Petrolul Ploesti u përpoq të luante psikologjikisht me Flamurtarin që përpara ndeshjes me vlonjatët për Europa League, me trajnerin Razvan Lucescu, i cili në konferencë për shtyp para sfidës me vlonjatët u prezantua me lojtarin më të njohur të kësaj skuadre, Adrian Mutu. Tekniku i rumunëve para ndeshjes që do të luhet në orën 18:30 në Ploesti, e cilësoi skuadrën e tij favorite por i kërkoi të tijve ta vlerësojnë seriozisht kundërshtarin, i cili sipas tij përdor një sistem 4-4-2 dhe në raundin paraardhës tregoi se është një skuadër e balancuar taktikisht.
Për Lucescu faza përgatitore që ekipi zhvilloi në Maribor i ka shërbyer atij për të kuptuar më mirë potencialin e të tijve dhe se ai është optimist për kalimin e turit. Sipas trajnerit të Petrolul është e rëndësishme që formacioni që ai drejton të jetë i disiplinuar në fushë, të bëjë një lojë të shpejtë, të përpiqet të çekuilibroj Flamurtarin dhe të bëjë kujdes nga kundërsulmet e vlonjtatëve.
Te vlerësimi i vlonjatëve, i përqëndroi deklaratat e tij dhe ish-futbollisti i Juventusit, Interit dhe Chelseat, Adrian Mutu, që theksoi se do të ishte gabim të mendohej se skuadra do të arrijë një kualifikim të lehtë. E rëndësishme sipas sulmuesit është që skuadra të mësojë nga gabimet e sezonit të shkuar dhe të japë maksimumin në fushë duke u përqëndruar te forca e grupit më shumë sesa te individualitetet. Takimi mes Flamurtarit dhe Petrolul Ploesti do të luhet në stadiumin “Ilie Oana” në orën 18:30, që është ndërtuar në vitin 2010 dhe ka një kapacitet prej 15.500 spektatorësh.

Historikisht Rumunet kane qene ne disa periudha spektakolare sidomos ne vitet 70 dhe 90 ashtu si edhe Jugosllavet .
E shikoj me skepticizem kualifikimin e Flamurtarit dhe mendoj se PLOESHTI ( qe heret ne 1973 ,ky ekip i naftetareve ka zhvilluar dhe nje turne ne Shqiperi ku mos gaboj eshte ndeshur me TRAKTORIN e LUSHNJES se Sami Shefes ,Hidajet Haxhiut ( xhajes ) ,Kristaq Gogonit ,Skender Alikos ,Gani Dranges ,Duke Kadiut ,ate lojtarin me numer 8 qe po ja harroj emrin por qe ishte me inteligjenti ,Vangjel Nacos ,Lime Gazhelit ,Kapllan Pepes e ku di une tjeter q edolen 2-1 ne te miren ton edhe po ky PETROLUL i PLOESHTIT qe kishter edhe 3 lojtare te kombetares se atehershme Rumune u mund 2-0 nga DINAMO e Cecos ,Sejdinit ,Merghyshit ,Ahmedanit ,Xhafes ,Cirakut ,Zerit ne mos gabohem ,Enver Ibershimit e te tjere ))) e vendos kualifikimin qe ne Ndeshjen e pare ne PLOESHT .
Kaq jane fuqite tona ,sido qe une dua kualifikim.
Kishja te drejte ne profecine time se PETROLULI fitoi 2-0 !