Duke parë me kujdes mënyrën se si trajtohet në media si edhe në institucionet shtetërore koncepti “i reformës në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit arrin në konkluzionin e thjeshte se: “reforma është thjesht lufta ndaj korrupsionit në drejtësi “një ide e gabuar e cila reduktohet në konceptin se gjyqtari është thjeshtë njeriu që mendon: “Si të shesim drejtësinë për t’u bërë të pasur !!!”. Kjo vërehet qartë edhe në vendimet e marra kohët e fundit nga KPK “për të mos e u zgjatur po citoj vetëm një nga këto vendime: “Trupa e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z.Besim Trezhnjeva, gjyqtar i gjykatës së Apelit Durrës dhe
në përfundim vendosi ta shkarkojë nga detyra … (gazeta Shqip 13 prill 2018 ) !!!
Dhe më tej vërejmë komentin e gazetarit, ku shkurt konstatojmë se sipas KPK, Besim Trezhnjeva:
- Ka fshehur pasurinë …..
- Trezhnjeva ka mashtruar ….
- Trezhnjeva ka bërë deklarime të rreme !!!
Me këtë koment të thjeshtë gazetari na thotë:
Gjyqtari Besim Trezhnjeva ka fshehur pasurinë duke mashtruar dhe gënjyer nëpërmjet deklarimeve të rreme!
Por kjo është pak, është shumë pak !
Deri më sot në asnjë rast nuk thuhet se: Gjyqtari Besim Trezhnjeva: “Duke mashtruar dhe gënjyer (ai) në emër të ligjit duke mbrojtur krimin: Ka marrë jetë njerëzish! “Gazetari duhet të thotë se: kosto e apartamenteve të z.Trezhnjeva nuk llogaritet me “para” apo euro, por me numrin e viktimave që Trezhnjeva dhe banda e tij ka sjellë me vendimet e tij duke mbrojtur jo vetëm krimin ordiner por edhe krimin e organizuar brenda sistemit të drejtësisë (kur dihet se misioni i drejtësisë është human, dhënia e drejtësisë është një akt human, mosdhënia e drejtësisë është krim, jo vetëm se me një vendim të padrejtë i merr jetën “një njeriu” por se shitja e një vendimi është jo vetëm një akt imoral nga një gjyqtar imoral, por ky akt është në të njëjtën kohe një sindromë patologjike që përhap në përmasa të pallogaritshme infeksionin e padrejtësisë që mund të njehsohet me bacillin e murtajës që shekuj me parë sillte vdekjen e mijëra dhe qindra mijëra njerëzish).
Është pikërisht kjo arsyeja që na jep të drejtën morale të themi se:
” Z.Trezhnjeva ka mbi tridhjetë vjet që merr jetë njerëzish dhe përhap këtë murtajë në sistemin e drejtësisë shqiptare, është kjo arsyeja që njerëz si Trezhnjeva nuk duhet të gjykohen thjeshte se “kanë blerë dy apartamente, por nuk kane deklaruar burimin e të ardhurave”.
Trezhnjeva në radhë të pare duhet të gjykohet për krimet e kryera në mbrojtje jo thjeshtë të kriminelëve ordinerë, por ai në radhë të pare duhet të gjykohet për mbrojtjen e krimit të organizuar brenda sistemit të drejtësisë. Por deri më sot “ Ne nuk kemi një ekip kirurgjikal i cili të jetë human dhe të kryejë ndërhyrje radikale operatore në zhdukjen e krimit në sistemin e drejtësisë dhe shërimin e drejtësisë nga ky kancer metastatik!”
E themi këtë se deri më sot: Drejtësia shqiptare është drejtuar nga njerëz imoral të cilët e kanë denigruar figurën e gjyqtarit nga një figure humane të drejtësisë në “mjeshtra të padrejtësisë, të kultivimit të krimit në vetë sistemin e drejtësisë dhe një nga këta është edhe ky pseudo gjyqtar imoral”.
Pa u zgjatur në komente po qëndrojmë në prova dhe fakte konkrete që dëshmojnë se si funksionon ky mekanizëm në gjykatën ku z.Besim Trezhnjeva drejtonte trupën gjyqësore në mbrojte të kolegut të tij Skënder Muharrem Haluci (aktualisht gjyqtar dhe kryetar i gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, autor i disa veprave penale (nga falsifikimi i akteve të procesit gjyqësor, manipulimi i sistemit audio si edhe falsifikimi i proces verbaleve të seancës gjyqësore etj.,etj.
Kjo është me pak fjale aktakuza e formuluar në kallëzimin penal që ju drejtua Prokurorit të Përgjithshëm (Adriatik Llalla) për këtë gjyqtar, por që përfundimisht këto vepra penale ose me qartë këto krime të kryera nga një gjyqtar i mbrojti Trezhnjeva me bandën e tij, në gjykatën e Apelit Durrës.
Ky është vetëm një rast, por që ka një kosto shumë të lartë (një kosto e pallogaritshme, jo thjesht për autorin e këtij shkrimi, por në radhë të parë për vete sistemin e drejtësisë shqiptare, për faktin e thjeshte se: “Edhe sot kryetari mbetet kryetar dhe banda Trezhnjeva vazhdon të operojë në gjykatën e Apelit Durrës e cila edhe në këtë moment është një vatër murtaje e rrezikshme dhe vdekjeprurëse”. Kjo është banda që liroi kriminelin më të rrezikshëm në Durrës, Lulzim Berisha.
Adam Benforodo doktor i shkencave juridike në Harvard University, në librin e tij “Unfair ” (Padrejtësia), një shkencë e re e padrejtësisë dhe e krimit, ndër të tjera argumenton: “Një gjyqtar imoral është me i rrezikshëm se kriminelet që ai gjykon”. Kemi bindjen se ky koncept është i pranueshëm jo vetëm për gjyqtarin Besim Trezhnjeva, por edhe për bandën qe ai la mbrapa, pas largimit nga sistemi i drejtësisë, sistem në të cilin ai kultivoi: mashtrimin, gënjeshtrën dhe padrejtësinë për një periudhë tridhjetë vjeçare.
Për të argumentuar këtë po përqendrohem vetëm në një rast (një proces gjyqësor) të gjykuar nga z.Trezhnjeva disa ditë para largimit të tij nga sistemi i drejtësisë. Procesin e përmendëm më lart, por po qëndrojmë në detajet më kryesore, ose më thjeshtë në mekanizmin se si funksionoi kjo bandë. Kjo çështje u “gjykua” nga tre trupa gjyqtarësh për një periudhe kohe jo më pak se dy vjet. Në të tre gjykimet u kërkua përjashtimi i trupit gjykues me argumentin se:
I -“Në përbërje të trupës gjyqësore janë gjyqtar imoral, të njëanshëm dhe absolutisht të
pabesueshëm se do të gjykojnë drejte dhe se do të jenë të paanshëm”. Ne thjesht kërkuam atë ç’ka Kushtetuta na garanton “Një proces të rregullt gjyqësor”.
II – Siç thamë më lart, kallëzimi penal i përkiste të kallëzuarit Skënder Muharrem Buçpapa (Haluci), i cili edhe sot është gjyqtar dhe kryetar i gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë.
III- Në themel të akuzës janë këto fakte të vërtetuara:
a- Falsifikim i akteve të procesit gjyqësor nga vetë gjyqtari.
b -Falsifikim i dokumenteve shkollore nga vetë gjyqtari, është i vërtetuar fakti se: gjyqtari ka hyrë në fakultetin e drejtësisë pa marrë (pa mbaruar shkollën e mesme ) dhe është diplomuar në drejtësi. “Një mashtrues, gjyqtar kjo është e papranueshme!”
III- Manipulim dhe falsifikim i sistemit audio (regjistrimit të seancave gjyqësore nga vetë gjyqtari), dhe akteve të procesit gjyqësor nga vetë gjyqtari.
Por cilët janë gjyqtaret që ju “ra” shorti për gjykimin e këtij procesi ose më qartë: Kush i caktoi exoficio këta gjyqtar !? Petrit Çeno (ishte kryetar i gjykatës së Apelit Durrës) aktualisht i pezulluar, i njohur publikisht për aktet e tij korruptive në turneun e Europës me biznesmenin e ndërtimit në Madrid. Është “ai” i cili zgjodhi gjyqtarët:
1- Petraq Dhimitri
2- Kliton Spahiu
3 – Petrit Çeno
Ne kërkuam përjashtimin e këtij trupi gjykues jo thjesht se “ishin tifoz të Real Madrit” por se kishim informacione të sigurta se ky grup ishte dhe mbetet një grup i rrezikshëm në sistemin e drejtësisë, në veçanti Petrit Çeno (si kryetar i gjykatës).
Kërkesa jonë u rrëzua me argumentin e thjeshtë:”nuk ka arsye ligjore për përjashtimin e trupit gjykues”.
Por ……
Pas disa ditësh këta gjyqtar u pezulluan me kërkesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Në trupën e re gjykuese ishte edhe gjyqtari Izet Dusha. Ne përsëri kërkuam përjashtimin e këtij gjyqtari, kërkesë e jona e cila u bazua në nenin 16 dhe të 17 Kodit të Procedurës Penale, në të cilin thuhet:
Neni 16
Papajtueshmëria për arsye lidhjeje familjare, gjinie ose krushqie
Neni 17
Heqja dorë
- Gjyqtari ka për detyrë të heqë dorë nga gjykimi i çështjes konkrete:
e -kur ndodhet në një nga kushtet e papajtueshmërisë të parashikuara nga nenet 15 dhe 16.
Përsëri edhe kjo kërkesë u rrezua për të njëjtën arsye: “Nuk ka arsye ligjore për përjashtimin e gjyqtarit”. Ne argumentuam para gjykatës se: Gjyqtari Izet Dusha ka lidhje gjaku me të akuzuarin prej nesh, Skënder Haluci dhe për këtë është i ndërgjegjshëm. Nuk mund të jetë gjyqtar në këtë gjykim. Po kështu ne deklaruam se jemi para një gjykate publike dhe jo para një agjencie private për mbrojtjen e krimit”. Përfundimisht gjyqtari pranoi dorëheqjen, por ishte vonë, ishte shumë vone.
Është fakt se: Në rast se ne nuk do të dinim se: “Gjyqtari Izet Dushaj ka lidhje gjaku me të akuzuarin prej nesh Skënder Muharrem Haluci, ky gjyqtar do të vazhdonte gjykimin dhe natyrisht për ne ishte i qartë vendimi.
Treshja që mori vendimin
1-Besim Trezhnjeva. Komentin e bëme më lart. Do theksojmë vetëm një fakt, edhe kërkesa për përjashtimin e këtij trupi gjykues u rrëzua me argumentin se: “nuk ka shkaqe ligjore për pranimin e kërkesës … ”
Por …..
Më në fund disa ditë pas këtij vendimi, KPK me vendimin e saj datë 13.04.2018 shkarkoi nga detyra gjyqtarin Besim Trezhnjeva. Përfundimisht u gjet argumenti ligjor që ky gjyqtar imoral të mos jetë pjesë e sistemit gjyqësor.
Lexuesi do të pyesë: Cilët janë dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues?
Përgjigja është:
Arben Vrioni (ështe kryesuesi i trupit gjykues).
Por kush është Arben Vrioni?Arben Vrioni është një gjyqtar imoral, është pikërisht ai qe liroi Lulzim Berishën, është gjyqtari që me gjykimet e tij ka marrë jetë njerëzish duke i mashtruar dhe sorollatur nëpër gjykata dhe përfundimisht ju ka grabitur pronat! Është miku i Nishanit dhe i dekretuar prej tij në vitin 2014. Në kafenetë e Durrësit të thonë se Nishani ka copën e tij në dekretet që firmos ……. Por le të mos e “besojmë” këtë! Por le të besojmë se:
Lul Berishën e liroi Arben Vrioni me Petrit Çanin dhe deri më sot KLD ka heshtur!
Për të mos humbur kohë përmendim anëtarin e tretë të kësaj bande gjyqtarësh imoral, i cili është: Tritan Hamiti – njeriu që liroi kriminelin Lulzim Berisha për sjellje të mirë! Kur dihet se ai është një vrasës dhe ka marrë jetë njerëzish…
Natyrisht gjykata është e pavarur…por me një kusht, ajo duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjin.
Në rastin tonë gjykata dhunoi Kushtetutën dhe shkeli ligjin. Kjo bandë zhduku provat duke përfshirë edhe regjistrimet e seancës gjyqësore. Kjo trupë gjyqësore falsifikoi aktet e procesit gjyqësor dhe mbi këtë bazë “formuloi vendimin”. Është pikërisht kjo arsyeja që ne thërrasim dhe ngremë zërin duke kërkuar një trupë gjyqësore humane që ti japë jetë procesit gjyqësor dhe ti thotë “Stop” mbrojtjes së krimit nga vete gjyqtarët.
Natyrisht Vettingu po jep rezultatet e para, por e thënë qartë, vendimet e marra deri më sot thjeshtë me arsyetimin se: “Gjyqtari Besim Trezhnjeva shkarkohet thjeshtë se nuk justifikon pasurinë. Është pak dhe absolutisht e papranueshme për të rikthyer besimin e njerëzve në një gjyqësor të paanshëm dhe të besueshëm.
Përmendëm më lart se:
Trezhnjeva dhe banda e tij janë mbartësit dhe përhapësit e “murtajës” në gjyqësorin shqiptar dhe kjo murtajë duhet ndalur. Për të arritur këtë ne duhet të bëjmë atë që bënin romakët në Romën e vjetër. “Kur binte murtaja në Romën e vjetër, romaket i digjnin viktimat. Djegia viktimave bëhej me qëllim për të zhdukur përfundimisht bacillet e murtajes të cilat kishin një rezistencë absolute”.
Përfundimisht shqiptarët aspirojnë një sistem drejtësie ku se paku njerëzit të jenë të barabartë përpara ligjit dhe ku çdo shqiptar të gëzojë të drejtën e garantuar nga Kushtetuta për një proces të rregullt ligjor dhe për të arritur këtë kërkohet së pari: “Djegia sociale e gjyqtareve imoral, të paaftë dhe të korruptuar duke filluar me shkrirjen e Gjykatës së Apelit Durrës, ku mbi 90% e gjyqtarëve janë mbartës të kësaj kolere.
Shënim
Për këtë shkrim materialet gjenden në:
1- Dosjet përkatëse në gjykatat e Tiranës (gjykata Apelit)
2 – Gjykata e Apelit Durrës.
3- Rekursi në gjykatën e Lartë.
- Kallëzimet penale në Prokurorinë e Përgjithshme .
- Dosja e dorëzuar në KPK (në organet e Vettingut) .
- Së shpejti do të paraqitet një material i ri në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Kolegjin e Apelimeve (pranë organeve të Vetingut).
Nga Dr Matt Hito
Telefon celular: 069 76 35 972