Sulo Tahiraj
Titulli “Komisar”, dikur vlerësohej e respektohej shumë, por erdhi një kohë, që në politikën e ditëve të “demokracisë”, nisi të trajtohej si simbol i së keqes… Si të donin dhe si të duan le të mendojnë të tjerët, për mua figura, fjala e personaliteti yt, o komisar Imer Shulku, ka qenë e do të ngelet përherë si gjë e shenjtë, si një rast i rrallë kuadri ushtarak. Jam i bindur se çfarëdo titull detyre të mbaje: komandant, shef, drejtor apo edhe siç të rastisi të kryeje detyrën e komisarit, mbi të gjitha ishe njeri me dinjitet të lartë, i përkushtuar për detyrën, po aq i dashur dhe i respektuar me njerëzit..
Ishin kohë me ngarkesë të jashtëzakonshme pune, fillimi i viti 1976, kur vazhdonte riorganizimi i ushtrisë: reparte të sapokrijuara, që nga njësia më e madhe e deri tek n/repartet më të vegjël. Kërkohej mundim, sakrificë, lodhje e përkushtim, që t’u dilej në krye detyrave. Edhe kur pa? Atëherë, kur shumica e objekteve funksiononin nëpër çadra: Aty gatuhej e ushqeheshin efektivat, aty zhvilloheshin disa lloje stërvitjesh, aty ruhej teknika e armatimi. Ee…, ç’të të kujtoj tjetër?! Ishte dhe kulmi i përpjekjeve për realizimin e detyrave në fortifikim, i cili kërkonte punë me orar të zgjatur e lodhje fizike… I gjithë rajoni i mbrojtjes midis lumenjve Shkumbin – Seman duhej përshkuar çdo ditë, sa me mjete, po aq edhe në këmbë. I gjithë efektivi i Brigadës, sipas detyrave që kishte, rropatej në pozicionet e tij. Lodhej fizikisht e shpesh binte edhe moralisht, por për fat të mirë, ata kishin në krye një çift kuadri si, Asllan Hysi e Imer Shulku, të cilët u prinin si një “pend e fuqishme qesh”, që “e tërhiqnin zgjedhën fortë e të barabartë,” pa ia lënë peshën njëri-tjetrit. Ishit shembull e model pune e sakrifice për të gjithë efektivat e Brigadës. Ju harmonizoheshit mrekullisht në plotësimin e detyrave… Nëse komandantit i duhej të godiste ashpër për detyra të pa realizuara siç duhej, e tek kuadro të veçantë, Ti, si komisar që ishe, kur shikoje që situata rëndohej e dikush mund të prekej shpirtërisht e moralisht, nuk ishe nga ata që, përplasnin shuplakat, bënin “urraaaa!” për t’i dhënë duart që të thyente qafën, kuadri, apo cilido që kishte gabuar, por ndërhyje me takt, me atë metodën tënde sa kërkuese, aq edhe argumentuese e bindëse, saqë cilido çlirohej nga ankthi i kritikës së ashpër e ndihej më i mobilizuar e më i motivuar në vazhdimin e punëve me energji të ripërtërira. Ashtu, siç të plotësonte edhe komandant Asllani ty, në rastet e nevojshme… Rrallë mund të rastiste të njihje çift të tillë, Komandantë, me këtë unitet bashkëpunimi. Kur e pe të nevojshme, u kërkove instancave të shkoje në Akademinë Ushtarake. Ngaqë puna jote kishte krijuar vlagë, e ju s’mendonit të ndaheshit kurrë si komandë, Asllan Hysi u premtonte eprorëve se do t’i mbulonte të dyja detyrat, për dy vitet që ti do të kryeje akademinë, veçse lutej, që të të risillnin përsëri në atë detyrë. E në fakt një vit i përballoi i vetëm, por kur mori vesh se vitin e dytë u emërua një person tjetër, i cili duhej të afrohej nga rrethet e largëta, u pezmatua … Ti, komisar Imeri ishe një kuadër me përvojë dhe i përgatitur në mënyrë të shkëlqyer në fushën politike, pa lënë pas dore dhe atë ushtarake. Ishe shumë teorik dhe praktik në profesionin tënd si komisar, i pjekur dhe metodist i shkëlqyer në drejtimin e punëve edukative. Kështu të kam njohur unë kur ishe komisar brigade e mandej i divizionit. Kur bëje biseda politike edhe me civilët, nga niveli i lartë i bisedës, jo vetëm që mbretëronte vëmendja e qetësia, por dëshironin që të zgjatej edhe mbi orarin e caktuar. Mbi të gjitha nuk merreshe me fjalë boshe. Ishe një komisar tipik me karakteristikat më të mira. Motoja jote ishte puna, libri, njerëzit..
Nuk kapeshe pas cikërrimash, por hyje në thelbin e detyrës e, kështu u hapje horizont kuadrove. Sa ishe largpamës: analizoje thellë e gjerë detyrat ushtarake -shtetërore, dije të hyje edhe në brendësi të ndjenjave njerëzore… Sa herë gjeje momentin ndodheshe mes grupe kuadrosh e ushtarësh dhe trajtoje tema shoqërore, kulturore, historike apo dhe të fushave të ndryshme, e dëgjoheshe me vëmendje, kënaqësi e kërshëri prej tyre. Temat familjare i “tirje” këndshëm e ëmbël… Flisje me dhimbsuri njerëzore për hallet familjare, për shqetësimet që mund të kishte cilido dhe, bëheshe pjesë e zgjidhjes së halleve, që mund të kishte secili kuadër apo ushtar, duke e konsideruar atë si ta kishe në familjen tënde. Të gjithë i ndihmoje, me fjalën tënde të mençur, me shpirtin tënd bujar, t’ua bëje më të lehtë përballimin e shqetësimeve. Edhe jashtë reparteve, vendosje e mbaje lidhje të ngushta shoqërore-njerëzore, i ndaje mrekullisht marrëdhëniet e punës, nga ato të shoqërisë jashtë saj.
Ti u njohe me tipat dhe karakteret e njerëzve të çdo krahine, sepse punove që në moshë të re, në shumë zona, u njohe dhe u përshtate me traditat e vendit ku shërbeje, ashtu siç njohe dhe përpunove tipat e karakteret e kuadrove apo ushtarëve, që vinin nga çdo cep i Shqipërisë. Cilido që të njihte apo kishte punuar me ty ndihej i privilegjuar dhe i plotësuar shpirtërisht, sepse prej teje kishe ç’të mësoje…
Rastisi të pija kafe para ca vitesh me Komandant Asllanin në Fier, por biseda ngado që vërtitej ndalej te ish-komisari… Para se të largohesha, më porositi për të disatën herë që të të takoja dhe të përcillja të falat dhe mirënjohjen për shoqërinë që kishit përjetuar. Edhe kur u ndodhëm sëbashku, para disa muajsh, me Komandant Naim Muhaj e Asllan Hysin, këtu në Tiranë, të çmalleshim mes nesh e të pinim një kafe, ndër të tjera më bëri përshtypje dhe e ruaj thellë në vetëdije reagimin tënd, kur komandant Asllani të pyeti, nëse mund ta shoqëronim kafen edhe me një gotë rakie?! Ti iu përgjigje: “Mua nuk më bënë mirë, por po më the ti, sikur dhe helm të më japësh, do ta pi me kënaqësi…” Ç’ndjenjë e rrallë shoqërore e respekti njerëzor….!
Komisar i dashur, zemra jote ka qenë kurdoherë e gjerë dhe e thellë si deti: Asnjëherë nuk ke qenë i pozicioneve ekstreme. Në çdo rast ke qenë në gjendje të gjeje pikat e takimit me bashkëbiseduesit dhe të bëje për vete dhe atë më të praptin e më të pabindurin. Asnjëherë nuk arrije në përfundimin: “O Me ne o kundra nesh!”…
Ti, komisar Imeri, ke qenë ndër të parët që u orientove drejtë dhe kuptove shpejt nevojën e ndryshimeve politiko-shoqërore, që duheshin bërë. Rastiste të dëgjoheshin shprehje, të shikoheshin shkarravina nëpër parrulla, apo dhe shenja që mund të trajtoheshin në kategorinë e agjitacion-propagandës, por ti kurrë nuk i more dhe as i trajtova ato seriozisht.
Kur erdhi orientimi që ushtria duhej të departizohej e neve na duhej t’i dorëzonim teserat e Partisë, ishe i pari që na binde për domosdoshmërinë e kësaj reforme. Në vijim të këtyre proceseve, me heqjen e rolit udhëheqës të Partisë, u shkri edhe funksioni i komisarit, ti dhe të gjithë ne të tjerët e pamë si një domosdoshmëri të kohës, si në interes të vendit e të popullit, dhe seicili u përshtat fare mirë në pozicionet e reja të detyrave që u caktuan. Megjithëse t’u hoq titulli i komisarit, në mendjet dhe ndjenjat e njerëzve ishe ngulitur thellë, duheshe e, akoma duhesh e respektoheshe, si edhe kur e kryeje atë detyrë. Ndihemi krenarë që të kemi pasur komisar dhe dëshirojmë të të takojmë sa më shpesh, të çmallemi e të bisedojmë për problemet e përditshme të familjeve tona, që fatkeqësisht s’na kanë marrë për mbarë…
Me krijimin e pluralizmit dhe formimin e seksioneve të PD edhe nga kuadro e punonjës civilë, të inkuadruar në njësitë tona, bëre sqarimet e nevojshme, i pranove dhe respektove forumet e reja me personat përgjegjës (dikur vartës të tu) me shumë mirëkuptim. Por, ama edhe funksionarët e PD, nuk shprehën aspak rezerva e shenja denigruese për ty, për arsye të funksionit e detyrës që kishe kryer. Përkundrazi, jam i bindur se shumë prej tyre, kanë dëshiruar të të ngjanin sado pak, për t’u përshtatur si ti në detyrat që morrën…
Sidoqë ushtria u departizua, për fat të keq, mesa duket sipas udhëzimeve të Sali Berishës, në rrugë e në forma të fshehta nisën të krijoheshin grupe celulash partie të PD-së, të sapoformuar… Ky ishte një veprim i kundërligjshëm, por prijësit e PD –së, kishin marrë revansh dhe s’donin të pyesnin për ligje. Edhe në këto raste, ti nuk u zemërove me ata shokë që morën këto kahje politik… Secili varej në bindjet e tij politike dhe kuptimin ligjor të zbatimit të detyrës. Edhe kur u vu në zbatim neni famëkeq 24/1, e nisën të seleksionoheshin nga ushtria kuadrot më të aftë dhe të zëvendësoheshin me të paaftë, servilë e me karakter të dobët, por të përfshirë në celula të PD, nuk pati tensione e reagime kundërvënëse, megjithëse lindi një lloj përçarjeje mes kuadrosh… Sepse një pjesë e pjesëmarrësve në celulat e PD, ishin nga ata që i kishin shfaqur më herët shenjat e karrierizmit, madje, muajt e fundit, kur Ramiz Alia dha urdhër të hapej Partia, ata vërshuan me duzina në radhët e PPSH, por sapo ajo pushoi së funksionuari në ushtri, e kthyen fletën dhe kaluan me shpejtësi në celulat famëkeqe të PD. Përse shprehem “celula famëkeqe?!”, shprehem sepse ishin të kundërligjshme e nisën të bënin një punë përçarëse mes efektivave duke mbjellë lloj-lloj parullash… Nëse deri në atë kohë ushtria kishte mbajtur një qëndrim denjësisht kombëtar e popullor, tek e cila kurrë nuk mund të përfytyrohej kundërvënia ndaj popullit, me krijimin e këtyre celulave u deformua kuptimi dhe përmbajtja e ushtrisë.
Metoda jote e punës, komisar Imeri, dhe në tërësi ai nivel organizimi, duke e zhveshur nga përmbajtja politiko-ideologjike e kohës, vlen të njihet e të zbatohet edhe sot. Karakteri i punës e jetës në ushtri, për mendimin tim, ka të njëjtat detyra: stërvitje, disiplinë, marrëdhënie të ngrohta detyre e shoqërore mbi bazën e ligjeve në fuqi e kurdoherë në gatishmëri për t’iu përgjigjur situatave…
Sidoqë erdhi situata, ne me ty në krye e shokët e tu punuam e sakrifikuam me ndërgjegje të pastër, nuk kursyem asgjë për t’i shërbyer Atdheut e popullit. Hallall mundi e djersa e derdhur për këtë popull!
Komisar i dashur, ne ndihemi të gëzuar që të shikojmë mirë, kështu qofsh përherë e u takofshim shpesh e më shpesh, për t’u çmallur me njëri-tjetrin, të kujtojmë ato marrëdhënie të ngrohta e të sinqerta njerëzore që kemi pasur gjatë kryerjes së detyrave ushtarake-shtetërore, apo edhe marrëdhëniet e ngrohta njerëzore shoqërore, të cilat do t’i ruajmë sa të jemi gjallë mes nesh.
*Ne foto: Nga e majta Imer Shulku, Naim Muhaj, Ismail Shulku

Njerez te dashtur te punes dhe atdhetare,qe i mungojne tesh shqiptarise
Akoma me keta parazitet e fosilizuar te ushtrise se fasuleve te Enverit, mo?
O Sulo !
Po ti kush je, me se merreshe në ushtri ?
Mirë Naimi që e futëm edhe në burg , po këta dy Shulkët , ç’i lidh ? Në armatën e Saliut , ky Ismaili ç’detyrë mori ?
Sulo !
Në ushtrinë që patëm komisari duhet të mbronte politikën e një partie që kishte luajtur mëndsh . Ky komisari yt e bënte këtë me ndërgjegje , apo si hipokrit ?!
Komisarët partizanë qenë siç thotë Sulua…………!
PO.PO.PO. c’me gjeti…sa lexova me endie kete shkrim te persosur per KOMISARET.(Rezervist dhe une nje i tille).qe ju Falenderoj ju TRE “KOMISARET”,me paralizoi i perditeshmi i kesaj gazete sa te tjerave, “Plaku Xhuxhumaku”me VREIN qe nxier…nga goja.Na i hiqni nga faqet e gazete sone te mirenjohur…DITA.
Faleminderit dhe, te nderuarit fajale pake e mendim shume, komentuesi”naim”, qe une do te shkruaje me germe te madhe…NAIM. ( Guri Naimit D) shkruaj…
O i rrjedhur e trupjerdhur Guri Naimit, ka ikur koha kur njerezve u mbyllej goja se ashtu te deshte bytha ty. Ti po deshe lexoje, po deshe mos e lexo, e verteta mbetet e vertete o parazit i perjetshem llafazan.
Mos e ngaterroni politiken, aq me shume vrerin qe mund te keni me punen e palodhur dhe ndershmerine e ketyre njerzve. Ata duhen nderuar e respektuar per perkushtimin dhe patriotizmin e tyre.
O nderime,por cilen pune te pa lodhur per ate qe cvaten shqiptaret per aqe kohe sa ishin ne krie te “detyres”.Turp,per ju qe kerkoni ti ngrini hymne komisarve te asaje ushtrie qe u shkri si kripa ne uje dhe nuke qe ne gjendje te ruaje depot e armeve e municioneve me porosi nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare,dhe qe i shkatuan dhe po i shkatojune popullit mijr viktima te pafajshme.Regjimi do te ndrrohej se i kishte tejkaluar te gjitha paudhesite e djallit me fytyre njeriu,por ushtria duhej te ishte ruajtur e depolitizuar dhe e pashkallmuar nese ju do te ishit ushtarake te vertet.O komisare e ushtarake te ushtrise haxhiqamilit,se ushtri popullore kurre nuke keni qene,pervecse cvates te popullit shqiptare,qe per nga “zotesia”juaj profesjonale e politike i kushtoje Shqiperise mbi 30mije te vrare,por qe nuke ka te ndalur dhe kjo ngase ju lejuat shkermoqen e ushtrise dhe hapjen e depove nen justifikimin se ju sulmoje “POPULLI”.Turp dhe krim se bashku,mos harroni se mallkimi i mijra nenave e grave dhe femijeve te mbetur jetim do te bjere mbi ju o komisare e ushtarake shushunja dhe bastarde te diktatures komuniste qe me nje barre krimesh mbi supe u konvertuat ne te majte e te djathte e nje djalle e gjysem brenda ne politiken allapluraliste shqiptare.
O NAIM FALLSO; NE KETE RAST XHUXUMAKU, I KA RENE NE TE . po, a nuk kemi mesuar dikur, c’jane rendet, sistemet e klasat shoqerore dhe kemi thene; jane fenomene (histori) me LUFTE dhe lufte, s’duhet te kete ?!? po s’keni faj . lufta (qe behet me …USHTRI), ne trute e disave, eshte PAQE si ne parajse; ha mish te pjekur e pi raki rrushi .
O zoti “Plaku Xhuxhumaku” Une as ju kam ofenduar as ju kam ofenduar, po kritukuar per ate fjaror qe perdorni,asgje tjeter Bindiet tuaj jane bindie dhe mbroini si duhet mbrojtur,pa ofendime. As ju njoh dhe as me njifni.Te prifte e jotia.
Edhe zotrote ik e vdis ne paqe e mos na caj derrasa. Nuk ishe ti qe i kerkove, te zeze ne te bardhe, gazetes se nderuar DITA te me heqin mua nga faqet e saj. Perse?