Shumë persona i konsiderojnë si nocione të ngjashme, si sinonime fjalët ‘nacionalizëm’ dhe ‘patriotizëm’, por janë nocione variable në thelb të tyre. Patriotizmi është dashuria ndaj vendit, duke mos ushqyer kurrfarë urrejtje ndaj kujtdo populli tjetër, ndërsa nacionalizmi shpreh definicionin e urrejtjes së popullit tjetër, e kllapimit të kombasit ‘fqinj’ si armik.
Nëse lidhja ‘nacionalizëm – zgjedhje elektorale’ në Shqipëri është në proporcion të drejtë, atëherë politikanët tanë, kushdo që e promovon elementin kombëtar për arsye zgjedhjesh, është shpërfytyrimi më i madh i vlerave dinjitoze të shqiptarit. Nëse brenda deklaratave ‘Shqipëria ndër kufi shtrihet nga Bujanovci në Medvegjë, e gjer në Prevezë’ ka projekte reale, qoftë edhe politike, atëherë motivimi lejohet dhe definicioni konkludohet në ndjenja të sinqerta ndaj një flamuri dhe një kombi.
Vëllai i Faik Konicës, Mehmet Konica, një ndër përfaqësuesit e Shqipërisë në Konferencën e Londrës e ka lënë një amanet në kryqytetin britanik: ‘Ballkani nuk do gjejë rehat pa u zgjidhur çështja shqiptare’.
Opinion i nënshkruar: Dionis Xhafa
SHKRIM I VECANTE. URIME Z.XHAFA!
Jo vetëm ka dallim midis të dyjave, po ka dallim edhe brënda së parës. Nuk e di ku e gjeni përkufizimin ‘nacionalizëm’ = urrejtje dhe pse e përdorni kaq varfërisht
Zoteria ngaterron fjalen “nacionalizem” me “shovinizem”.
Nacionalizem do te thote te duash kombin tend dhe askund nuk ka ndonje konotacion te urrejtjes ndaj te tjereve. Ne kete sens eshte e njejta gje si patriotizem.
Shovinizem eshte te urresh te tjeret dhe te lakmosh apo synosh ate qe nuk te perket ty.
•1. Ideologji dhe politikë reaksionare e borgjezisë së një vendi, e cila i vë interesat e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, duke i paraqitur si interesa të të gjithë kombit, e quan këtë më epror ndaj kombeve të tjera dhe ndez përçmimin e armiqësinë ndaj tyre.
Eshte percaktimi qe i ben fjalori dhe ka shume ngjashmeri edhe me shovinizmin, sidomos ne Gadishullin Ballkanik shpesh nacionalizmi merr trajten e nje shovinizmi.
Kjo ndodh brenda per brenda shteteve ballkanike, gje qe kam shqyrtuar me siper, ndersa ne rrafsh tjeter (ne rastin e pushtimit te huaj: italian, gjerman apo kombi tjeter joballkanas) kemi te bejme me nje tjeter situacion.
Dhe me sa kuptoj nga shifra ‘1’ nuk është i vetmi përkufizim në një fjalor të botuar gjatë periudhës së komunizmit. Jo, sinqerisht duhen zgjeruar refencat.
Nacionalizëm 2°. Doktrina e bazuar në këtë ndjenjë, duke nënshtruar të gjitha politikat e brendshme për zhvillimin e fuqisë kombëtare pa kufizim sovraniteti