Studiuesi Ardian Vehbiu në një analizë mbi albanologjinë në blogun Peizazhe të Fjalës shkruan ndër të tjera se rezulton një gatishmëri e jona për t’i shtuar e shumëfishuar albanologët e huaj teksa pakësojmë e minimizojmë tanët.
“Dhe njëlloj e quajmë “albanolog” edhe atë që ia ka kushtuar jetën studimeve shqiptare, edhe atë tjetrin që me këto studime është marrë rrallë e tek, ose që i janë dashur për studime të tjera.
Kaq përjashtimor na duket interesi i një të huaji për “punët tona”, sa jemi gati t’ia vëmë etiketën e albanologut edhe sikur thjesht të ketë mësuar të zgjedhojë foljen punoj” – shkruan Vehbiu dhe shton se na pëlqen që të merret Tjetri me ne, ndërsa yni nuk na e mbush mendjen.
“Kush do të guxonte të quante “albanolog” një profesor të sintaksës së shqipes, në një Universitet të provincës? Në një kohë që nuk e kemi për gjë të presim me nderime të mëdha dhe t’ua vëmë këtë titull deri edhe ndonjë filatelisti çfarëdo.
Ngurrojmë të quajmë “albanolog” Bahri Becin, Aurel Plasarin e Pëllumb Xhufin, ndërsa nuk na dridhet qerpiku, për të pagëzuar kështu të parin student të huaj qurrash të shqipes, që e sjell era këndej nga ne. Çfarë kompleksi inferioriteti!
Ashtu përfundojnë në regjistrat e albanologëve edhe studiues të huaj që nuk dinë shqip, pa folur pastaj për amatorët e fantaksur, etruskologët si Mayani e Vlora-Falaschi, pellazgologët, gjithfarë ambasadorësh e konsujsh të ngeshëm, gjahtarët e thesareve (i kujtohet kujt konsulli francez Degrand që u dha dërrmën varrezave në Koman?), spekulatorët, qylaxhinjtë, qelepirxhinjtë dhe parazitët, njerëz që nginjen me dreka dhe darka, me të ngrëna e të pira, duke mburrur “shqiptarët”; pa folur për trafikantët dhe agjentët e shërbimeve të huaja.
E gjitha kjo, me shpresën që albanologu i huaj të luftojë për ne, të na dalë zot, të “përleshet” në konferencat ndërkombëtare, të mbrojë “interesat” e shqiptarëve, ta bëjë gjestin e shqiponjës me duar dhe të thotë, një herë në tre minuta, “gjaku ynë i shprishur” dhe të pranojë hareshëm dekoratat që ia ngulin në gjoks politikanët, në kërkim të legjitimimit kyltyror! Por sa u vlen lëkura vërtet, këtyre albanologëve të panumërt?” – pyet Vehbiu në shkrimin që mund të lexohet i plotë duke klikuar KËTU
n.s. / dita

Institucionet tona shkencore vazhdojne vegjetimin e burokracive indiferente ndaj botimeve albanologjike. Ka 12 vjet qe Akademia e Shkencave pas nje pune 8-vjecare botoi 3 vellime me te “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar” (2008-2009) me mbi 3060 faqe dhe ilustrime të shumta dhe .rreth 7250 zëra, ndër të cilët mbi 2360 zëra persona, Zerat e ketij fjalori presin qe te hidhen ne interent per te mbushur boshllekun dhe mangesite e zerave enciklopedike te hedhur aty nga amatore dhe shpesh here nga keqdashes te kultures dhe personaliteteve te 21 fushave te ndryshme te jetes ne Shqiperi e Kosove.
Po kujt i thua? Ne po presim te dalin studiues te huaj qe te bejne punen e mumjeve qe ngrohin kolltuket e Kryesise se Akademise se Enderrimeve Albanologjike?!
Pseudo historianët antishqipëtar sllavo-komunist janë rreshtuar kundër popullit me punën e tyre, jo se populli bën gabim që i përçmon
Zahari Mayani ka qene Profesor ne Universitetin e Sorbones ( nuk di e nuk mund te them ne se rron ende ) dhe vepra e tij mbi etrusket hedh drite si nje nga pionieret e etruskologjise ne report me gjuhen shqipe. Nuk eshte e thene qe te gjithe te pajtohen me studimet dhe konkluzionet e tij, por gjithashtu, nuk mund te hidhet poshte apriori sepse disa nuk mund te argumentojne te kunderten. Ne kete kontekst them se Prof.Pellumb Xhufi, pershembull,k ( I cili eshte I pergatitur ne fushen e vet), nuk ka te drejte te hedhe poshte pa asnje argument “teorine pellazgjike”, kur dihet se ai nuk eshte as linguist dhe as studjues I prehistorise apo antikitetit, por historian I periudhes se mesjetes.
Me vjen mire per evolucionin e mikut tim Ardian Vehbiu drejtnje qendrimi “kombetarist” me kembe ne toke, sic do ta quante ai vete, larg qendrimeve nihiliste perbuzese qe, pas permbysjes se komunizmit, preken nje numer intelektuale shqiptare si i ndjeri Ardian Klosi, Edi Rama, Fatos Lubonja etj. etj.
I uroj suksese ne punen e tij.
Me vjen keq o qano, po Edi Ramuti nuk ka qene ndonjehere intelektual.
Sakte, mirel. Edvin Rama ka qene dhe mbetet nje zhgarravites dhe llafazan, qe rastesisht eshte sot kryeminister i Shqiperise (mbase edhe jo krejt rastesisht, kushedi eshte zgjedhur pikerisht sepse eshte antishqiptar).
Po me Manjanin cfare ka Zoteria?As te thembra nuk i vjen Manjanit dhe punes se tij titanike per ndricimin e prejardhjes se shqiptareve.Ti nje liliput para kollosit Manjan.Askaridet cabejniane jane te frikesuar nga drita qe japin Manjani,Aref, Aristidh Kola, Zheji dhe Pilika.shqiptaret po mesojne kush jane dhe kjo e shqeteson nje kolon kokeshtrembet si vehbiu perball nje fusnike shqiptare si Zonja Vlora Falaski.Ky qe ishte i pari qe perkrahu nje psikopat si Shmidt, as Liria me tepri ne SHBA nuk ia zbut koracen marksiste.
Me vjen mire qe Vehbiu rreh nje teme te kahershme te vleresimit te personaliteteve Albanologjike mbi kritere shkencore,. ksenoManite demtuese te ketyre 30 vjeteve ne fushat e studimeve historike dhe Arkeologjike,e kane demtuar rende Imazhin e historise shqiptare.
Te vjen ketu nje sharlatan i parlamentit italian,nje lloj Alfred Cako i Italise,nje karagjoz i skandaleve te shumta dhe te percakton qyteterimin Ilir te Bylisit si qyteterim grek,kur Ministresha e Kultures e shoqeronte dhe gek se foli nje fjale,,por shyqyr qe eshte gjalle Neritan Ceka qe nuk ka komplexe inferioriteti,qe t`i tregonte vendin.
E kam shprehur me dhjetra vite me pare opinionin tim per te bukuren e llastuar Nermin Fallaski,qe shoqeriuar nga Nexhmije Hoxha kerkonte vemendjen e Eqrem Cabeut dhe Akademikeve shqiptare te nivelit boteror,per zbulimet e saja diletanteske,te mysterit Etrusk me ane te gjuhes shqipe..
Sapo dallova qe krahasonte fjale te huazimeve turko-arabe te shqipes me fjalet etruske,,mendova qe kjo ishte nje cope mishi me dy sy te bukur,,qe e njeh Gramatiken ne nivelin e konviktit Nana Mbretneshe.
Kjo i ndante fjalet ne rrokje dhe i jepte cdo rrokje kuptimin qe i pillte mendja e semure. Pak a shume ajo metode qe perdor berberi nga Fieri Agim Dalipi,i cili jo vetem ka krijuar alfabetin pellazgjik,por ka krijuar edhe fjalorin pellazgjik te berberhanes,ku klientet,jo vetem rruhen dhe qethen ,por edhe mesohen.
Psh.Ky eshte autor i spjegimit te emrit te prijesit Maqedon Aleksander,me ane te gjuhes shqipe,.
A-Le-Ksa-Nder,; A le si ne Anderr.
Pa hyre ne analiza morfematike,morfologjikedhe etimologjike,,ajo qe nuk di berberi Agim Dalipi eshte se mbret i Maqedonise nuk eshte i pari Alexander.Aleksander quhej edhe daja i tij(vellai i s`emes,Olimbise)Aleksander Mollosi,.Alexander quheshin edhe nje duzine luftetaresh te Akejve,ne Leften e Trojes,qe i permen Homeri,.1000 vjet para se te lindte Aleksandri .POR KETA NUK I KISHTE PARE E EMA NE ENDERR.
Pa ata zoti Vehbiu nuk do egzistonte Albania por Epiri i Kastriotit i ndare nga Fuqite e Medha Imperialiste per Interesat e tyre ne te Veriut dhe Jugut.
Nuk do e karakterizonte Jeorgios Kastriotis karagjoz Xhufi.
Gjoja u “pagezua” Katolike thua se nuk ishte Krenare per Megas Aleksandros,Pirron,Arxilean,Zeusin,Athinen,Odhise e etj.