Na ndjek nga pas ajo lagështirë

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Në Amerikë festohet “Dita e kujtimit” (Memorial Day).U zgjova në 6 të mëngjezit, hapa T.V tek kanali TSM dhe ç’të shoh?…Filmi sovjetik i 1957 “Shtegtojnë krillat” me Tatjana Samajllova dhe Aleksei Batallov, dy ndër gjigandët e filmave sovjetik të asaj kohe. Nje film që më vonë tek ne u quajt revizionist për të vetmen arsye sepse ishte filmi i parë i luftës së madhe ku kurkund nuk përmendet Stalini. Në Amerikë-filmi sovjetik?!

Shihja filmin dhe çuditërisht më acaronte nervat kujtimi i një historie në 1994, në Elbasan, në sallën e teatrit; për nder të përvjetorit të Pavarsisë dhe çlirimit u dha një koncert nga shkolla e muzikës. Kur konferencieria prezantoi orkestrinën e harqeve me dy pjesë muzikore të kompozitorit të madh botëror Çajkovski, tre vete nga publiku, në mënyrë demostrative, në forme proteste u ngritën dhe dolën nga salla..

Ishin kryetari dhe dy antarët e “kryesisë” të shoqatës “Kosova”. Dy mësues dhe një inxhinjer. Çajkovski ishte rus, pra ..

Eh… Na ndjek nga pas ajo lagështirë që na kalli për 45 vjet reumatismën ideo-politike-artistike-kulturore-arsimore-jetësore; atë reumatizëm të truve që ngjyroste e ç’gjyroste vetëm bardhë e zi, që, edhe tani, here pas here na bën të rënkojmë sa herë mundohemi të “zbërdhejmë e të mbërthejmë” problemet e kohës. Vështirë e kemi, vështirë.. Por thonë se nuk trashëgohet kjo qerrata sëmundje. Kështu thonë. Por, siç tregojnë  bathët….Ëhëëëë!

Share This Article
1 Comment
  • Zoti “indo….”!
    Tregon MJERIM dhe INJORANCE,qe sot pa 24 vjet KAPITALIZEM,ti dhe shume te tjere na tregojne PERRALLA ME MBRET per FAJET GJOJA TE SE KALUARES ne jeten tone te perditeshme!!!
    Zoteri!
    Nuk e ka fajin KOMSHIU,pse “gruaja” jote eshte kurve!!!
    24 vjet jane gjysma e jetes me produktive te nje njeriu,prandaj mos valle duhet e tere jeta per te kuptuar se je “GOMAR”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *