Sofie Qendro, 87 vjeçe, ditën e djelë, datë 6 tetor 2013, vdiq në stolin përpara Bashkisë së Durrësit, përballë paaftësisë së shtetit e të shoqërisë për t`a ndihmuar atë në hallin e saj. Kështu pa fjalë, me vdekjen e saj ajo n`a sfidoi, n`a zhvlerësoi,për të mos thënë n`a “dh..u” të gjithëve.
Sfidoi Kuvendin e Shqipërisë, i cili miratoi një ligj që e nxirrte atë nga banesa…. Sfidoi Gjykatën Kushtetuese që e legjitimoi një ligj të tillë…. Sfidoi qeverinë, që do t`a “ndihmonte” me banesë sociale e me kredi të “bute”… Sfidoi institucionet e shtetit dhe dhjetra OJQ, që harxhojnë miliona lekë/euro për të “ndihmuar” qytetarët dhe kategoritë sociale në nevojë…. Na sfidoi të gjithëve si shoqëri, që duhet të ishim solidarë në hallin e saj e t`i gjindeshim pranë…
Gjithësesi ajo iku, iku në përjetësinë e saj, duke lënë në kujtesë, jam i bindur për këtë, “banesën e Sofies”, “lulishten e Sofies”, “stolin e Sofies”, “6 tetorin e Sofies”. Ndërsa ne të tjerët, politikanë, deputetë, qeveritarë, kryebashkiakë, këshilltarë bashkish, OJQ-istë na ka lënë në fëlliqësirën e “kënetës”, që vetë kemi modeluar e i gëzohemi gjatë këtyre viteve.
Na ngelet, ashtu si Migjeni, t`i ankohemi vetes që “…nuk kemi një grusht të fuqishëm për t`i rënë,për të shkundur malin që s`bëzan”. Na ruaj o zot nga këta male që “s`bëzajnë”, që sot janë më të shumtë e më mbytës se në kohen e Milloshit,i cili, edhe pse i rrezikuar çdo ditë nga sëmundja e pashërueshme, kërkonte t`i godiste e t`i shkatërronte ato. Deri kur malet, që ka parasysh Migjeni, do vazhdojnë të jenë “vuv”, memecë.e të na e marrin frymën? Domosdo, deri sa ne të mos kemi ende një grusht të fuqishëm për t`i “shkunduar” ata.

Dua te ju pyes a ka pergjegjsi bashkia Durres.Te pakten per humanizem ta kishte cuar ne azil.Pse beheni servile e nuk e hap njeri sqepin.Apo ja keni frigen kryetarit te bashkise.
Uku ,ti nuk mund te besh pyetje ,ty te duhet kurs intesiv kunder analfabetizmit .
Uku ,ik andej nga shpella dhe fillo letargun se erdhi dimri …dhe ky dimri i “kuq” do zgjasi shume !
Kto artikuj jane ” Molle e ndalume” per injorantet shpellar !
Zoti Gani me pelqen me shkrimet e tua qe ben here pas here pavaresisht se nuk po identifikohem, per ju kam respekt, dhe ato qe shkruan sidomos ne fushen ushtarake me pelqejne Ky eshte sistemi qe jetojme Nuk duhet te presesh nga askush por ti besh derman vetes Por per kete Sofien po lexoja poezine e Arben Dukes nuk kishte menyre me te mire te te shprehurit dhe te goditur per sisitemin qe jetojme dhe njerzit qe fatkeqesisht ju takon ta drejtojne ne vende te ndryshme te globit.
nuk kane pranuar te shkojne , o mark ju eshte bere oferta edhe nipit.