Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
O kryetar i shumicës
Sot te Dita je për darkë
Të na thuash dhe një herë
Ato që the në fushatë.
Ne që duam të dëgjojmë
Mos mendo se jemi pak
Trajtuar si dele e zezë
Mijëra ish-ushtarakë.
Çdo kryetar shteti
Na trajtuan me inat
Se punuam për vatanin
Gjithmonë me ballin lart.
Bixhozxhiu dallkauk
Ja la kriminelit plak
Një status sa për t’u duk
Që e fshiu pa u zgjat’.
Kusarët s’e donin ushtrinë
Ndaj e shkrinë dhe e bënë zap
Se s’duronin ndershmërinë
Që kishte çdo ushtarak.
Hajdutë e batakçinj
Ja vodhën gjithë pasurinë
Si të vjetër dhe të rinj
Me krye kusar Salinë.
Thonë po rilind Shqipëria
Po dhe ne si pjesë e saj
Ndaj na thuaj ç’the në Vlorë
Bashkë me zotin Isaraj.
Statusin që na mohoi
Sali serbi tradhtar
S’duam të na mëshironi
Po na takon o kryetar.
Ju përshëndet Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

E kam thënë dhe do ta them gjithmonë se “kapo labi” qëllon gjithnjë brënda rrethit të dhjetës. S’ka burrë që ja mer në nishan! Edhe vetë Mimi me Jeronimin po të marin pushkën kapos nuk ja kalojnë dot. As unë. Po i vë një dhjetë me dhjetë yje. Tung!
Edhe unë dhjetë i vë kapo-s. Të lumtë !