përsa i përket opozitës, Mustafaj thotë se do të jetë ndryshe. Ai thekson se shoqëria ka nevojë për një opozitë serioze.
“Avantazhi është që ka personalitete të spikatura si Sokol Olldashi, Eduart Halimi, Majlinda Bregu. Specifika nuk qëndron tek fakti pse kryetari i partisë është jashtë Parlamentit, por që Berisha është brenda Parlamentit, por nuk e dimë se si do të sillet ai si një deputet i thjeshtë. Besoj se do të jetë një opozitë ndryshe. Ka pasur reagime të forta, të parakohshme dhe unë mendoj opozita duhet të ketë një qëndrim i vazhdueshëm. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një opozitë serioze”, thekson Mustafaj.
Ish-deputeti demokrat komenton edhe komandimin në krye të grupit parlamentar të Edi Palokës. “Paloka është në mandatin e katërt. Është një deputet me përvojë, e cila mund të shërbejë. Profili që i ka krijuar vetes është ai i një turbulenti. A do të mundet ta ndryshojë këtë profil? Kjo mbetet për t’u parë”.
Mustafaj shprehet më tej se ishte shenjë jo e mirë emri i përfaqësuesve në komisionin dhe sekretaritë e përkohëshme që PD i mori të 4 për vete, ku fare mirë mund të ishin ndarë me PDIU-në dhe PR-në.

Paloka ne vend qe ti qetesoje gjakrat, ashtu sic i takon si i pare i deputeteve te PD-se, perkunrazi do te jete nxites per shere.Duke provokuar ai mendon se e kryen detyren.
Nik kam besim tek ky njeri qe te udheheqe opoziten ne kuvend per te mire, per te ngritur probleme e per te kritikuar mangesite e Qeverise, ai do nxise te tjeret vetem per shere.
Paloko eshte djale i mire besojme po dhe me RUCIN cdo bejme ne te shkretet
Sic u pane sot ne votim problemet ne PD jane evidente dhe zgjedhja e E. Palokes si kryetar grupi do te nxjerri ne pah kontradiktat qe perfliten .Ja c do te thote “opozite e forte” qe ne krye te kete ate qe uleret me shume.
Jo o Besnik. Mua me duket se Paloka ka krijuara profilin e nje koqeje pijanec.
ky kryetari i ri i grupit parlamentar te PD eshte si rrocka e gomarit.
Kryetari i grupit parlamentar te PD eshte zgjedhur deputeti me problematik,me sherrxhiu
me i keqi per ate pune.Paloka eshte zgjatim i shpellarit te shkuar,ai vetem konflikte di te
krijoi.Le shpresojme qe posti qe morri do ta vendos ne binar te tjere.