Na kanë diskretituar ne si popull

anazapta

Letër e nënshkruar

Pëllumb Mecaj

 

Këto pak rrjeshta në faqet e kësaj gazetë të nderuar dua t’ja kushtoj qeverisë shqiptare që do të marrë detyrën më datë  9 shtator 2013. Do të doja t’i uronim me gjithë shpirt punë të mbarë në kryerjen e drejtimit të këtij shteti. Ata që ishin këto vite të tranzicionit nuk kanë punuar për shtetin, por për vete, miqësi e farefis si dhe reklamuesit nëpër botë.

Paraardhësit e kësaj qeveria na kanë deskritituar ne si popull në arenën ndërkombëtare. Kjo qeveri në ardhje duhet të zhbëjë cdo gjë të kundraligjshme që ka bërë qeveria në ikje. E kam thënë dhe më parë në dërgesat e mija në këtë gazetë, këtë vend mund ta bëjë dyshja Rama-Meta, o nuk e bën njeri tjetër.

Rama si këmbëngulës për atë që thotë e i ka bërë realitet. Meta dhe gjithë ministrat dhe gjithë drejtuesit e këtij shteti me besimin në popull do të bëjnë gjëra të mira. Punë të mbarë dhe mos harroni: DREJTËSI! Me respekt, Pëllumb Mecaj, Tiranë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *