Në fakultetin e muzikës së universitetit publik të Montclair-it, në Nju Xhersi, tani mund të studiohet muzika shqiptare.
Me studentët amerikanë punojnë dy emra të njohur: Raif Hyseni dhe Merita Halili. Zëri i Amerikës bën të ditur se me nismën e z. Hyseni, ky universitet ka krijuar Ansamblin Ballkanik, ku për momentin punohet pothuajse vetëm me muzikën shqiptare.
