Mynihu nuk mban dot më refugjatë

Dita

Qyteti gjerman i Mynihut nuk ka më kapacitet të pranojë kontigjente të tjera refugjatësh pas mbërritjes vetëm një ditë më parë të 12 200 personash.

Sipas policisë lokale, kjo shifër ka prekur kufirin ekstrem.

“Bazuar në shifrat e regjistruara dje është mjaft e qartë se ndodhemi në kufirin ekstrem të kapacitetit tonë për të marrë përsipër kërkesat e azilantëve që po vërshojnë nga korridori i Ballkanit drejt Hungarisë më pas drejt Austrisë”, deklaroi një zëdhënës i zyrës menaxhuese të policisë së Mynihut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *