Mziu kërkon apelimin e masës së sigurisë, gjyqi në 13 janar

redaktor

Gjykata e Apelit do të zhvillojë më 13 janar seancën gjyqësore për kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Apeli regjistroi kërkesën për apelimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Kamzës. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Mziun, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.
Vetë Xhelal Mziu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij duke deklaruar se është i pafajshëm.
Kryetari i Bashkisë Kamëz u arrestua në 20 dhjetor pasi akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi, i cili kishte nisur disa muaj më parë nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkinë e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.

Rreth 800 milionë lekë të reja ka qënë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër, e cila kishte ofruar rreth 200 milionë lekë më pak sesa shuma prej 800 milionë lekësh.

Xhelal Mziu, 46-vjeç është zgjedhur si kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë nga Partia Demokratike. Aktualisht po ushtronte mandatin e tij të dytë në këtë detyrë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *