Na doli Luli
Në një dritare
I skuqur pak
I zbardhur fare.
Na doli Luli
E po na flet
Për tradhëtinë
Që bën ky shtet.
Na foli Luli
Ky djalë levendi
Na tradhëtoi
Dhe parlamenti.
Na foli Luli
Pa buzqëqeshje
Qënka thartuar
Ajo marrëveshje.
Ajo marrëveshja
Në mes partish
Për turp të Zotit
Na qënka prish.
Na foli Luli
Ju mbani vesh
Se qeverinë
Do bëjë përshesh
Nuk ka më armë
automatike
Por vetëm rrugë
demokratike.
Përtypen fjalët
Si nëpër dhëmbë
O ti o popull
Ngrihu në këmbë!
Ngrihuni Ju
O të munduar
Mbroni të drejtat
Qenkan dhunuar.
Del edhe ëndrra
Se nuk i dihet
Lul a s’ na thua
Kush do të ngrihet?!
Anëtarët tuaj
Kapin çudinë
Se thonë votuam
Për LSI-në.
Dhe përbetohen
Përmbi kuran
Se LSI –në
E kan shum’ xhan.
Ti që premton
Se do bësh namin
Kalo në Dibër
Pyet Bajramin
Pyet Bajramin
E kompani
Që thonë votuam
Për LSI.
S’e vrasin fare
Që u del boja
Jo se votuan
Kështu ësht’ loja.
Kështu ësht’ loja
Vajza dhe çuna
T’lëshojnë rrënjë
Atje te puna.
Ata kërkojnë
Të gjejnë shtigje
Ti e ke mendjen
Të bësh mitingje.

Duka duhet shpallur person me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe te debohet ne Kube.
Nuri nuk ke faj ti jo ,ka faj partia qe te ben drejtor pa shkolle .
Ku lexove emrin “Duka “??
Komplimenta per vargjet !
Ky autori i ri i poezive per mua eshte me i mire se ai qe kini pasur. Ai ne nje vrime i binte.
Lule Luleza, si gjethe, krrimbi Berishe, po te ha
Nuri cope druri, u eshte bere mendja havale, ne cdo varg u del Duka ne cdo fjalim u del Edi, jeni bere shume e nuk ka me ilace cohuni dhe mbytuni ne lumin e Lanes, se eshte me ujera te zeza, vetem ky lume u pranon, te tjeret i beni pis si plehra dhe te pa lare qe jeni. Toc
Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.