Letër e nënshkruar,
Bujar Cani
Sali Berisha, unë, një qytetar i thjeshtë po të drejtohem publikisht me të gjithë forcën e zërit, të shpirtit, të zemërimit, të revoltës, tërhiqu nga rruga e gabuar, sepse Shqipëria nuk ka këllqe të durojë më prapësitë e tua, durimit i erdhi fundi dhe kupa u mbush. Po të drejtohem dhe si bashkëkombësi yt, por jam më atdhetar se ty, sepse jam i biri i një ish-partizani të luftës, që ka luftuar me armë në dorë, por edhe që ka punuar dhe kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë, por edhe jam gati të luftoj bile edhe të jap edhe jetën po qe nevoja se atdheu më kërkon, bile edhe nga njerëz si juve që do të shkatërrosh e djegësh Shqipërinë.
Jam një qytetar që nuk i kam shkelur asnjëherë ligjet e këtij shteti, por edhe n.q.s i shkel, unë dëmtoj veten jo atdheun, ndërsa ti ke shkelur e vazhdon t’i shkelësh ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi, dhe nga këto shkelje e ka pësuar Shqipëria jonë e dashur. Nuk e kam vjedhur asnjëherë atdheun, pronën publike dhe pasuritë e këtij vendi, ashtu siç e vjedhur ti e klani yt familjar e nepotik, ashtu siç e kanë vjedhur ministrat e nëpunësit tuaj, apo miqtë dhe të huajt që ti i ke pasur miq. Nuk kam qëlluar asnjeri në jetën time, nuk kam vrarë, fyer, kërcënuar, sharë, hakmarrë, ashtu siç ke bërë ti me qytetarët e kësaj republike, që ti e drejtove për shumë vite, bile shteti që ti drejtove, u bëtë vrasës më 21 janar, duke i vrarë ata. Po drejtohem edhe njëherë që ndërprite rrugën e qorrsokakut që do ta fusësh përsëri Shqipërinë me thirrjet e tua për luftë e grusht shteti, tashti që je në opozitë, vetëm e vetëm që të marrësh përsëri pushtetin. Ti Sali Berisha na je bërë si miza e kalit që rri gjithë jetën në bythën e tij dhe nuk e lë asnjë minutë rehat këtë vend që ka pësuar shumë nga prapësitë, fajet e krimet tuaja.
