Myslim Pashaj jep zyrtarisht dorëheqjen nga AK

anazapta

Numri dy i Aleancës Kuqezi, Myslym Pashaj, ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen e parevokueshme. Pashaj e konfirmoi vendimin e tij përmes një konference shtypi sot në mesditë.

Pashaj u distancua nga AK pas dështimit të negociatave të kësaj partie për koalicionet parazgjedhore dhe pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë. Pashaj tha se largohet nga AK për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin Kreshnik Spahi.

“Nuk kam rënë dakord për çështje parimore me Spahiun. Jap dorëheqjen e parevokueshme nga AK-ja”, ka thënë Pashaj.

Largimi i Pashajt vjen pak ditë pas largimit në bllok të disa prej drejtuesve kryesorë të saj, të cilët iu bashkuan të majtës.

****

Më poshtë, një intervistë e Pashait në DITA para krijimit te koalicioneve

 

Prof. Pasha, ju si AK jeni ndër më kritikuesit e regjimit aktual të Berishës. Por, a mund të na thoni se kush po e mban gjallë këtë regjim?

Mushka që mban drutë është Berisha i Regjimit. Po njëri krah i druve në samarin që prrjerr (është pjerrësuar dhe është gati të rrëzojë barrën) pra, Ilir Meta, i iku. Tani Berishës i duhet një “furkaçe” tjetër.

Për kë e keni fjalën?

 Po rrëfej një rrëfenjë nga Kastriot Islami që dukej sikur ishte shtylla mallakastriote e besës dhe qëndrueshmërisë së përfytyruar,  me të cilën ai kish bashkimin dhe ngjizjen më të arrirë të krahinës nga   kish lindur ati i tij. Ai pat thënë se “ nëse varte xhaketën në gorricë” ishte i sigurtë se “ mallakstriotët do të votonin për të”. Ishte pjesë e natyrshme e tyre. Prandaj ai në fillimet e demokracisë teksa qëndronte në tribunë këndonte:  “Parti-Ramiz ( Ramiz Alia) , Mallakastra nuk lëviz “ Tash, sapo e pamë që ai ka lëvizur “180 gradë matanë gorricës së mjeruar të votuesit mallakastriot”. Ndërkohë kënga e tij është shndërruar “Parti-Berishë ! Si u nis,  u bitis!”  Kastriot Islami ka më shumë se një çerek shekulli në politikë, më tepër se sa Berisha.  A nuk e shihni se si është marrë peng elektorati.  Po jo ekuilibrin aq shumë të duhur me shqiptarët.  Prandaj doktrina e Aleancës Kuq e Zi  është krejt ndryshe nga “Shkëlqimi dhe mjerimi  i Kurtizaneve”, solli shëmbëllime , pjellë të së njëjtës  kasolle, Socialistes, nje treshe e re, e “gogolave” socialistë, që mbrëmë votuan me krenari duke u bërë “furkaçe treshe” poshtë barrës së vjedhur të Sali Berishës. Kastriot Islami, Asllan Dogjani dhe Kadeli… të ardhur në kohën e duhur dhe në hapësirën e duhur për të mbajtur të gjallë Berishën e Regjimit. Atëherë më thoni, se ku është e majta shqiptare, ku janë votat dhe misioni  ku është shpirti dhe doktrina e saj, për të cilën shumë votues të majtë vijojnë ta mbajnë sot e kësaj ditë edhe pse u mësuan me ndotjen e madhe mjedisore që sollën njerëz të tillë nga Nano te Kastriot Islami.

Ҫ’lidhje mund të ketë kjo me doktrinën e AK ? Pse ju shqetëson?

Ne na shqetëson gjendja e demokracisë shqiptare dhe kënetës politike që është krijuar. Na dhimbset votuesi shqiptar që është përpara zgjedhjes. Na shqetëson qëndrimi i Lidershipit të shkërmoqur të së majtës që edhe është kundër regjim edhe prodhon furkaçe mbajtëse të projekteve të përbashkëta me Berishën. Kjo rrëfen se çfarë po emetohet në prag të zgjedhjeve, dhe se si i kundërvihet Doktrina e Aleancës Kuq e Zi kësaj legatine të rrezikshme që ka vetkrijuar politika shqiptare. Ne shkojmë drejt koalicioneve që po formatohen por elektorati shqiptar duhet të qartësohet, për sëmundjen që po i shfaqet në këto momente dhe Rama i Socialistëve me trupin drejt dhe duart përpara, po ndjehet kryelartë si një zgalem se i ka ardhur në furrik sërish LSI-ja ndërkaq LSI- të vogla po i ikin nga shtrati dhe shkojnë dhe ngrohin vezë tek Berisha. Ata që zihen duhen më shumë. Votuesi shqiptar është marrë peng. Ai është virusuar tmerrshëm, dhe mbi këtë pleh rron “gjeli Berisha”që këndon këngën e dështimit të madh dhe fatkeq të politikës shqiptare. Nuk mjafton që të themi “ të rrëzojmë Berishën” dhe sapo e kanë thënë këtë  vetëprodhojmë vitaminën shpëtuese të tij.

Si e vlerësoni gjendjen e sotme të votuesit shqiptar?

Votuesit shqiptar po i imponohet një ndjesi “pengmarrjeje”. Një ndjesi se nuk ka zgjedhje “të mirë”, por vetëm “më pak të keqe”. Një ndjesi se “këta janë politikanët tanë dhe nuk kemi ç’bëjmë”.  “Nuk keni rrugë tjetër por veç të votoni këta që i njohim të gjithë”. Bazuar në ngjarjet më të fundit por edhe në historinë politike të këtyre 20 viteve, kjo ndjenjë pengmarrjeje dhe fataliteti është e kuptueshme. AK i bën thirrje votuesit shqiptar gjeje forcën dhe kurajon dhe të tejkalojë këtë ndjenjë.  Zgjedhje te mire ka. Zgjedhje me moral ka! Për të qenë  më të qartë me votuesin shqiptar, për të lehtësuar çorientimet që mund të krijohen me diversione të ndryshme nga politika e vjetër, për të pasur një udhërrëfyes morali…

A mund të radhisni këto risi që ju po iu tregoni shqiptarëve?

Misioni ynë  madhor është  që:

(1) “ të rikthehen  vlerat e demokracisë, tek zhvillimi i lire me synim  zgjimin të energjive të shqiptarëve kudo që janë për të bërë terapi ndaj ideologjisë së urrejtjes dhe të konfliktit, të bashkimit të shqiptarëve  në një periudhë maturimi,  në përkim edhe me kushtet e integrimit Europian, të frenimit, ndalimit dhe bllokimit të shitjes së pasurisë kombëtare, të ruajtjes së identitetit kombëtar.”

(2) të  vendoset  kultura e ndëshkueshmërisë duke kërkuar në radhë të parë vendosjen përpara drejtësisë të kryeministrit të sotëm shqiptar lidhur me përgjgjegjësitë e tij në një radhë çështjesh madhore, të ndikimit të drejtpërdrejtë të  autokracisë përgjatë këtyre viteve.

(3) të qarkullojnë elitat, të thahet këneta asfiksuese politike, të kufizohen mandatet e institucioneve politike kushtetuese.

(4) të mos pranojmë asnjë qeveri, pjesë të së cilës të jenë:  Ministra apo ish Ministra të kabinetit të Sali Berishës, duke mos bërë asnjë  kompromis në këtë drejtim.

(5) të çohet përpara nisma për t’u ndarë Legjislativi nga Ekzekutivi ( asnjë deputet të mos jetë Ministër dhe ndërsjelltas )

(6) T’i kthejmë   pasuritë publike të shqiptarëve në funksion të mirëqenies së tyre.

Doktrina jonë ka ndryshime me Partinë Socialiste, megjithëse ne jemi në një front ende të paformatuar ndaj të njëjtit objektiv që duhet ta “pushtojmë “ Regjimin e Berishës. Dështimet e lidershipit të PS janë fatale, duket si një rrjedhë e natyrshme që “ e mban gjallë Berishën” çka u duk edhe gjatë seancës së gjatë për Anëtarin e KQZ-së.

Atëherë erdhi radha të pyesim: Pse nuk krijoni një koalicion të shëndoshë me PS-në? Në ç’udhë janë negociatat?

Në cilën udhë ? Në udhën e të paudhit… I Paudhi (shejtani)  është brenda politikës shqiptare. I bëjmë thirrje PS-së të çmojë realisht partnerët, të mos i largojë ata, për t’u bërë bashkë ndaj së keqes që e ka kapur për fyti Shqipërinë.

Share This Article
8 Comments
  • per tu habitur nje intelektual si ju te qendronit me nje person qe krijoj nje parti piramide.
    gjithsesi me mire von se sa kurr !

  • Urime profesor Pashajt qe u largua nga asi nen menge i Saliut.Nga sherbetori i Bushtres se Vucidloit,qe pundhenesei i tij e ka nxjerre ne fushe te mbledhe vota duke share Saliun.Nje skeme e vjeter kjo tashme e dale boje.

  • PO ky fare profesori u fut nga Rama ne AKz ashtu sic u urdherua Kreshniku ta formoje AKZ.
    Ndyrshimi mes Myslimit dhe Kreshnikut eshte se Myslimi i qendroji besnuk Rames si SERVIL ndersa Kreshniku kerkoji me shume IDENTITET.Kujtoni si e quante ZUSKE ky Myslimi LSI.Por kur u be koalicioni LSI me Ps deshi te perqafohej me ZUSKEN,Hajde MORAL hajde.POr Ps nuk mund te qenderoje pa nje Myslim.Ndersa Kreshniku eshte jurist megjithse demode e dine shume mire se Berishen nuk e arreston dot se nuk ka shkelur ligj.U largue Myslimi nuk u be nami nje komunist me pak ne AKZ nje komunist me shume ne Ps.Edhe po te ishte ne AKZ voten Rames do ja jepte Myslimi sic beri Dokle me Ramiz Aline apo Topi me RAmen

  • Mire beri por punen e la per gjysem ose me mire e braktisi .Nga cpo mesojme nuk eshte i vetem Pashaj.Jane me qindra dhe mijra qe e braktisen rrugen qorre te Spahiut .Me e pakta qe duhet te bente Pashaj eshte te insistonte sic beri per kufirin detar qe dhe e fitoje betejen.Dorezimi le shteg dhe per hamendesi sic mendon dhe z.Kelmendi.Deshtuesi gjithmone kritikohet dhe etikohet .
    Nje gje dihet qe Pashaj nuk eshte si Kreshniku.Nuk eshte e vertete qe u frymezua nga Rama.Ndesa Kreshniku po e verteton qe ishte Gabeli i Saliut. Pashaj vjen nga sistemi komunist por nuk gjukohet me ekujvalentin e Sali Bllokmenit .Kreshniku u cfry si tollombace ndersa Pashaj fitoje nje beteje qe krahesohet me figurat me te ndritura patriotike te kombit. Ndaloje shitjen e teritoreve shqiptare .Ky eshte ndryshimi o Z.Kelmendas midis dy figurave qe ti analizon .Pashaj do te mbetet ne historine e Shqiperise moderne ndesa Kreshniku nje kalimtare pa vlera.

  • A nuk e shtron njeri pyetjen, se ku i ka gjetur Kreshniku financimet per AK-ne?

    – Se pari, nga bakshishet qe ka marre nga 250’000 euro per emerimin e cdo gjyqtari;

    – Se dyti, eshte paguar per nje periudhe 18 mujore nga 360’000 euro ne muaj nga Fondacioni islamik turk “Fethullah Gülen”, per te hyre ne politike me nje axhende te fshehte islamike;

    – Se treti, pasi “Fethullah Gülen” shkurtoi financimet, morri financime nga kriminele te njohur per te futur ne politike te dashurat e tyre, qe nuk ja tha Rames;

    – Se katerti, morri financime nga Shkelzen Berisha per te demtuar te majten.

    Ky informacion eshte nga sherbime shume te specializuara.

    AK ESHTE NJE BLLOF!

    Bravo Kol. Pashaj qe e kuptuat me ne fund!

  • Po Rama, Meta Berisha ku I Kane gjetur financimet keto 22 vjet?

    Ki koloneli komunist na U zemerua shume qe nuk pranoi Niku koalicion me hajdutet Rama Meta per te luftuar hajdutin Berisha.

  • Koalicioni antikorrupsion I Rame – Delinorgji- Koco Koqedhia leje ndertimi me Meten- bllokun hajdutin e thesarit te shtetit.
    Votoni militante se krunde do hani per nja 8 vjet te tjere se aq meritoni o dele.

  • Kauza juaj, i nderuar Myslym Pasha nuk mund te erresohej nga deliranca e Kreshnik Spahise. Ndaj me lejoni t’ju pershendes per gjithcka te vyer keni bere dhe beni ne sherbim te SHQIPTARIZMES!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *