Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, iu është përgjigjur akuzave të gjyqtarit të përfolur mjaft këto kohët e fundit, Gjin Gjoni.
Sipas Naços, Gjin Gjoni nuk justifikon dot pasuritë e veta dhe tashmë përpiqet që ta shesë veten si viktimë politike.
“Nuk kam gjë personale me Gjonin, ai e ka me veten e vet dhe pasurinë e vet. Pyetja i bëhet për pasurinë dhe ai përgjigjet për politikën. Fliste për presione të hapura ndaj bizneseve e tij. Nga njëra anë thotë ministri ishte i paaftë, nga ana tjetër thotë që kryeministri po i vë gjoba bizneseve të tij.
Në pyetjet e mia brenda KLD-së, një nga pyetjet ka qenë se si kishte mundësi që bashkëshortja prej vitit 2009-2010 nga tatimet rezulton me humbje 500 milion lekë, dhe pas martesës me Gjonin del me fitim 300 milion lekë. Kaq mjafton që të dalë të flasë, si e ka fituar pasurinë.
Unë mendoj se muaj më parë ILDKP ka filluar të verifikojë pasurinë ndaj Gjonit. Kjo do të thotë që nuk e ke nga mua. Nuk mund të mbrohet dot një gjyqtar kur e pyet për pasurinë dhe përgjigjet për politikë”– u shpreh Naço./b.l
O NACO…kapeni prej ‘bythe’ dhefuteni ne BURG GJININ, c’fare rrini e i jepni dhe SQARIME.
Nuk me ka pelqyer ky Nacoja, por po shoh se ne qeverine e kryeministrit Rama, eshte shume i angazhuar ne shkaterrimin e folese se grerezave, qe zyrtarisht quhet KLD.
bravo nasip vazhdo luften me keto zagare te sales zhduki nga kld
Gjini i beri pasurit nga lazarati…nga lerimi i te gurgosureve per vrasje dhe droge…..me kete metod i beri parat Gjin ku…rva.