Xhevdet Shehu
Në shfaqjen e dhimbshme që dhanë demokratët tanë më 8 janar nuk kishte asgjë të re. Ishte i njëjti skenar filmi i parë shumë herë gjatë 30 viteve të fundit, me të njëjtët protagonistë, autorë dhe aktorë. Kryeautori dhe kryeaktori Sali Berisha. Është shkruar e folur aq shumë për këtë njeri gjatë muajve të fundit, saqë të duket e tepërt të marrësh mundimin e të ulesh e të shkruar sërish. Në DITA mendimi ynë ka qenë bindshëm i pandryshueshëm: Berisha është edhe 30 vite më pas po ai që u shfaq në krye të turmave të çakërdisura 30 vite më parë kur i vuri zjarrin Shqipërisë në emër të demokracisë. Madje është po ai i para vitit 1990 që si një ish-komunist fanatik ka shkaktuar mjaft fatkeqësi dhe drama njerëzore ndaj shqiptarëve të ndershëm.
Tjetërkund e kam fjalën. Pasi u ka shkaktuar shqiptarëve aq shumë gjëma gjatë këtyre tri dekadave, disa tutkunë pandehën (ose u thanë të deklaronin publikisht) se Berisha ka ndryshuar, është reformuar dhe kërkon të rithemelojë Partinë e vërtetë demokratike. Dhe se vetëm ai është Mesia që ringjall opozitën e vdekur shqiptare! E kjo ndodhi pikërisht pasi Berisha u fut familjarisht në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Këta tutkunë të pështirë dhe të superpaguar që shfaqen përnatë në ekrane janë ca politikanë idiotë të tipit Flamur Noka e Paloka, Tritan Shehu, Ristani e Albana Vokshi, ca analistë të tipit Çim Peka, Nesho, Bushati, njëfarë ish-kandidati për president me mbiemrin Hoxha e të tjerë që të vjen ndot kur i dëgjon si flasin e arsyetojnë, pasi e kanë zhvlerësuar aq shumë emrin dhe misionin fisnik të gazetarisë së vërtetë.
Kujt kërkoni t’i hidhni hi syve, more tutkunë? Logjikë më idiote nuk mund ta gjesh në faqen e dheut. Dhe na hiqeni për të mençur!
Këta muajt e fundit këta tutkunë janë ngjirur se Berisha ka ndryshuar dhe do ndryshojë fatet e Shqipërisë, pikërisht pasi u shpall familjarisht non grata nga Amerika! Na turpëruat faqe botës, faqezinj! Na turpëruar si shqiptarë! Sepse ata që shpërfaqën tragjikomedinë e 8 janarit, në fund të fundit, janë shqiptarë! E them këtë jo vetëm për atë turmë pa tru që mësynte muret, dritaret dhe zyrat e Partisë Demokratike të klonuar nga Berisha. E them edhe për ju gjoja kolegë “analistë e panelistë” të përnatshëm të ekraneve. E patë më 8 janar? Ai është vizioni i Berishës, të pandryshueshmit që ka planifikuar gjëma të tjera për Shqipërinë, po u la të livadhisë paskëtaj…
Më kujtohet një fragment nga gazetari i shquar amerikan Peter Lucas, ku flet për një takim që ka patur në Presidencë në zyrën e Sali Berishës një ditë tetori të vitit 1996. Ishin mbajtur zgjedhjet e dhunuara të 26 majit të atij viti dhe Berisha ishte vënë nën një rrebesh kritikash si për manipulimin e zgjedhjeve, ashtu dhe për dhunën e përdorur.
Ja si e përshkruan Peter Lucas këtë takim në mesnat me Berishën:
“Atë natë Berisha dukej se ende ishte nën dhimbjen e shkaktuar nga qëndrimi i shtypit europian dhe amerikan, i cili vinte në dukje se zgjedhjet e 26 majit ishin të pandershme dhe, pasqyronte shtypjen prej Berishës të demonstruesve socialistë dhe arrestimit të tyre pak para zgjedhjeve. Vëzhguesit perëndimorë të zgjedhjeve, ashtu si dhe vëzhguesit e OSBE-së, kritikuan procesin duke i cilësuar pjesërisht të parregullta.
Zgjedhjet ishin gjithçka për të cilën Berisha donte të fliste. Na porositi kafe dhe raki dhe u ula me të në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, duke marrë shënime tërbueshëm. Ishim vetëm dhe ai filloi të performonte çka mund ta përshkruaj vetëm si monolog kundër komunistëve.
“Zgjedhjet patën disa komplikacione, por qenë të ndershme e të hapura. Fëmija i demokracisë u lind. Është i shëndetshëm dhe do të rrojë gjatë,” tha ai. Heshti për një çast dhe pa nga gota e tij bosh. Pat folur anglisht dhe shtoi: “Tani na duhet të konsolidojmë demokracinë në Shqipëri sepse…” Pastaj duke e kthyer në frëngjisht shtoi: “Après moi, le deluge!”( Pas meje, u bëftë qameti!).
E ngrita kokën nga shënimet. “Çfarë?” pyeta për të qenë i sigurt në atë që tha.
“Après moi, le deluge”.
Kiameti erdhi, pa e pritur që ai të largohej…”
***
8 janari, sa është përsëritje e shfaqjeve të dhunave dhe fatkeqësive të kaluara, është prelud i dramave të reja që po përgatiten në atë seli apo rrotull saj. Dhe kjo ndodh në vitin 2022. E patë? Papritmas dhuna e së shtunës në Tiranë doli si kryelajm i keq në faqet e shtypit dhe mediave ndërkombëtare. Si në 1996, 97, 98, si më 21 janar kur u vranë njerëz në bulevard nga regjimi i Berishës, apo kur ndodhi Gërdeci…
Na turpëruat, faqezinj! Shqiptarët e duan demokracinë, por nuk janë anëtarë të PD-së. Mos i merrni për budallenj këta shqiptarë të vuajtur!

ik mer idiot.
ik more lapanxhoz Korce
Na turperuat, faqezinj! Po mos valle jemi te nderuar per gjithcka dhe u turperuam vetem nga kjo perleshje ne dyert e selise se partise opozitare?
Na turperuat faqezinj – Kjo shkon se pari per Pushtetaret qe kete Shqiperi e mbajne te radhitur kampion korrupsioni ne Europe. E mbajne dhe te fundit ne Europe per te ardhurat e pakta qe kane shqiptaret.
Kur te zbresim nga vendi kampion i korrupsionit dhe kur te shkeputemi nga vendi me i varfer i Europes vetem atehere po, mund te themi se turperimi na vjen nga opozitaret qe perleshen mes tyre.
Ju lumtë, z. Xhevdet! I keni pershkruar bukur! Tutkune! PD e Sali Bashes dhe Lul Viçidolit, nuk meriton te quhet parti politike por jane dy grupe kriminale, fashiste dhe korruptive qe ka tri dekada e teper qe e shkaterrojne dhe plaçkisin Shqiperine dhe popullin shqiptar kudo.
E keni vene piken mbi i, si shume analiste te tjere shqiptare.
Keta qe u pane me 8 janar 2022 para godines se PD (SHQUP/ nje pale duke u mbrojtur brenda me urdhra te Lul Viçidolit dhe pala tjeter qe sulmonin nga jashte me urdhra te Sali Bashes), jane tej faqezinjve dhe antishqiptare te dirixhuar nga Beogradi dhe LDK-ja “shqiptare”!
Nderime gazetes DITA dhe juve personalisht!
DRENICA E KUQE
Sa bukur moj Drenica. Gjerdan xhevahiresh dhe dafinash vini ne koke menjehere. Me fitore te sigurt dhe kesaj radhe. I lumte Xhevdetit, dhe te lumte dhe ty qe e kape qiellin e shtate te bukurise dhe te lumturise..
Ky soji juaj vuaka shume per nje lloj lumturie te tille.
A ekziston gje oksigjen i lire ne qiellin tuaj? Pa ato pikat mbi i te Berishes?
Nderimet per ke i jep?
Per pershkrimet?
Shikoni faren e idioteve shqipkare.
Beogradi eshte ulur kembekryq ne Tirane, shqipkaret nderojne njeri tjetrin me pershkrime dhe elozhe jashtetokesore. Satelitore me sakte
E lexove gje sa i kushton Arbitrazhi shtetit?
388 milione euro vetem nga gjyqet e humbura.
Dhe prit, se nuk ke pare gje akoma.
Pasi te humbin dhe Detin, pervec Detit shqiptaret do humbin dhe qindra miliona per arbitrazh tjeter.
Do japim Detin, dhe bile do paguajme per kete.,
Me pershkrime dhe nderime..si keto te Xhetos dhe te tuajat
Ti “mirel”-o, po i kapshe mendimet per bishti!… A din me i tregu ketij populli ku i ka rrenjet UDB e Prishtines, e LDK me kelysh e me kudra ne Tirane? UDB e LDKes ne Tirane flet shqip e mendon serbisht. Per t’u ulur kembekryq ne Tirane, Beograd ii ka shfrytezu “patriotat shqiptare” te LDK… Nese e di kete, nuk do te flasesh me…
DRENICA E KUQE
Keni mendimin tuaj ,z.xhevdet.Por sipas mendimin tim,sali Berisha nuk ka te beje fare me komunistet.Duhet te beni dallimin mes komunisteve te vertete dhe pseudokomunisteve.Saliu u be komunist,pra antar i PPSH,per interes te caktuar :-1-interesa te karieres.2-interesa agjenturore ne sherbim te udb.,Dhe me pas asaj franceze.Familja Berisha ne gjiri e saj ka patur agjente te UDB,te pakten tre,xhaxhai strumbullari,vellai dhe Saliu.Deri aty sa edhe krushqine e tij e beri me porosi te UDB.2-Saliu vellai dhe xhaxhai kane bashkepunuar si agjente te sigurimit te shtetit per dy arsye e mesiperm por duke bere lojen e dyfishte ,gjithenje ne interes te te huajve.3-Antaresine ne parti e kerkoi per besim politik,ne interes te misionin per tu futur ne grupin e mjekeve te udheheqjes se kohes.Dhe si mjek i tille nuk ka qene vetem.po te lexoni titistet e Enver Hoxhes keni 4 variante te eliminimin fizik te Enverit.Varianti i katert eshte “grushti i shtetit i tipit hrushovian”sic e quan Enveri.Dhe kete e realizuan jo me helmin qe pruri nga franca Fiqerete Shehu,por me dhenien e ilaceve tjeter per tjeter.Ndaj them qe saliu nuk ka qene vetem,por ne grup mjekesh.Ky ishte missioni i tij i ngarkuar nga UDB si dhe agjentura qe e moren ne disposizione nga UDB.pra saliu asnjehere nuk ka qene komunist.Ne rradhet e PPSH u futjen jo vetem per bindje,por edhe per kariere,per ta gerryer nga brenda Shqiperine dhe PPSH .Kete diference duhet ta beni.Njerezit,sado u fshehen pas titujve si pseudointelektuale,i sherbyen ketij qellimi dhe ata njihen.Ata mbeten gjithenje karierist antishqiptare..Ndersa SALIUT verjani emrin si te doni,shpalleni edhe lider historik,por ai mbetet gjithenje armik i shqiperise,bashke me te gjithe ata te lidhur me agjentura e huaja,abvehrit,IS,CIA,UDB,ASFALINE,KGB,FRANCEZIN,ITALIANIN,edi.
Per sa ke radhitur zotrote per Sali Berishen, ai eshte tamam Komunisti tipik. Sidomos kur thua edhe per lidhjen me UDB, se ne fund te fundit ate Parti Komuniste me pas Parti Pune jane Serbet e krijuan ne ate 8 nentor 1941.
Po PD-ne e Berishes,kush e krijoi,qe i vuri ZJARRIN te gjithe Shqiperise,o “pune komunistesh, gjelle qensh”?
Akoma edhe pas 31 vjetesh grabitje,shkaterrime,percarje,krime,korrupsione,mjerim dhe shpopullim masiv i shqiptareve nga vendi,prap PPSH do ia vini fajin?
Po te ishte kaq e forte PPSH,pse u rrezua ne 90-ten?
Kur e quani komunist Berishen,pse nuk NDERTOI ,por shkaterroi?
A mund te tregosh ndonje gje me te mire se sa beri Enveri,beri Berisha yt?
Mundohu te na tregosh qofte edhe nje,por jo qe fituan nje grusht kriminelesh dhe te korruptuarish,por shumica e shqiptareve!?
A eshte sot me mire se atehere ARSIMI,SHENDETESIA,BUJQESIA,INDUSTRIA,MBROJTJA E VENDIT,KRIMI DHE KORRUPSIONI,DROGA DHE PROSTITUCIONI,GRUPET KRIMINALE DHE BURGJET MBUSHUR PLOT BRENDA DHE JASHTE VENDIT etj?
He mo,gjelle qensh demokratikas,a ta mban suma?
Por Berisha e deri tek Rama nuk punuan per ndertimin e demokracise dhe shtetit ligjor,se nuk donin qe ne Shqiperi te funksiononin ato si ne SHBA,se u kane sherbyer armiqve te Shqiperise!
Bisedo me ndonje qe ka pare se si funksdiopnojne demokracia dhe shteti ligjor ne SHBA dhe do pranosh se po ….HA MUT KOT!
Ketu SUNDON DIKTATURA otomane e Salep Sulltaneve!
O Km, merresh me rracen e felliqur te Kerministrit Ramut.
Nuk e shikon qe kermat e Rilindjes jane antikomuniste dhe antienveriste me te ndyre se berishianet?
Cfare kuptimi ka qe Berisha ishte komunist?
Asnje lloj kuptimi.
Perderisa sistemi komunist e la Berishen sherbetor pas halese se Enver Hoxhes, dihet se ku e kishte vendin cdo lloj plere tjeter qe sot ka dale ne krye te shtetit si filozof, qeveritar, piktor, aktor, satelitor e me radhe, hajdut, kriminel, tradhetar dhe zuzar.
Ku ishte Edi Ramuti en komunizem?
Si mund te mos e quash komunist Ramutin kur vinte nga i jati Kristaq Rama, kurse Berishen mund ta quash komunist pse erdhi nga maja e malit?
Po ka nje ndryshim midis tyre..vertet
Berishen e quajne komunist per nje fakt teper interesant: Berisha ishte tipiku i profesionistit shqiptar. Tipiku i doktorit, mesuesit, inxhinierit, ekonomistit.
Kishte nivelin e nje intelektuali. Ndersa Ramuti cfare ishte? Nje rrugac rruge. Dhe per kete ka inat komunizmin.
Per kete e urrejne dhe Rilindasit e sotem komunizmin.
Se, si fshatare koncesionare, si ai kakerdhia e Rexhepajt, tani kane ne dore tju mesojne doktoreve te Tiranes se si perdoren mjetet e kirurgjise.
Ramuti dinte qe perdoreshin hanxharet dhe pincat. E ka thene vete, nuk e shpik une. Dhe na solli kermen e Rexhepajt qe te na edukoje per kirurgjine.
Cfare faji ka Berisha doktori komunist ne kete mes?
Kam frige se me shum do te na turperoi Djetsia e RE.
Ne se kjo Drejtesi nuk e ven ne bangen e te akuzuarve Berishen , ky do te ishte turperimi dhe disfata me e madhe per shqiperin dhe shiptaret.
Nuk dije a thua edhe ketu nuk ka fakte SPAKU.?
Gatuesin e gjelleve te qenve, qe i shkoni me temenara para dhe mbrapa, i thurni lavde, e keni patur dhe e keni idhullin tuaj, ju, antishqiptaret ”kryelarte”.
Shikojeni mire, hiqni ”dylbite” dhe clirohuni nga epersia e kultit te arkitektit te shkaterrimit dhe zjarrvenies se Shqiperise, salih katallanit, pastaj do te keni nje pasqyrim me real te situates, per te cilen flisni.
Pervec te tjerash, shkaterrimi rrenjesor i sistemit te drejtesise nga katallani i zi eshte krimi me monstruoz, per te cilin duhet te lidhet me litare celiku lideri histerik i horrave, idioteve dhe morrave, qe i shkojne pas…
Familja merr fund, kur midis vellezerve nis lufta antagoniste. Kjo lufte nuk erdhi brenda nje dite ne banden ”demokratike”. Tani eshte momenti me kulmor i turpit, kur ish vellezerit kerkojne kokat e njeritjetrit, ndersa fajin e ka gjitoni…
Mbetjet nga kjo lufte nuk vlejne as per skrap.
Shqiperia do te kete vuajtje edhe per disa dekada, nese nuk nis rindertimi i vendit me rregull te forte, me disipline, me ligj dhe ndeshkim te shkelesve te ligjit.
Berisha ishte nje gjoja komunist, qe u be gjoja demokrat. Do ishte qesharake sikur amerikanet mos ta dinin kete qe kur e ndersyen kunder Komunizmit alla shqiptar qe ra vete.Por ne rastin e fundit Berisha ka te drejte te nervozohet. Ai i kreu detyrat e ngarkuara, beri edhe ndonje interes familjar, se fundja sistemi i ngulur me force nga jashte me tyrjelen e terapise shock dhe nivelit zero beri qe te pasurohen qen dhe mace. Dhe s’do mbetej ai pa ndonje placke ne dore. Berisha e ka aq eksperience sa e kuptoi qe po perdoret si koke turku nga ish mentoret e pertej detrave dhe oqeanit. Po e sakrifikojne “de jure”(se de facto s’do e prekin) per ti hapur prespektiven Lulit. Berisha u be ortak ne kete projekt, duke e propozuar biles vete ai Lulin kryetar, sipas planit. Por miqve u lipsej te shtonin dozen dhe e bene kete duke vene ne dysheme autoritwtin e zgerlaqur te Berishes. Tani ti pije lengun PD-ja, qe lindi si parti ndryshimesh por s”e ndryshoi asnjehere mendesine revanshiste. Mire tu behet. Se i kane gjynahe te medha shqiptareve.