Baladë e trishtuar: Shqipëria sot u gdhi më e varfër

redaktor

Qiejt e Atdheut,
ca si shpesh po nxihen,
lisat e mëdhenj,
një nga një po bien!

Qiejt e Atdheut,
kullojnë nga zija,
ç’ma këpute shpirtin,
o Albert Vërria!

Ç’ma këpute shpirtin,
more Kapedan,
lotët tok me kafen,
i pi me filxhan!

Shumë të njohur kam,
unë në këtë jetë,
po ty të kam pasur,
një mik të vërtetë!

Të kam admiruar,
se ishe Gjeni,
po vdekje e mallkuar,
nuk kursen njeri!

Dhe një peng i madh,
sot m’u shtua mua,
u bëfshin sheqer,
kokallat e tua!

Kapedan-gjithë vendi,
të donte me zemër,
se sa ty s’i shkonte,
askujt ai emër!

Po vdekja kafshoi,
siç kafshon një gjarpër,
dhe sot Shqipëria,
u gdhi më e varfër!

Kështu do vazhdojnë,
tani ditë zezat,
se plot me gjigantë,
do mbushen varrezat!

Gjithmonë e gjithmonë,
ishe hokatar,
po unë ta lexoja,
shpirtin tënd të vrarë!

Ti ishe diamanti,
që nuk ka të çmuar,
por shteti-ah shteti,
të kishte harruar!

Dhe në “Hollivud”,
do ishe gjeni,
duhen njëmijë vite,
të lindë një si ty!

Ngrihu Kapedan,
edhe nxirr koburen,
mos i lër të liqtë,
sot me ty të mburren!

Ty dhe për të liqtë,
them se s’të bën dora,
edhe nuk të duhen,
hiç ato kurora!

Si një yll i ndritur,
ti shkrepe në mote,
ndaj vijnë të vjedhin,
nga lavdia jote!

Sot vendi është kërrusur,
nga pesha e zisë,
dhe flamuri vetë,
u ul gjysmë shtizë!

Ike-more-ike,
dhe s’do vish më kurrë,
të qoftë udhë e mbarë,
i lavdishmi burrë!

Po ty të do shumë,
shqipja dhe vatani,
qan e shkreta mëmë:
“Iku Kapedani!”

Po unë nuk vij dot,
se s’jam zemër hekur,
e kam të pamundur,
të të shoh të vdekur!

Ashtu të venitur,
nuk të shikoj dot,
po këtu e mbusha,
një filxhan me lot!

Share This Article
14 Comments
  • Alberti s’e la te me te varfer Shqiperine.
    Pas la Kapedanin.
    Shkerdhatokracia( jo e Agollit) e kane lene te varfer,,, ajo spo prodhon me kapedane te tjere

  • I trishtuar me vdekjen e te madhit albert veria,po I kanaqur me keto vargje perle. I qofte dheu I lete,dhe u prefte ne paqe.

  • “Ike, more ike
    dhe s’do vish me kurrë,
    te qoftë udhë e mbarë,
    i lavdishmi burrë!”
    Na bere te rilotojme serish humbjen e ketij kapedani te artit skenik shqiptar dhe jo vetem.
    Elegji brilante qe u shkon per shtat vetem kolloseve qe iken nga kjo bote duke lene pas, jo “Trojen”, por nje pasuri te tere te fiksuar ne celuloid, qe do tu tregoje brezave shembullin e gjalle te gjenialitetit dhe sakrifices se tyre, te pavlersuar ne te gjalle te tyre, siç duhen vlersuar dhe trajtuar ata.

  • Ato dite te mbetura pa jetuar nga qe “Bertin e kafshoi gjarperi”, t’u shtofshin ty i madhi Arben i Lunxhit. Mbi te gjitha je njeri dhe e qan me ligje artistin e madh. RROFSH.

  • O Beni,i madhi i ketij vendi te shkretuar !Na mbushe me lot,se ke bere nje pershkrim real per te madhin e te pa haruarin Albert Veria.Ngushellime familjes se Albertit dhe i pa haruar qofte .

  • Na bere te qajme me kto vargje,po qe i madhi Albert Verria i meriton.Po na ikin nje nga nje kolloset e ekranit,aktore qe nuk do te harrohen kurre.
    Ngushellime familjes!

  • ME KETO QE SHKRUAN O BEN DUKA ..DHE HASMIN (MARK UKUN) E BEN TE DERDHE LOTE…..

    ME KETO POEZI TEK GAZETA DITA DHE TI PO BEHESH NJE KAPEDAN ..DHE I VETEM TRIM NE LUFTE

    VESHTIRE DO JETE PER TY TE BEJ NDONJE ELEGJI KAQ PERFEKTE NDOKUSHE NE SHQIPERI

    FALEMINDERIT ARBEN DUKA

    LAVDI KAPEDANIT TE VLORES

  • Keto fjale qe sot ke shkruar,
    me kane ngushelluar shumè,
    ke ngushelluar tè tjere,
    qè janë trishtuar si unë!

    Para dy ditesh këtu,
    kur ‘Kapedani’ na la,
    i shkruajta nja dy vargje,
    jo me fjale tè medha….

    I bashkohem vargut tend,
    si Kapedani s’lind me,
    çfare shkrova para dy ditesh
    ketu me poshte po i v’è. …

    Nje nga nje tè medhenjte po ikin,
    po ndahen nga njerezia,
    lajm i rende per shqipetaret,
    iku dhe Albert Vërria!….

    Kam patur tè madhin fat,
    qè kafe me tè kam pire,
    per zakon i thoshja ‘ xha ‘,
    ai me therriste ‘bir’ !!…

    Kush s’e ka njohur ‘xha Sulon’,
    brez’ i sotem dhe i parë
    emri i tij sot eshte gdhendur,
    te aktoret elitarë!!..

    Ne plejaden e te medhenjve,
    qè ka lindur Shqiperia,
    gdhendur me germa tè arta,
    do shkruhet: Albert Vërria. 

    I gjithe arti eshte né zi,
    bashke me tè çdo shqipetar,
    ketu ka rënë dhe nje yll tjetër,
    këtu u shua nje pishtar!!

    Kerkoj fjale e nuk gjej dot,
    per tè shprehur gjithe ndjesine,
    a do linde me kinemaja,
    një yll si Albert Vërrinë?!

    Ngushellime familiareve,
    i qofte dheu i lehte,
    né veçanti për Zhaklinen,
    gjyshi né paqe u prehtë. 

  • Ra edhe nje tulle e Shqiperise , qe e griu dhe e kalbi lageshtira dhe era e i ftohti !
    Ra dhe nje tulle e godines shqiptare , pasi themelet ia cuan per skrap !

  • Alberti eshte nje nga yjet qe ka ndricuar ne Shqiperi .Keta yje po shuhen nje e nga nje.Po mua tej elegjise brilante te Arben Dukes, me shkon mendja:Nga dolen, si dhe kush i solli keta gjigande te artit shqiptar dhe jo vetem?Alberti dhe te gjithe sera e tij,qe e ngriten artin tone ne maja te papara ,thuajse nga hici, jane pjelle e gjenise se popullit.Ata u ushqyen nga ky popull i cili u ropat ne fusha e miniera, por pas lodhjes ne mbremje shikonte se si punonin ne punet e krahut puntoret,punonin edhe keta artiste,pa orar,me nje rroge modeste .Keta korifej ishin product i punes dhe shpirtit te popullit punetor.Puna dhe vetem puna e ndershme jep rezultate.Sot nuk punohet me,prandaj ska yje si Alberit.Kjo eshte metamorfoza qe na dhemb.

  • nderime Arben per vargjet qe te dalin nga shpirti per nje kapedan te skenes shqiptare.Alberti I dha shume epokes qe jetoi dhe do te ndrije ne historine e artit shqiptar.
    Ishte kapedan me gune dhe shpirti I tij rrezatonte drite.
    Ngushellime te gjitheve se Ai ishte I joni

  • One of the greatest Albanian actors of cinema and theater. His exceptional talent and contribution to Albanian film are immense and should be a great inspiration to new generations of Albanian actors. His “Kapedan Sulo” and “Kapurral Pelegrini” roles are and will be immortal.

    Hale to the Kapurral Kapedani Albert Verria!!!!

    Thank you for entertaining us!!!

    Petrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *