Myslimanë mos shkelni këtu!

Elton Tafaruci

Policia në Kinë ka urdhëruar hotelet që të refuzojnë turistë nga pesë vendet më të mëdha myslimane në botë.

Disa hotele në qytetin e Guangzhou, kanë thënë se ata kanë marrë lajmërime nga policia në fillim të marsit, ku urdhëroheshin që t’i kthenin mprapsht turistët që vinin nga Pakistani, Siria, Iraku, Turqia dhe Afganistani.

Ministri i Jashtëm i Kinës, shprehet se nuk ka dëgjuar kurrë për këtë politikë që po praktikohet në vendin e tij, mirëpo punëtorët e disa hoteleve e kanë konfirmuar urdhrin për këtë ndalesë.

Një punonjëse hoteli, ka thënë  se policia lokale, i ka kërkuar stafit që të mos pranojë turistë nga këto pesë vende, deri me 10 shtator.  “Nuk jam i sigurt për arsyen. E dimë vetëm se s’mund t’i pranojmë ata”, tha ajo për Reuters.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *