Qendërmbrojtësi shqiptar shkodran Mustafi iu bashkua Valencias më herët gjatë kësaj jave nga Sampdoria, në transferim me vlerë prej 8 milionë euro. Lojtari gjerman vendosi që ta vazhdojë karrierën tek skuadra e famshme nga La Liga duke i dhënë lamtumirën klubit nga qyteti i Genovas, që i dha shumë dhe siç tha ai: “Më mësoi të bëhem mbrojtës”. Mustafi ka nënshkruar kontratë me Valencian deri në vitin 2019. Dhe, gazetari i mirënjohur i “Sky Sport”, Gianluca di Marzio ka zbuluar një veçanti në marrëveshjen e Mustafit me klubin spanjoll. Tani, dëmshpërblimi i kontratës së tij me Valencian vlen 50 milionë euro. Shifër jashtëzakonisht e lartë por që mund të konsiderohet si sinjal se skuadra nga Mestalla e planifikon të tashmen dhe të ardhmen me Mustafin. Mbrojtësi kurorëzoi një vit të suksesshëm gjatë të cilit luajti dhe fitoi Kampionatin botëror me Gjermaninë e më pas iu bashkua një klubi të famshëm si Valencia.

….”Qendermbrojtesi shqipetar” :/ ???
Jane te vetmit ne bote (perendimore, nenkuptoj) gazetaret shqipetare qe marrin per te tille njerez qe luajne per nje komb tjeter e qe e mohojne me prova te te qenit shqipetar….
Perfundimisht mentalitet i kalbur…. Pshn!
P.S Nese e ke kaq merak te komentosh per te, e shumta qe mund te besh, eshte ta quash “Gjermani me origjine shqipetare”…..
Kjo esht e pergjithshme per te gjith femijet e lindur nga shqiptare!
Kandidati per President ne USA Z:DOLL DOLE ne shqip esht femije nga emigrante shqiptare,por asnjeher nuk esht permendur si i tille??
Vlera e tij e barabart me te gjith shqiptart e Maqedonis.