Vargje të nënshkruara
Luftar Petoshati, Vlorë
Na mbrriti dhe ky Vit i Ri
Dy mijë-katërmbëdhjetë,
se ç’do të bëjë ky vetë e di
E thirrëm të vijë shpejt
Ne i besojmë me të vërtetë.
Ky vit e meriton,
Një gjarpër ne, na kish’ zaptuar
Dhëmbë thyer kërcënon
Tash këtë vit e kemi pranë,
E kemi shpresën pa mbarim,
Dhe pse mjerimi gëlon pranë
Thërret zë lart: Bëni guxim
Ne i besojmë, i hapim rrugë,
Të vritet Korrupsioni!
Të kapë ata që vodhën bukë
Dhe bëjnë jetë Faraoni
Hajt! Mire se erdhe ti në vatër!
Urim nga zemra, dhe betim
se bëma jote s’do mbaj hatër
Zbuttë e zhvarroft’ çdo varfërim,
