Lufta për çlirimin e plazheve nga zaptuesit do të vijojë pa pushim. Kështu shkruan kryeministri Rama, që thekson edhe njëherë se ky do të jetë sezoni i fundit me këtë hall, pasi vitin tjetër plazhet kalojnë në administrimin e shtetit duke ua hequr bashkive.
“Vazhdon papushim lufta për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, falë edhe qytetarëve që nuk heshtin. Ky sezon do të jetë i fundit me këtë hall të madh për njerëzit dhe turp të madh për vendin e për shoqërinë.
Me ligjin e ri për vijën bregdetare, përgjegjësinë për mbrojtjen e kësaj pasurie publike, të pushuesve e të bizneseve të rregullta, pa miq nëpër bashki e pa lekë për zyrtarucët bashkiakë, do ta marrë shteti”, shkruan Rama.
Ndërkohë që kreu i qeverisë ka publikuar edhe disa mesazhe dhe foto që sipas tij i kanë ardhur nga qytetarë të ndryshëm, mes tyre edhe sikur lexohet në tekst edhe demokratë lidhur me luftën anti-informalitetit. ‘Na zyre bashkitë, por të paktën na lirove plazhet. Bashkitë i paskan pas për vete partia jon dhe jo për demokratët e vërtetë’ , shkruhet në një nga mesazhet.
e.t./dita

Ke nje flm nga ne qe shkojme ne plazh me autobuz urban,me buke e djathe me vete.
Vazhdo keshtu Edi Rama,mos i ler kusur banditeve,qe kane pushtuar plazhet!