Ish ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur për protestat e opozitës të paralajmëruara nga kreu i PD, Lulzim Basha kundër qeverisë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Besnik Mustafaj tha se rruga e vetme për të rrëzuar qeverinë është përmes protestave, pasi sipas tij kjo qeveri nuk dëgjon dhe denoncimet dhe skandalet bien në vesh të shurdhër.
“Opozita ka arritur në përfundimin se fjala e ka humbur peshën dhe qeveria nuk dëgjon. Rruga e vetme ndaj qeverisë është protesta në rrugë. Opozita mat forcat e veta sepse nuk ka rrugë tjetër. Denoncimet dhe skandalet e publikuara bien në vesh të shurdhër të kryeministrit. Fakti është se e kemi pasur një periudhë ku pakënaqësia është shprehur përmes protestave, siç janë studentët apo banorët e Astirit. Opozita në një situatë të tillë ka për detyrë morale dhe kushtetuese që të strukturojë këtë pakënaqësi dhe t’i japë në lloj programi. Nëse opozita është e aftë apo jo për të t’i dhënë asaj një perspektivë kjo mbetet të shihet. Dje u parandalua një seancë denoncimesh ndaj qeverisë. Ne kemi bëri referoma në këto 30 vite, reforma që prekin aspekte të ndryshme të sistemit dhe nuk kemi bërë punë për të ndryshuar mentalitetin e njerëzve për të vënë në lëvizje këtë sistem’– tha Mustafaj.
v.l/ Dita
