Si loja e maces me miun? “Na është thënë se virusi do të zhduket, por kjo nuk është e vërtetë”. Lija u mposht 200 vjet pasi u shpik vaksina

time

Ndërsa në shumicën e vendeve të botës ka nisur fushata e vaksinimit, pyetja që ende mbetet pa përgjigje është: Kur do të shpëtojmë përfundimisht nga Covid-19?

Përgjigjja e ekspertëve të shëndetit publik nuk është optimiste. Sipas tyre, Covid-19 do të kthehet në një sëmundje endemike dhe do të jetë mes nesh, pavarësisht përpjekjeve për ta zhdukur.

“Na është thënë se virusi do të zhduket. Por kjo nuk është e vërtetë”, thotë dr. William Schaffner, profesor në Vanderbilt University School of Medicine, njëkohësisht anëtar i Fondacionit Kombëtar për Sëmundjet Infektive.

“Na mbetet ta kontrollojmë, t’i zbusim impaktin. Por do të mbetet mes nesh në të ardhmen e parashikuar. Dhe me këtë të fundit kam parasysh vite të tëra”, thotë ai.

Covid-19 u shpall pandemi nga OBSH-ja në 11 mars të 2020-s. që atëherë, virusi ka marrë jetën e mbi 2.6 milionë njerëzve në mbarë botën.

Përgjatë kësaj kohe, janë disa vaksinat që u zhvilluan dhe deri tani janë vaksinuar 330 milionë njerëz në të gjithë botën.

Por studiuesit thonë se nuk ka tregues që të çojnë në përfundimin se sëmundjet infektive shfarosen plotësisht dhe Covid-19 nuk ka pse të bëjë përjashtim.

“Sa më infektues të jetë një mikrob, aq më e vështirë është ta kontrollosh. Covid-19 është vërtet sfidues në këtë aspekt dhe variantet e reja tregojnë se ne mund ta gjejmë veten duke luajtur me të lojën e maces me miun”, thotë Tom Frieden, drejtues i “Resolve to Save Lives” dhe ish-drejtor i CDC.

Para Covid-it, njerëzit kanë jetuar me sëmundjet endemike. I tillë është gripi. Fruthi është një tjetër. Të dyja këto sëmundje vijojnë të përhapen dhe kanë marrë jetë njerëzish përgjatë dekadave, pavarësisht vaksinimit.

Vetë Covid-19 është një lloj i ri i koronavirusit, të tjerë viruse të kësaj familjeje kanë qarkulluar prej kohësh dhe në disa raste mund të shkaktojnë atë që ne njohim si gripi i zakonshëm.

E vetmja sëmundje infektive që është shfarosur në historinë botërore është lia, fundin e të cilës OBSH e deklaroi në vitin 1980. Dhe kjo erdhi plot 200 vjet pasi ishte shpikur vaksina për të.

Koronavirusi i ri është shumë ngjitës dhe shkakton edhe shumë infeksione asimptomatike. Po ashtu, është provuar se ai mund të përhapet edhe te kafshët. Ka raste të konfirmuara te tigrat, gorilla, majmunët, qentë dhe macet.

Shkencëtarët thonë se e gjithë kjo e bën të pamundur vënien e virusit nën kontroll.

“Është joreale të mendosh se ne mund të eliminojmë një virus si nga popullata njerëzore, ashtu edhe nga rezervuarët e tij natyrorë”, thotë Dr. Anita McElroy e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Pittsburgh për CBS News.

Ajo shton se meqenëse shumë njerëz do të zgjedhin të mos vaksinohen – qoftë për arsye mjekësore ose për shkak të bindjeve personale. Kjo do të bëhet shkak që bota të ketë gjithmonë “xhepa” të popullatës ku virusi vazhdon të përhapet.

Por pavarësisht kësaj, mjekët thonë se nuk duhet të lejojmë që virusi të prishë jetën tonë siç bëri vitin e kaluar. Vaksinimi dhe masat e kontrollit do ta vënë pandeminë nën kontroll, duke e kthyer COVID në një sëmundje tjetër me të cilën thjesht mësojmë të jetojmë.

Vaksinat COVID mund të kthehen në një ritual vjetor për miliona njerëz. Maskat mund të mbeten të zakonshme për të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje të tjera. Festimet tuaja familjare mund të përcaktohen nga fakti se kush është vaksinuar dhe kush jo, ndërsa njerëzit më vulnerabël do të shihen vetëm përmes Zoom-it.

“Viti i tretë, i katërt dhe i pestë i COVID nuk duhet të jenë aq të tmerrshëm sa ishte i pari”, thotë dr. Schaffner. Por në këtë normalitet të ri, “shumë prej nesh nuk do të jenë më aq të shkujdesur si dikur”.

 

i.b. / dita

Share This Article
7 Comments
  • Nuk kemi pandemi kovidi
    Kemi pandemi injorance ne media shqip. Kane mbire injoramca gjithandej, pyll i papare injorantesh.

    Virusi SARS-2 covid-19 kish shanc te zhdukrj ne fillim me karantina.
    Por politika boterore e beri te deshtoje ket plan.
    Kina vietnami Australia etj ia arriti.
    Tani ato vetem rrezikojn infektimin e importuar, jo te brendshem.

    Tjeter, viruse te tjere SARS-2 qe plasen e u perhapen ne vitin 2003, 2009, 2014 vdekjeprures te familjes covid19 u arriten te ndaleshin e te zhdukeshin. Permes veprimit te menjehershem te botes se Shendetsise, te OBSH, dhe fatmiresisht fale edhe BASHKEPUNIMIT te politikes amerikane te Obames ate kohe.
    Politika amerikane e Obames dhe e Trump beri diferencen ne luften ndaj viruseve SARS-2.

    Qelbesira o qelbesira mediatike plehra.

    • Ke te drejte. Fillimi kishte rendesi por bota e kuptoi e reagoi me vonese. Duhdj nje mbyllje totale per disa jave.

  • Virusi Covid do vazhdoj per 300-vjet, keshtu qe mos u shqetesoni prej tij se deri atehere do keni vdekur.

    Kjo vetem neqoftese nuk beni Vaksinen “antiCovid” te shpopullit Global e vdekjes. Me te e keni te garantuar qe keni 3 ose 4 vite maksimumi.

    • Urdher i Keshillit te “Te Larteve” >>>
      Te vaksinohet cdo qenie qe merr fryme…ME PAHIR.
      dhe te behet e pervitshme, bile edhe per semundjet qe do te vijne si “Pithnjaku Veshtullor” dhe “Morboza Anale”…
      Kush nuk do te vaksinohet te mbyllet ne nje bicim kamp karantinimi, dhe te rrije aty deri sa te pranoje te vaksinohet..
      vetem keshtu shpeton popullata e degjuar, urte-bute dhe babaxhane e Botes.

      war is peace
      freedom is slavery
      ignorance is strength

      • The high Luciferian Counsel Witches, can kindly kiss my personal ass all the way to Hell. My apologies for the rude expression towards your comment.

        I know what’s comming, but I’m trying to wake the sheeple. A nobel action in this Matrix, don’t you think?

  • “war is peace
    freedom is slavery
    ignorance is strength”

    lufta është paqe
    liria është skllavëri
    injoranca është forcë

    të jap të drejtë nga pikvështrimi tim,sidomos për rreshtin e fundit!!

  • “Lija u mposht 200 vjet pasi u shpik vaksina”
    krahasim fantastik!!
    kur u shpik vaksina e liis,kishte shumë e shumë pjesë të afrikës që nuk ishin zbuluar akoma,akoma ishin anijet prej druri e me vela,e shumë e shumë të tjera që mund ti themi!!
    a thu se mund të bëhet i njëjti krahasim me kohën e sotme??
    duhet të jesh idiot pa të bësh një krahasim të tillë!!
    para disa kohësh i gjithëdituri,kontrapedali alfred cako,bënte një krahasim të tillë”në kohën e rromës së lashtë,pati sëmundje që vranë shumë,por në atë kohë nuk përdorën as vaksina e as maska,dhe po ta bëjmë llogari që tërë emrat e sëmundjeve janë në gjuhën e rromës,latinisht!ata u mjaftuam vetëm me 40 ditë karantinë dhe gjithçka u zhduk”!!
    jam plotësisht dakord me ato që thuhen,por jo si thuhen!!
    që ne duhet të shikojmë e të jetojmë me virusin,por në të njëjtën kohë dhe të mbrohemi prej tij!vaksina dhe vetmbrojtje sa më fleksibël!!
    e kam thënë shpesh,më shumë se virusi,vret uria!!
    ajo e ka 100% përfundimin!prandaj ne duhet të hapim ekonominë!nëse nuk u frenua me karantinën e parë!?
    atëhererë duhet jetuar me të!!

    popolo
    kujdes nga luciferi e ke pas!mbroje menderen se po ta fut!!

    xxx
    lali ke kapur një fakt të vërtetë”Tjeter, viruse te tjere SARS-2 qe plasen e u perhapen ne vitin 2003, 2009, 2014 vdekjeprures te familjes covid19 u arriten te ndaleshin e te zhdukeshin.”por që po e interpreton gabim!!
    po e thjeshtoj gabimin tënd të interpretimit!!
    në shqipëri e në botë,jo të gjithë makinat bëjnë aksindente??
    ata që bëjnë e nuk bëjnë aksidente një pjesë aktivitetit të tyre e kanë nga përvoja zotësia POR dhe nga FATI!
    sepse jo të dy makinat që përplasen kanë faj!!
    kështu ishte dhe për këta virusët e gati 20 viteve të fundit dhe të tjerë më parë!!
    në një anë zotësi por dhe fat!
    këtu nuk patëm shumë fat,sepseeee dhe shumë nga ne,jo vetëm në fillim por dhe sot nuk po e pranojnë SE EGZISTON!!
    pra nuk është i gjithë faji i “obamës dhe trampit”!!
    sidomos i këtij të fundit!!
    ai ishte një fallxhor që lexonte fytyrën e personit që deshte të dinte fatin!dhe të tillë e luajti!e pa që fitonte pikë tek idiotët,kujtoi se ishin më shumë se të mënçurit, dhe e luajti lojën e tij!!
    nuk pati fat gomari!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *