MUSTAFAJ: PD-ja e Bashës nuk mund të jetë alternativë qeverisëse

anazapta

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj komenton sot në shtypin e ditës zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike.

Lidhur me opozitarizmin e kreut të PD-së Lulzim Basha në dy vitet e fundit, Mustafaj thotë se ai ka qenë përgjithësisht reaktiv.  Sipas tij, Basha dhe ekipi i tij kanë reaguar me mprehtësi dhe kurajë ndaj qeverisjes së keqe të Ramës. “Shqisa e tyre denoncuese ka qenë zgjuar.

Kjo gatishmëri reaguese ka sigurisht të mirën e vet. Ajo tërhoqi vëmendjen e opinionit publik te problemet që kalon zhvillimi politik dhe ekonomik i vendit”,-deklaron Mustafaj.

Por ai thotë se ky opozitarizëm është shumë larg përmbushjes së rolit politik që pritet nga opozita.  Duke u ndalur në zgjedhjet e fundit lokale, Mustafaj thotë se Partia Demokratike është larg për t’u shndërruar në alternativën qeverisëse për shoqërinë shqiptare.

“Dy vjet nuk janë pak për të parë të paktën lindjen e një prirjeje të re në besueshmërinë e opinionit publik. Ndërsa besueshmëria e shqiptarëve vetëm ishte përkeqësuar. Kanë qenë, megjithatë, dy vjet të mbushura me zullume dhe gafa të mëdha nga ana e qeverisë. Që do të thotë se ka një akumulim në rritje të pakënaqësisë”,-deklaron Mustafaj.

Share This Article
4 Comments
  • O Mustafaj mlidhuni ne Shqupin tuaj te pd hidhuni te tere ne ere se Ju te pd per asgje sjeni, ashtu sic e formuat kete parti eshte e mira ne te miren tuaj dhe te shqiptarve ta shkrini.

  • Edhe ti hiqesh sikur je me i ditur nga te tjeret por perfundimi eshte se je mbeturine e llumit te sales.Kini lare kembet dhe syte me nje legen.Nuk ke gjetur nje kollopec me uje te paster te shohesh veten ku je.Te korigjosh nje tjeter duhet te jesh shume i paster per vehte dhe ne radhe te pare i qete nga ana mendore.Ju te p.d.-es vazhdoni ne rrugen e qoftlargut tuaj.Rruga e tij ka deshtuar qe kur foshnja lindi i vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *