Na thoni more shkodranë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Ditë u habit njerëzia

kur dëgjoi një injorant

në Shkodër mungon liria

do i bëjë Luli çirak

 

Na thoni more shkodranë

kur u ka humbur liria

erdh kusari nga Tirana

t’u shpëtojë nga skllavëria

 

A s’ishin kta kriminelë

që katër djem ua vranë

dhe u mbytën disa herë

asnjë shpërblim nuk u dhanë

 

Shkelën mbi besimin tuaj

në ujë e në baltë ju lanë

ju për ta ishit të huaj

Jozi thosh janë venecianë

 

A e dini kush është Luli

ai që vodhi paratë

Lulka që na shiti detin

dhe kërkon pushtetin prapë

 

Bashkë me shefin kriminel

në janar në bulevard

Lulka krekosur si gjel

i lyen rrugët me gjak

 

Gëzoni lirinë që kini/ po s’e patët Lulken thirrni. Fundjavë të gëzuar nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *