SMS në DITA
Në 0689073730
Na ishte njëherë Kinostudio “Shqipëria e Re”, po sot ku është?! E solli meritueshëm në vëmendjen e publikut shqiptar ekrani i TCH nëpërmjet emisionit të gazetarit Alban Dudushi në mbrëmjen e vonë të datës 15 prill. Të mos lesh në harresë thesarin artistik të kombit tënd në lëmin kinematografik nuk është nostalgji, por atdhetari e pastër, madje, më shumë, edhe krenari e vetëdijësi.
Duhen thënë fjalë të mira, përgëzuese e mjaft vlerësuese për artistët Edmond Budina e Bujar Kapexhiu që si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë aktorialë në ato filma, ku janë bërë shpenzime të konsiderueshme e thonë pa droje që filmat e asaj periudhe kanë lënë mbresa dhe ruhen në kujtesën historike të popullit shqiptar, sidomos të atij brezi që u rrit e bashkëjetoi me atë pasuri të madhe filmike të artit të shtatë. Zëra mjaft të spikatur dhe emocionues që ia shtuan interesimin emisionit të sipërpërmendur ishin dy intelektualë të rinj, studiuesi dhe analisti i filmave artistikë të prodhuar nga Kinostudio deri në vitin 1990, filozofi i ri Julian Bejko dhe regjisori Joni Shanaj me aspirata të lavdërueshme për ta rinovuar kinematografinë tonë të pasur e me shumë përvojë. Kjo mendoj se kërkon me patjetër mbështetjen e shtetit dhe artistëve e studiuesve të tjerë të hershëm e të rinj.

Vertet edhe sot kami qef te shohim ata filma komunistash.Po pa i pare fare nuk i harroj se i kemi mbajtur ne korriz per 50 vjet e nuk harrohen leht krimet e tyre.