Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, thotë se i qëndron deklaratës së tij se Ilir Meta duhet të jetë kryeministër i së majtës. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Naço thotë se deklarata është bërë në kohën dhe kontekstin e duhur, por nuk preferon të komentojë kush e meriton më shumë të jetë kryeministër, Rama apo Meta.
“Unë e kam thënë atë deklaratë në kohën e duhur dhe në kontekstin e duhur”, është shprehur Naço.
Naço deklaroi të dielën gjatë një takimi me votuesit e Beratit se vota e tyre do ta bëjë Metën kryeministër. Deklarata e Naços u përdor menjëherë nga kryeministri Berisha, i cili tha se Meta ka si synim ose karrigen e Ramës ose karrigen e vetë atij, pra kryeministrit.
Ndërkohë, si Rama, edhe Meta janë shprehur dje se këto hipoteza janë thjesht diverison i Berishës, i cili përpiqet të qëndrojë në pushtet duke mbjellë përçarje te e majta.
Jo,more jo, nuk eshte diversion i Berishes,eshte diversion i Ilir koketulit.Ti themi gjerat sic jane,ne jemi popull , nuk jemi diplomate.Prostitutat me te felliqura ne Shqiperi jane politikanet prostituta.Oh sa te felliqur jane!