Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nacionalizma? T’i kthehet pronarit të ligjshëm
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Nacionalizma? T’i kthehet pronarit të ligjshëm
Letrat e Lexuesve

Nacionalizma? T’i kthehet pronarit të ligjshëm

anazapta
Published February 23, 2013
Share
SHARE

Forcat dhe energjitë Sali Berisha i mer edhe nga ndërkombëtarët. Më së pari nga e djathta europiane. Në disa raste edhe nga të tjera forca politike në institucionet e B.E. Të cilat e inkurajojnë për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, edhe atëhere kur ai pret dhe vret për ruajtjen e stabilitetit vetiak politik në vend. I mer me marifete, nga më të ndryshmet, në fushën e politikës së jashtme që realizon me shtete të fuqishme të botës përfshi Kinën dhe Rusinë. I mer nga marrëdhëniet e ngrohta dhe shumë miqësore që ai instaloi me Amerikën, nga viti 2005, në fushën politike dhe atë tregtare me interes reciprok, si dhe pasi dërgoi për herë të parë forca ushtarake shqiptare me misione luftarake deri në Afganistan.

Kura e vetme për shkuljen e rrënjëve të sprapsme të totalitarizmit në Shqipëri, e përsëritim, është lufta dhe puna tonë për të ndërtuar një shtet të drejtë, të sigurt, të begatë i cili të mund të fitojnë krenarinë e popullit të vet, dhe të jetë një aktor konstruktiv, i barabartë, bollëk-prodhues i gadishullit Ballkanik e më gjërë. Le t’u kthehet nacionalizma pronarëve të ligjshëm – qytetarëve të zakonshëm të cilët e fitojnë jetën duke e bërë punën e tyre ashtu siç duhet. Asnjë shqiptar nuk ka të drejtë që të pretendojë ekskluzivitetin për titujt nacionalist apo patriot, qoftë ai ose ajo një president, kryeministër, deputet, korporatë shumëkombëshe apo një fermer.

 

Letër e nënshkruar: Nasho Bakalli

anazapta February 23, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?