Naço bojkoton mbledhjen e KLD

anazapta

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot për herë të dytë brenda javës. Në mbledhjen e sotme nuk ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, për shkak të tensioneve dhe përplasjeve të shkaktuara gjatë mbledhjes së shkuar.

Naço deklaroi sot paradite se KLD shfrytëzon momentet kur ai nuk merr pjesë në mbledhje, për të emëruar gjyqtarë të rinj.
Kështu, gjatë ditës së sotme do të diskutohet emërimi i kryetarëve në gjykatat e Krujës, Kavajës edhe të Apelit Korçë, një pikë e futur në rendin e ditës së fundmi.

 

Ministri Naço, në një prononcim për mediat paradite, tha se i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shtynte këtë mbledhje për shkak të axhendës së tij, kërkesë e cila nuk është pranuar nga ky institucion.

Naço tha se edhe në raste të tjera është shfrytëzuar mungesa e tij për të futur në rend dite çështje të tjera.
Në orën 15:00 KLD pritet të mblidhet për masë disiplinore ndaj 3 gjyqtarëve: gjykatësin e Pukës, Shtjefën Lleshi, dhe gjyqtarët e Elbasanit, Bujar Musta dhe Ilir Pashaj.

Këto masa disiplinore, të kërkuara nga ministri i Drejtësisë, ishin në rendin e ditës edhe në mbledhjen e një jave më parë të KLD-së, por u shtynë.

Share This Article
10 Comments
  • Me mafian sillu si me mafian. Ne lufté sillu si ne lufte. “Qelbit” i hiqet shtrati z. Naço,ndryshe plaga mahiset perseri !? Mos rrini me “jod” ne dorë por,me bisturi ? A e dini ç’është bisturia?

    • @@@ Me mafian sillu si me mafian? Ne lufté sillu si ne lufte? “Qelbit” i hiqet shtrati z. Naço,ndryshe plaga mahiset perseri !? Mos rrini me “jod” ne dorë por,me bisturi ? A e dini ç’është bisturia?

    • Pu pu pu kush do te reformoje drejtesine, nje hetues i Enverit?!
      Ikni or plehra se ju vetem drejtesine e diktatures se proletariatit keni mesuar, kamzhik, burg, internim dhe pushkatim.

  • Kam mbi nje muaj qe nuk marr dot deshmine e trashegimise tek noteri sepse nuk punon sistemi elektronik i noterise.Sistemi i noterise varet direkt nga Ministri i Drejtesise por me sa duket Nacoja nuk ka kohe te merret me detyrat e tij elementare ne sherbim te qytetareve sepse eshte i zene cdo dite me intervista per KLD-ne!

    • Artan? Difekti i noterisë është i vërtetë. Kam të njejtin problem me ju. Difekti eshte serioz sic me tha inxhinieri, te cilin e njoh? Nderime!

  • Zoti Naco rri urte se nishanin e kemi ushtarin e mire Zhvejk,do beje cfare i themi jo te beje cfare di.

  • E keqja do shkulur me rrenje dhe rrenja eshte tek komunisto-fashisti i presidences. Kaloi nje vit dhe vetem po beni sehir, ndersa ata vazhdojne te emerojne familjen neper vende kyce. Keshtu mendojne se do i shpetojne mijonat e vjedhura ketij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *