Mziut i revoltohen vajzat e basketbollit se nuk kanë marrë rrogën

anazapta

Mbrëmjen e dy ditëve me parë ka ndodhur një përplasje me ekipin e basketbollit për femra të Kamzës dhe kreut të bashkisë, Xhelal Mziu. Katër muaj pa u paguar, ndërsa lojtaret titullare të “Kamza Basket” nuk kanë dalë në fushën e lojës. Në formë proteste ato kanë braktisur ndeshjen me Apoloninë, ndërsa Kamza është përballur në fushën e lojës me të rejat. Në fakt bëhet fjalë për rrogën e bashkisë , e cila për katër muaj nuk u është  dhënë këtyre basketbollisteve, të cilat, gjithsesi, kanë bërë ndeshje të mira, ndërsa ishin brenda katërshes së skuadrave që do të luajnë në fazën e Play-off.  Xhelal Mziu ka reaguar në Facebook për këtë ngjarje: “Në ndeshjen e mbrëmshme që ka zhvilluar ekipi Kamza Basket femra, janë hedhur në fushën e lojës lojtaret rezervë, duke sjellë kështu edhe humbjen e takimit dhe shkak për mosaktivizimin e formacionit bazë të skuadrës ka qenë, sipas tyre, vonesa e pagave. Bëjmë me dije se pagesat për këtë ekip janë kryer deri më 30 nëntor 2013. Në Bashkinë Kamëz, vonesa e deritanishme e pagesave është bërë për shkak të ndryshimit të mënyrës së administrimit të fondeve. Po kujt i intereson e gjithë kjo, lojtaret duan pagesën që u takon. E kujt ia kishte marrë mendja që Xhelalit do i kundërviheshin një grup femrash… si e duron ai këtë!?

Share This Article
4 Comments
  • E mora vesh “ndryshimin e menyrës së administrimit te fondeve” por kjo duhet shoqëruar dhe me” ndryshimin e mënyrës së rënies së daulles nga zhelali ” ? Prisja që skuadra e kamzës të quhej “. Zhelaldaulle Basket”por kjo nuk po ndodh!? Ku ka ngelur puna?

  • E ke thene mire, z. Zaimi. Kur e kthen Kamzen ne “principate private” cdo emertim pritet nga ai. Shpresojme, t’mos e humbase gjyqin se do na e nxjerrin dhe te “burgosur te ndergjegjes” Shume gjera shtyhen por jo “Mandela i Kamzes”.

    Nga vjen “xhelali”? 1) mungesa e pergjegjesise ne poste publike. 2) askush, si thote askujt, se jeni te perkohshem. Prandaj (tragji) Komedia vazhdon

  • Xhullal shfrytezoje dhe keto dit Vjollcen se pas teje vjen polici nga skrapari, o rrace e qelbur paske pa qene mor maskara, mbase po ju bejem ty dhe Sali serbin ne nje dhome oooooo celbesire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *