Këngëtarja Myfarete Laze përfshihet në debatin mbi këngëtaret e para ’90-s duke treguar eksperiencën e saj të parë në një festival.
Në një intervistë në shtypin e ditës Laze që tani punon në Drejtorinë e Burgjeve tregon se për shkak të “biografisë së keqe” e ka patur të vështirë.
Shteti ishte aq i interesuar për festivalin dhe pjesëmarrësit sa Lazen e ka takuar vetë Ramiz Alia pak minuta para ngjitjes në skenë.
Ajo tregon:
“… Drejtor Marashi, një burrë fisnik dhe autoritar, pasi më përshëndet me përzemërsi, më thotë se na pret Ramiz Alia në KQPPSH. Por mos u shqetëso. Ramizi më parë kishte marrë në telefon Çesk Zadenë dhe e kishte pyetur sesi kisha mundur të hyj në Festival. Pra, problemi ishte i mprehtë.
Nisemi direkt me makinën e tij për në KQ. Te dera, roja menjëherë i tha Marashit se: “Shoku Ramiz ju pret lart”. U ngjitëm me vrap. Në fillim hyri Marashi. Ai ndenji brenda rreth 5 minuta dhe pastaj doli. M’u afrua dhe më tha për çdo gjë thuaj s’di gjë. U preva e tëra. Fillova të dridhesha. S’e di sesi u futa brenda. Isha gati të më binte të fikët.
Sapo futem në zyrë, Ramizi më foli plot mirësjellje. S’u besoja syve se isha në zyrën e Ramiz Alisë. As e mendoja kurrë në jetë se do të shkelja në atë zyrë. Pasi më pyeti si i kisha nga shtëpia etj. më thotë: “Si munde të hysh në Festival?” -Po ja, shkova u paraqita për konkurrim, pasi vij nga Shkodra me një biografi të pasur me çmime e përfaqësime”.
Lotët më rridhnin vetiu. “Mirë, mos qaj. Ke një zë shumë të bukur dhe ke kënduar shumë mirë. Por ja, nga Konispoli dhe Saranda na kanë ardhur shumë letra për biografinë tënde” dhe më tregoi poshtë në dysheme një pirg me letra. S’dija ç’të flisja. Rrija si e hutuar. Ai e kuptoi gjendjen time dhe më thotë: “Do shkosh të këndosh. Këndo bukur”.
Sa nuk fluturova nga gëzimi. “Nisu shpejt”- më tha.
Pas 20 minutash duhej të isha në skenë. Sa të shkoja sa të vishesha etj., duhej kohë. Sa dola në korridor, Marashi më mori për krahu dhe vrapuam si atletë. Nuk e di kur hyra në sallë si u vesha dhe çfarë vesha. Por çdo gjë u bë fluturimthi. Dikujt i mora këpucët, dikujt tjetër karficën apo ku di unë. Një minutë para se të përmendej emri im, isha gati ashtu e gjysmuar. Këndova me tërë forcën e shpirtit. Kur mbarova, duartrokitjet nuk kishin të mbaruar. Qava nga gëzimi. Kisha realizuar ëndrrën më të madhe të jetës…” – tregon Laze.

Padrejtesia mbetet mbiemri i asaj shoqerie drejtuar nga Bastardet .
Nji nder kengetaret ne te mira te muzikes shqiptare , me nji ze mjaft melodioz e shume te vecant …Rrespekt kengetares
Po cne kjo nga kengetare me ze shume te mire, ne drejtori burgjesh?
Nje nga paradokset shqipetare!!!!!!!!!!!!!
Rrofte sinqeriteti, Myfarete! Pranon qe qave per hyrje ne festival! Per ta fituar pastaj festivalin duhej me shume se aq, kuptohet, nga qarja te q–rja. Tamam moral i njeriut te ri te brumosur me mesimet e partise…
Po kjo s’ka qene asnje here kengetare
Ateher qave para Ramizit sot qan para Shpetim IdriIt q t ka futur ne pun te burgjet. Beje vet ndryshimin
More i nderuari K/redaktor,moj e nderuara redaksi,
Mar shkas nga kete lloj rubrike ku shumica qe ‘kAmentojne’ jane niveli me i ulet i nje shoqerije 25 vjet pa moral me nje politike 100 perqind te inkriminuar do tu rekomandoja qe ose ta mbyllnit fare ose te perdorni etiken me minimale gazetareske:Te botoni vetem komente qe kane te bejne me opinione ndaj shkrimit e qe jepen mendime per permbajtjen e jo alabakerira si ne facebookun Sali me njeri tjetrin injorante te pa skrupullt apo duke share autoret e shkrimeve.KY NUK ESHTE INFORMACION AS I LIRE AS I PA VARUR E AS PROFEDSIONIST!
Sa me siper mar shkas edhe nga nje ‘kritike’ e poetit te njohur Arben Duka qe ne thelb jam shume dakort edhe pse ne forme Ai gabon kur kerkon te ‘çensurohet’ emri e jo permbajtja.
Kush do e ka te drejten te shkruaj me çfar do lloj ‘EMRI’ por asnje nuk e ka te drejten te shaje ofendoje e degjeneroje mendimin!’E DREJTA E SEJCILIT SHKON DERI ATJE SA NUK SHKELET E DREJTA E TJETRIT’.Po u vazhdua keshtu me kete lloj rubrike me Mero Lamçe vetem se do demtoni imazhin e kesaj te perditeshme ku si protagoniste nuk do kete inteligjencen po injorancen ‘kristal’ qe kane nevoje per kurse kunder analfabetizmit si ne vitet e ZOGOLLIT.
Kjo qe dikur paska qare ne zyren e R. Alise, deri ne 2013 i detyronte te burgosurit e Shenkollit te kendonin per S. Berishen… E QARA nga e Q – RA vetem nje germe ndryshon per te…. Pa dinjitet e pa moral…….
Te fyesh sinqeritetin e nje kengetareje shume te afte si e tille, por edhe ta injorosh fisnikerine qe ka treguar ne ate rast ramiz Alia dhe te mos thuash asnje fjale per ata came qe kishin derguar me qindra letra qe kjo vajze mos te kendonte, kjo eshte kulmi i injorances dhe i moskultures. Keta came sot dalin e flasin me mosmirenjohjen me te madhe ndaj atij sistemi politiko-shoqeror duke u ankuar se na ka persekutuar, por ja qe na dalka e kunderta, jane camet qe kane persekutuar camet; jane shqiptaret qe kane persekutuar shqiptaret dhe PPSH ka pergjegjesine qe krijoi kushte te sundonin servilet dhe spiunet, te cilet sot ose jane deputete e zevendesministra ose jane bijte, bijat, nipat, mbesat, nuset, dhenduret e tyre qe drejtuan tere administraten shteterore e partiake te atij regjimi te para vitit 1990. Respekte zonja Myfare Laze, respekte.
Gjithmone e mire ,kengetare shum e mire ,njeri i mire si atehere edhe sot .Shembull vajze shemboll kengetareje,shembull gruaje shembull shkodraneje shembull nene .Kjo eshte Myfareti.
Ke te drejte z.Myfarete por ne shkoder e kishin me te lehte se disa rrethe te tjera.Ka shume ne shkoder qe e kane bere shkollen e larte si jozi p.sh.e shume te tjere nuk po i permendim dhe ne rrethet e tjere nuk i kishin mundesite fare. Megjithate fati te ka dhene rruge te mire dhe ne kemi respekt.paç fat gjithmone.
cfare ka kjo kengetare, qe punon ne drejtorine e burgjeve….pa lidhje profesioni. apo shqiperi hesapi LAVAZH, SHESIM GELQERE, E BERBER……..dyqan shqiptar.
Myfaretja ka qene kengetare shume e mire. por nuk kuptoj kete loje te ndyre qe behet per tu hequr te gjithe te persekutuar. Hedh gazeta” Panorama” diku disa komente per kengetaret e monizmit dhe hopa te gjithe te thone ndonje gje. Mos u beni majmune dhe vegla te propogandes neper gazeta. Ne ate kohe artistet kishin veshtiresite dhe kufizimet e tyre, sot kane te tjere. Ne vitet e monizmit Myfaretja kendoi dhe zbuloi talentin e saj, dhe ka 23 vjet qe nuk po kendon me, por ka gjetur nje pune koti saper te mbijetur.
Respektoni te shkuaren dhe do respektoni veten tuaj, dhe shikoni perpara si popull. Ju ka ngelur sahati shume mbrapa. Nje popull qe shikon gjithe kohen mbrapa mbetet mbrapa.Njerezit duhet te merren me shume me thellimin e dijeve dhe shkences dhe me pak me historira pa buke.
Koment i bukur.
Myfaretja nga kengetare e talentume eshte kthy ne nje grua qaramane.
Po nuk thuhet kot se njeriu del ne origjinen e tij.
Kjo thot qe eshte shkodrane-çame dhe duhet respektu qi ka qare tek zyra e Ramizit.
Mua me beri çudi si paska pask kohe Ramizi me e ftua ne mbramje gjysem ore para Festivalit,se kuptoj se kujt do i jet ngref Ramizit apo Marashit??
Mu duk pak intervist e egzagjerume.
Po he de, thuaj qe Ramizi I hodhi letrat poshte dhe te nisi te kendoje, mos thuaj qe me mbajti peng zerin socializmi, se te ka dhene krahe te fluturosh dhe te kendosh ne skenen e festivalit Kombetar, ti balliste e pakenaqur
RESPEKTE
Ju e nderuara Myfarete thoni per Marashin”njeri fisnik”.A mund ta me thuash se ku qendronte fisnikeria e tij?1 Te dashnorja kengetare!?