Nё udhёn e njё komunikate dhe tё njё toponimi.
1.
Ajo ishte njё bisedё nё kuadёr tё Sesionit tё OKB midis dy Ministrave tё Jashtёm tё Shqipёrisё Ditmir Bushati dhe tё Maqedonisё: Nikola Popovski. Tё gjitha janё tё pёrtypshme dhe të lexueshme me njё frymё, pёr miqёsinё dhe fqinjёrinё, marёdhёniet diplomatike dypalёshe. Bukuri!
Po ja, sa vjen puna dhe pёrdoren terma Toponimesh (Dhe emёrtimesh) pёrkujdesja dhe vëmendja e sё folurёs diplomatike dhe asaj tё shkruar qё i pёrcillet bashkёsive pёrkatёse, krijon ngёrç. Pse vallё? U pёrkit Bitola (pёr maqedonasit shёnd e verё…) Po ku ёshtё Manastiri (pёr shqiptarёt) e harresёs? Kёshtu pёlcitёn me tё vёrtetё rrjetet sociale. Me shumё tё drejtё. Ne duhet tё jemi tё barabartё, ne duhet tё jemi tё baraslarguar prej njё vije ndarёse e peshuar mirё pёr vet ndjeshmёrinё qё ajo bart. Por qё nuk ёshtё peshuar deri mё sot. Dhimbshёm.
Nё marrёdhёniet diplomatike midis tё dy vendeve tona kuptohet se objekti toponimik e ndjell dhe e ngjall atё. Remote Sensing = Largndjeshmёri = Thellёndjeshmёri ёshtё njё term qё pёrdoret sot, e dha shenjёn me tё shpejtё, mes shqiptarёsh e cila nuk mund t’i quash as Nacionalistë apo Kombёtaristë, por prej njё kumti tё shenjtё rrёnjor gati i mistershёm qё u komunikohet si fluks.
Manastiri ёshtё hapёsirё e etnosit Arbёror dhe po me tё njёjtin argument edhe pala tjetёr maqedonase e pёrdor si gur themelor tё etnosit tё saj: Bitola.
Paradokohёsh “Liqenasi” u shndёrrua sёrish atje ku ishte mё parё “Pustec”. Ishte njё bashkёpranim midis fqinjёsh. Dhe ja ndodh qё Komunikata na kumton nё versionin e parё tё saj… Bitola–Elbasan dhe mё vonё ajo me tё drejtё korrigjon: Manastir-Elbasan.
Komunikata pёr shqiptarёt kudo qё janё duhet tё ishte nё emёrtimin: Manastiri. Ndjeshmёria kёrkon koment. Rrezatimi u dha. Ministria jonё e ndjeu dhe kreu ndryshimin pёrkatёs.
2.
Bitola = Manastiri, ёshtё qytet i hershëm mesjetar i banuar nga popullsia arbërore, një nga qytetet më të rëndësishme të Ballkanit Jugor dhe në veçanti të Arbёrisё, është pushtuar kohёpaskohe nga pushtues të ndryshëm të huaj: Perandoria e Nikesë (Azi e Vogël), Perandoria Bizantine (formacion pasues i Perandorisë Bizantine të hershme), Perandoria Bullgare e mbretit Asen dhe nga Perandoria e Car Dushanit.
Ai ka pasur njё pozitë tё epёrme strategjike në Ballkan, ndaj pushtuesit otomanë pas betejës së Savrës (Lushnje) kundër Balshës II, iu sulën Manastirit dhe Kosturit si qytete, ku do të mund ta përqëndronin ushtrinë e tyre për pushtime të mëtutjeshme. Ka përfshirë një sipërfaqe prej 22.000 km katorë dhe, në të cilin bënin pjesë Dherat shqiptare gjer nё Shkumbin. Aty ishte ndёrthurje e arterieve më të rëndësishme të Ballkanit mesjetar e rrugёkalimet e mёdha tregёtibёrёse.
Shqiptarë ka kryesisht në rrethinë të Manastirit, pra në fshatra është përqëndruar pjesa më e madhe e shqiptarëve. Deri ne vitin 1913 shqiptaret perbënin shumicën në këtë zonë. Ndërkaq, popullata shqiptare brenda qytetit të Manastirit, ka pësuar rёnie drastike për arsye tё shpёrnguljeve tё mёdha. Nga Manastiri vetëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit kanё emigruar një numër i madh shqiptarësh, në Turqi, Rumani, Bullgari dhe në vende përëndimore të Evropës.
Nё fillim tё shek.XIX njё shqiptarizёm i vёrtetё gjalloi nё Manastir e rrethina. Ishte koha e inspirimit tё madh tё Rilindjes shqiptare. Pas vitit 1908 Manastiri bëhet strehё jetёsore e bashkёsive kultutore shqiptare, tё lirisё e tё shkrimit Shqip. Në këtë qytet Arbёror u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili vendosi për një alfabet të njësuar të Shqipes sё sotme. Manastiri u pushtua nga hordhitë serbe tё cilat sollёn njё krusmё tё paparё tё barbarisё mbi popullsinë shqiptare. Manastiri po ashtu njihet edhe si një nga qytetet shqiptare, i cili e ka mbështetur Kryengritjen e Ilindenit (Ilirdës) (1903) e cila i siguroi Republikës së Krushevës një autonomi të shkurtër. Në këtë qytet janë takuar shpeshherë përfaqësuesit patriotë shqiptarë si Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Ahmet Njazi, Bej Resnja si dhe firmёtarёt e famshёm tё Alfabetit Shqip.
I nderuar Pr.PASHAJ turpi me i madh eshte i te ashtu-quajturve politikane e gazetare si perçues i se keqes tek populli i thjeshte , mire qe deformojne historine e gjeografine e kombit shqiptar por na poshterojne ne raport me fqinjet , keta te pa udhe ndoshta nuk njohin historine nga kane ardhur sepse nuk ka mundesi te thone emrat e qyteteve e vendeve jo shqip por si na i imponojne te huajt , turp i madh sa ska me ku te veje , degjojme e shikojme ne shtypin shqiptar emra qytetesh te kombit shqiptar te tjetersuar si psh: Bitola = Manastiri , Florina=Follorina , Kastoria=Kosturii , Grevene=Grebeneja, Igumenica=Gumenices , Pogonian=Pogonit , Sivota=Voles(skele ne Jon) , Arta=Nartes e shume fshatra e qytete te gllaberuara nga fqinjet qe nga 1878 deri ne kohen e Zogut me Shen-Naumin e Vermoshin , Me dhemb ne shpirt ky keq-informim per popullin e rinine ne veçanti qe nuk u mesohet historia e kaluar e dhimbeshme e atdheut tone me te mirat e te keqiat . Kjo eshte nje verejtje dashamirese dhe per ju te nderuar gazetare te DITA .
Je mjaft i vëmëndshëm ndaj toponimeve i dashur myslym. Te falenderoj qe e trajton çështjen me atdhetarizem dhe me vërtetësi historike. Manastiri sado të deshqiptarizohet ka qënë dhe do të jetë shqiptar duan apo s’duan maqedonasit ! Nuk e kam ndjekur kete deklarim te dy homologeve por më ka dhëmbur nëse meren me nje pustec dhe harrohet manastiri,nje nga qëndrat e ndritura te lëvizjeve kombëtare shqiptare. Z. Bushati mos harròni se djalli fshihet ne detaje dhe se për detajet nuk do te ketë gjithmonê myslyme qe do të ruajnë! Juve e kini detyre nr.1 që djajtë të ç’kodifikohen! Pergezime pashaj i kremenarit dhe roja i çështjeve shqiptare!
Pse dime shqip ky Mislim Pashaa.
O Mark.uk: Shko ha fasule. As te thembra nuk i shkon adhetarit Pasha ti. Scum!!
Si zakonisht z. Pasha i fryn “patriotizmit” romantik te shekullit 19. Do doja ti beja nje pyetje? Si do ti dukej nese italianet i thone Durresit Durazzo dhe Vlores Valona.
Ndaj nderkombetarisht duhen pranuar toponimet zyrtare sic i ka shteti ku ndodhen. Na vjen mire apo keq, qofte edhe kolonelit. Ndaj u be rremuja me greket para disa muajsh.
E cuditshme! Si paska permetare te flase keshtu? Po,meqenese qenka “ortodoks”. Pra sic duan ta identifikojne veten me greket.Eshte tjeter gje tetjetersosh emertimin e nje vendi e tjeter ta shqiptosh ne gjuhen tende,Pra nga DURRES te thuash DURAZZO,e tjeter eshte nga MANASTIR te thuash BITOLA.Ky i dyti eshte tjetersim i emertimit.Hajt pra, kot ne se ndokund e ke shkruar identifikimin tend SHQIPTAR,kjo qenka genjeshter.
O Alban: Me fale qe fola per patriotin tuaj.Gjithsesi mund te quhesh po alban jo.As qe ke lidhje po sa ka ky pashaj turk qe ju po I dilni ne mbrojtje,nuk ju fajsoj patriotit duhet ti dalesh per zote.
O burra te gjith flitni per Manastirin por asnje prej juve ska banuar ose lindur ne Manastir
Pajtohem me ata qe mbrojn identitetin e shqiptareve e jo ata te shitur qe e aprezojn Otomanet qe kan ber dem me te madh ne historin tone the slavjanet me propaganda te fuqishme e Rankovicit edhe Titos afer 600.000 shqiptar nga rethi I manastirit pas luftes e dyt boterrore jane te detyruar te emigrojn jasht pse me thuaj ?
kemi mbetur 10% ne qytet te asimiluar edhe ata 10% identifokehen si turq na duhet ter se bashku te kemi me shun ndjenja per kulturen tone si shkronja , muzika , folklori ,arti , o shqiptar mos u shitni e te jeni donje tjeter pse Italijani se esht me I mir prej shqiptarit ,greku se eshte me I mir prej shqiptarit , turku se eshte me I mir prej shiptarit . o bura shqiptar keni vlefte per vetveten juaj promotoni kulturen tone te lashte edhe largohuni nga barbaret qe gjith mon kan dashur te na fshijne si race me e paster to Evropes .pse neve Jemi SHQIPTAR .