Kërcënimi i Mziut: Fitoni gjyqin, ose ju hoqa nga puna!

editor

Zbardhen detaje të tjera nga dosja hetimore në ngarkim të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu dhe dy vartësve të tij nën akuzë, Alti Hoti, drejtor Juridik dhe Bujar Loshi, drejtor i Tatim-Taksave në bashki. Ndaj tre funksionarëve të lartë janë depozituar 4 kallëzime penale, ku dy i përkasin kompanive private “Albavia” dhe “Gjoka”, për shkak të mbitaksimit dhe bllokimit të llogarive bankare dhe dy të tjera lidhen me tenderin e rrugës Valias i Ri-Laknas, me vlerë 80 milionë lekë, duke penalizuar firmën “Gjoka” si fituese dhe duke ia dhënë një tjetër kompanie. Kjo dosje është ende nën hetim. Prokuroria e Tiranës ka çuar në gjykatë dosjen për kallëzimet e dy kompanive private. Dje gazeta “Dita” publikoi çështjen e “Albavia”, kurse sot po publikojmë materiale pikante të dosjes për ‘revanshin’ e Mziut ndaj kompanisë “Gjoka”, ku bie në sy shkresa me shënimin e gjetur nga organi i akuzës; Fitoni gjyqin në favor të Bashkisë, ndryshe ju pushova nga puna!

 

Çështja “Gjoka”

Kompania e ndërtimit të rrugëve “Gjoka sh.p.k” ka një aktivitet të vjetër në Kamëz prej vitit 2004 dhe paguese e taksave sistematikisht, për shfrytëzim të hapësirës dhe të ndërtesës. Por në vitin 2008, kryetari i bashkisë, Xhelal Mziu vendos rritjen e ndjeshme të taksave, ashtu si për kompaninë “Albavia”. Nga viti 2004-2007 detyrimet e paguara ishin 169,800 lekë. Kurse vetëm për vitin 2008 duhet të paguante 1,3 milionë lekë dhe për më tepër pa dokumente përllogaritje të taksës. Kompania e çon çështjen në Gjykatën e Tiranës, pasi Mziu nuk merr parasysh kërkesën. Por megjithëse fiton gjyqin, kryebashkiaku në vitin 2009 urdhëron tjetër përllogaritje për ndërtesën dhe hapësirën, për 34 mijë metrat katrorë të firmës. Kompania argumenton se ishte pronë private e saj me dokumente, por Mziu rrëzon ankimimin, duke e çuar në shenjë hakmarrje taksën 3,1 milionë lekë të reja. Çështja dërgohet përsëri në gjykatë dhe rezulton se firma duhet të paguante vetëm 4,3 milionë lekë në total për të gjitha detyrimet e përllogaritura në vite dhe jo 7,4 sa e kishte vendosur bashkia. Në shenjë hakmarrje përsëri, më 7 maj 2011, Mziu nxjerr përsëri urdhër rivlerësimi tatimor, duke i çuar detyrimet e kompanisë “Gjoka” në 13,6 milionë lekë të reja. Çështja shkon përsëri në gjyq dhe më 27 mars vendoset shfuqizimi i urdhrit të të pandehurit Mziu. Nga verifikimi i dokumenteve prokuroria ka gjetur një shkresë, ku i njoftuar për vendimin e gjykatës, Mziu kishte bërë shënimin: “Urgjent për mbrojtje në shkallë të tjera, do të jetë kusht për largim nga puna të të dyve nëse nuk fiton Bashkia”!. Kërcënimi i drejtohet pikërisht kreut të Taksave dhe Zyrës Juridike.

 

Përgjegjësitë penale

Për këtë çështje është ngritur akuzë për “shpërdorim të detyrës” ndaj kryebashkiakut Xhelal Mziu dhe kreut të Tatim-Taksave, Bujar Loshi. Gjyqi i kompanisë është mbyllur definitivisht në qershor 2013, ku Apeli i dha të drejtë të mos i paguante taksat e tepërta. Nga hetimet prokuroria shkruan në dosje se “për shkak hakmarrje kryebashkiaku ka penalizuar me përjashtim nga tenderët kompaninë “Gjoka” në vijimësi”. Kështu ndodhi edhe në tenderin 80 milionë që ajo ka fituar. Kompania “Albavia” ka paguar 12 milionë lekë të reja taksa më tepër dhe “Gjoka” 5 milionë lekë më tepër, duke u dëmtuar.

 

Share This Article
9 Comments
  • Po qe per malok kemi nje deputet Frrok te akuzuar per vrasje ne Belgjike. Pastaj duam peshq te medhenj para drejtesise? Kemi kryeKrapin e parlamentit Meten te pare ne video duke bere tulle pazar 700 mije euro me ate debilin, Priftin.

  • Cfar te ka barku ta tregon parrllaku.

    Ja shifeni ne fytyre Xhelalin dhe fytyra i tij flet me mire
    se cdo gjykim gjykate.

    Xhelali i politikes orientale te orientalit Xhelal-Berisha

  • Eh mor shqipetar sa Salihet,Frroka,Tomat,Bodet, Gencat,Paloqet,Majlindat,Zhefinat,Nardat e Co. Ka ai parlament…vetem nje me emerin Ilirijan Sinanaj u bene derman ketyre nazistave qe mbajne ne xhep mandatet e deputeteve te vjedhur,per ta pastruar ate vend nje here e mire,Albania forever.

  • E mo Zhelal Xhelal po ti je yll me ty merren keta te korruptuar e drejtesise po ti je njeshi packa se je pak si shume kokrra e injrantit.

  • Zhelalin e njeh mirë Kamza, të vjetrit dhe të ardhurit. Ai është prototip i mafies italiane te Siçilise ne vitet 60-70. Shqiperia nuk do te beje hajër sa te ketë jetë Sali Berisha dhe klani i tij mafioz dhe hajdut. Zhelali eshte nje mafioz i vogel, ne krahesim me pjestaret e familjes Berisha dhe berishistët qe ishin ne qeveri dhe që jane sot në parlament.
    A ka gjykatës të caktuar nga Berisha që do të denojë Zhelalin e Kamzës? Do ta shohim.

  • MEZU nuk ka faj se ika pas krahet e ngrota nga SB ashtu mbrohet FATMIR KAJOLLI NGA FATMIR MEDU PER EKSTRADIM NE ITALI DHE PER DIPLLOM FALLCO SE E DINI MOR SHOK PUNON ZOTRIA NE BASHKIN E FJERIT POR MENDOJ SE SAJMIR TAHIRI DO I VERI PIKAT MB I

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *