Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nacionalizmi i Berishës, Lajçak: Duhet të reagojmë!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Nacionalizmi i Berishës, Lajçak: Duhet të reagojmë!
AktualitetLajmi i fundit

Nacionalizmi i Berishës, Lajçak: Duhet të reagojmë!

redaktor
Published February 21, 2013
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka kritikuar deklaratat nacionaliste të liderëve të partive politike në Shqipëri, të përhapura kryesisht gjatë muajve të fundit.

Për kryediplomatin sllovak Lajçak, është e nevojshme që Bashkimi Europian të reagojë ndaj këtyre deklaratave dhe të mos qëndrojë vetëm në pozitat e vëzhguesit.

“Ne e dimë se ku kanë çuar deklaratat e tilla në atë territor dhe nuk duhet vetëm të vëzhgojmë. Sigurisht që do të ketë edhe deklarata zyrtare nga Bashkimi Evropian për këtë çështje”, – ka thënë Lajçak për gazetën sllovake “Pravda”.

Deklaratat nacionaliste në Shqipëri kanë vënë në lëvizje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pak ditë më parë në media u publikua një Memo që SHBA i drejtonin Tiranës zyrtare. Përmes kësaj memoje SHBA paralajmërojnë nevojën e të bërit kujdes me deklaratat nacionaliste.

Ndërkohë kryeministri Berisha ka sqaruar se nacionalizmi shqiptar nuk ka pretendime territoriale, por bazohet në vlerat e bashkëpunimit e bashkëjetesës me fqinjët.

“Nacionalizmi shqiptar është forca udhëheqëse e çdo shqiptari për të realizuar qëllimet më fisnike të kombit tonë, për të realizuar projektin e madh të integrimit në Europë, për të realizuar bashkimin e shqiptarëve njëri me tjetrin, për të realizuar aspiratat e shumë gjeneratave që u sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin shqiptar. Ky nacionalizëm nuk ka pretendime territoriale, nuk bazohet në doktrina shfarosëse, siç bazohen nacionalizmat që na rrethojnë. Ky nacionalizëm bazohet në vlerat më themelore. Ndaj dhe ne qëndrojmë krenar të nacionalizmit tonë.”- u shpreh Berisha.

redaktor February 21, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Qemali says:
    February 21, 2013 at 9:38 pm

    Pershendetje Lajcak ! Ty dhe Fyles ua ka mbyllur gojen Berisha sepse u dha shperndarjen e E.Elektrike ne Shqiperi per nje cope buke. Duke i hequr licensen CEZ-it e ka gjetur tashme preteksin per te thene se hakmeren per licensen. Ndaj, Lajcako, themi ne shqiptaret se:”Maces i duhet prere koka qysh ne fillim, se me pas nuk ka vlere…”.
    Pijini lengun Saliut tani, Ju europianet dhe ne shqiptaret. Duroni por..et dhe dengelat “nacionaliste” te tij. Ai eshte lojtar dhe e ka kuptuar qe juve dhe amerikanet jeni te ndjeshem ne kete fushe, ndaj luan si macja me miun dhe ben sikur do beje namin. Por mos kini frike.
    Ate-Saliun, nuk e duan as ne fshatin e vet (pyeteni sa vjet ka pa shkuar ne Tropoje) e jo ta duan shqiptaret e diaspores.
    Mos ja varni Ju dhe ta shihni si behet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?