Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka publikuar në profilin e tij në Facebook mesazhin e dërguar nga një gjimnazist në Pogradec.
Nxënësi i një prej gjimnazeve të këtij rrethi i ankohet ish-kryeministrit për nivelin e ulët arsimor të mësuesve dhe papërgjegjshmërinë e drejtorit të shkollës. Më poshtë po sjellim mesazhin e nxënësit, të cilin Majo e cilëson si :kartolinë me dhimbje për vitin 2013 në mesazhet e Facebook-ut”.
“I nderuar deputet. Unë që po ju shkruaj jam një nxënës i shkollës së mesme Rrodokal Sipër i komunës Proptisht. Klasa jonë ashtu si e gjithë shkolla kemi një shqetësim të madh, sepse këtë muaj neve na kanë hequr mësuesit më të mirë dhe drejtorin dhe na kanë sjellë mësues disa veterinerë.
Duam të mësojmë por një orë mësimi 10 minuta na e bëjnë. Shkojmë në drejtori të pyesim drejtorin pse dhjetë minuta ora, por ai është i dehur që në mëngjes. Na e kanë shkatërruar shkollën por po na djegin dhe neve. Ju lutemi ngrijeni këtë shqetësim…”, shkruhet në mesazhin drejtuar Majkos në Facebook.
Arsimi shqiptar ka marre goditje te pariparueshme ne keto vite te tranzicionit qe s’paska fund. Demokracia duhej te lartesonte vlerat dhe jo te ngrinte ne piedestal mediokritetin.
E si mund te perbaltni njerez pa e ditur se kush jane?keni rene pre e politikes dhe e shpifjeve…ky eshte nje turp…nuk do te thote qe cdo gje qe shkruan nje pseudo nxenes eshte e vertete…ashtu sic nuk jane te verteta dhe ato qe Z.Majko ka thene,pa e marre mundimin ti verifikoje…Turp…ai