Marrëveshja e firmosur nga Bashkia e Vlorës me sponsorët turq TRK dhe Atlas Jet për administrimin e Flamurtarit, ka patur një impakt të drejtpërdrejt në kampin kuqezi. Sikurse pritej, Gjergji Muzaka ka nënshkruar kontratën me klubin kuqezi, duke u dhënë fund hamendësimeve mbi të ardhmen e tij.
Zyrtarizimi
Paraditen e djeshme 29-vjeçari udhëtoi drejt Vlorës, ku hodhi të zezën mbi të bardhë në kontratën që e lidh me Flamurtarin për dy vitet e ardhshme. Klubi bregdetar gjithsesi nuk dëshiron të ndalet me kaq. Brenda pak ditësh Flamurtari mund të bëjë disa goditje sensacionale, pasi pret të veshë me fanellën kuqezi dy lojtarë të Kombëtares, Debatik Currin dhe Ervin Bulkun.
Mbrojtësi kosovar ka kërkuar disa ditë kohë për të vendosur, ndërsa mesfushori kryeqytetas, edhe pse do të preferonte të luante me Tiranën, me shumë mundësi do të transferohet në Vlorë.
Stërvitja
Në seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Europa League, trajneri Ernest Gjoka e ka grupin thuajse të plotë. Mungesa e vetme ishte ajo e Gilman Likës, që gjithsesi nuk është shqetësuese, pasi shkodrani tashmë e ka arritur marrëveshjen për të vijuar karrierën në Vlorë edhe për disa sezone. I pranishëm në stërvitje ishte edhe portieri Ilion Lika, i cili braktisi Tiranën për kuqezinjtë. Nën urdhrat e Ernest Gjokës ishin edhe dy emra të rëndësishëm të Flamurtarit, Hair Zeqiri dhe Franc Veliu, edhe pse të dy këta lojtarë ende nuk e kanë firmosur zgjatjen e kontratës. Fakti që iu janë bashkuar skuadrës do të thotë se e ardhmja e tyre do të jetë në Vlorë.

po shyqyre qe te dalim kampion,se na keni bere lemshe
Prandaj ne takimet Flamurtari _Skenderbeu ky legen nuk luante fare dhe ishte lojtari me negativ i Skenderbeut,sepse kish plan te kthehej prape ne Vlore. Po ky sikur u largua nga Korca per probleme familjare se duhej te jetonte ne Tirane,tani si e shpjegon vajtjen ne Vlore? Kolona a peste e Vlores ne gjirin e Skenderbeut;