Na keni zhgënjyer

redaktor

Letër e nënshkruar,

Sabah Lama

 

Qё kur vendi ynё hyri nё periudhёn e tranzicionit, ka kaluar trazirat e tij tё cilat janё deri diku tё pranueshme, edhe pse Shqipёria ka pёrjetuar fenomene tepёr tё dhimbshme. Pas këtyre vuajtjeve,  populli pret t’i kthehet jeta normale. Por kjo nuk po ndodh. Pёrkeqёsimi i gjёndjes ekonomike, pёrhapja e krimit e natyrave nga mё tё ndryshme, korrupsioni galopant nё tё gjitha nivelet, shkelja dhe nёpёrkёmbja e tё drejtave tё njeriut, janё dukuritё qё spikatin. E sigurisht barra dhe pёrgjegjёsia kryesore, bie nё radhё tё parё mbi ata qё kanё qeverisur vendin nё tё gjitha periudhat. Kёtyre qeveritarёve dhe pushtetarёve do t’u thoja: “Populli u besoi votёn pёr tё qeverisur dhe drejtuar, por ju abuzuat me kёtё votё besim, e pёrkundrazi e pёrkeqёsuat më tepёr situatёn. Premtuat, por realiteti tregoi se mashtruat dhe po vazhdoni edhe tani tё njёjtёn melodi. Xhepat i mbushёt dhe vazhdoni t’i mbushni. Jetёn tuaj po e bёni sa mё luksoze, ndёrsa populli po e provon gjithnjё e mё shumё varfёrinё. Ai vazhdimisht po e ngre zёrin pёr padrejtёsitё e pёrjetuara, por ju po e bёni veshin tё shurdhёr. Fjala juaj juaj tashmё po bёhet e pabesueshme sepse jeni bёrё lojtarё tё sprovuar”.

Të gjithë mundohen t’ja hedhin fajin njёri-tjetrit pёr tё dalё tё larё. Por nuk do t’i shpёtojnë ndёshkimit popullor, sot apo nesёr. Nga specialisti nё Zyrёn Arsimore Krujё

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *