Muzika që xhindos ISIL

Ornela

Ushtarët e forcave speciale britanike ndjekin një strategji të çuditshme për të xhindosur xhihadistët e Shtetit Islamik: i “sulmojnë” me muzikë të Bollywood-it.

Kjo “strategji lufte psikologjike” lindi kur një zyrtar i inteligjencës britanike, i lindur në Pakistan, provoi se këngët e filmave indianë i bezdisin luftëtarët e Shtetit Islamik.

Kjo lloj muzike ka mbërritur në Paksitan, vend me shumicë myslimane dhe është ndaluar nga ultrakonservatorët që e cilësojnë “si joserioze dhe jo fetare”.

Gazeta britanike “Mirror” thekson se xhihadistët, që ndalojnë çdo kulturë perëndimore i shohin këngët e Bollywood-it si një “fyerje të madhe”.

Strategjia është ndjekur në Libi, ku në një rast Komanda e Bashkuar e Operacioneve Speciale e mbështetur nga ushtarë libianë, la dy makina pranë pikave të kontrollit në periferi të Sirtes dhe në të gdhirë ndezi muzikën e Bollywood-it përmes një telekomande. Në makina ishin vendosur artopalantë.

Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *