Myslimanët e Indisë nuk ndihen të sigurt

Edona Llukacaj

Pasi zgjedhjet elektorale të Indisë përfunduan me fitoren e kryeministrit nacionalist Narendra Modi, 200 milion myslimanë të Indisë ndihen të pasigurt dhe janë thellësisht të shqetësuar se atmosfera në vend mund të ndryshojë, raporton Dita, duke iu referuar mediave të huaja.

Ndërsa në vitin 2014 Modi u pat votuar në bazë të programit të tij zhvillues, kjo rizgjedhje duket e lidhur me përkatësinë fetare Hindu të shumicës së Indisë. Në fakt, një rekord prej 270 milion votash e bënë partinë e djathë nacionaliste të Modit fituese.

Konflktet mes hinduve dhe myslimanëve të Indisë kanë qenë gjithmonë prezente, por, vitet e fundit ata janë shtuar në mënyrë domethënëse. Sulmet ndaj ‘vrasëve të lopëve’, përfshi vrasjen e minimalisht 36 myslimanëve, janë incidente të përsëritura. Këto konflikte janë më evidente në zonat ku dy grupet fetare bashkëjetojnë, duke rezultuar në fushata të mirëfillta për ndalimin e faljes së myslimanëve në zonat publike,  çfarë, sipas përfaqësuesve myslimanë, ndodh për shkak të mungesës së xhamive.  Mbi të gjitha, qeverisja e Modi-t ka rezultuar në greva dhe sulme anti-myslimane personale të shumta, por në dokumentat zyrtarë të pesë viteve të fundit nuk ka të dhëna për krimet e urrejtjes (fetare), e aq më pak për dënimin e tyre.

Sipas ekspertëve, qeverisja e Modit ka forcuar ekstremizmin, që në këtë mandat të dytë pritet të rezultojë në shovinizëm fetar.

Në fakt, si suportuesit ashtu edhe oponentët e Modit bien dakort se rizgjedhja e tij më 23 Maj shënon një ndryshim rrënjësor në një prej vendeve më të populluar të botës. Ky ndryshim që për nacionalistët indianë do të thotë ‘rikthimi i Indisë në rrënjët hindu’ e për myslimanët ‘cënim i të drejtave të tyre’, padyshim do të ketë ndikim edhe në kontekstin global, pikërisht prej popullsisë të lartë, të re dhe mobile që India e varfër ka.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *