Nisma e kryeministrit Edi Rama për të kriminalizuar shpifjen, është kundërshtuar që në krye të herës nga Ministria e Drejtësisë, por pa mundur që ta bllokojë atë.
Në një letër që mban datën 17 shtator, të cilën e ka siguruar Ora News, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i shpreh qeverisë kundërshtinë për ligjin duke e cilësuar në shkelje të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare.
“Në zbatim të dispozitave të Kushtetutës dhe ligjit nr.9000/2003, vlerësojmë se iniciativa e propozuar nga ana juaj duhet të vijohet nga autoriteti që njeh Kushtetuta dhe ligji, pasi propozimi i iniciuar nuk është brenda fushës së veprimtarisë së parashikuar në VKM nr.843/2013. Nevojiten argumentet bindës nëse mbrojtja që ofrohet përmes kësaj dispozite është e justifikuar dhe nuk cënon parimin për mbrojtje të barabartë për të gjithë”.
Gjithashtu Naço, në letrën që i drejtohet ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj, thotë se qeveria nuk e justifikon qëllimin e ndryshimeve në Kod Penal.
“Sugjerojmë që propozimi juaj të rivlerësohet, duke argumentuar me kujdes arsyet që çojnë në nevojën për parashikimin e një vepre të re penale”.
Ish-ministri i Drejtësisë i kërkonte gjithashtu parlamentit se para hartimit të ndryshimeve në Kodin Penal të konsultohej gjërësisht duke pasur në konsideratë ndryshimet në Kodin Penal të vitit 2012, kur shpifja u dekriminalizua me konsensus mes socialistëve dhe demokratëve.

Dita, Gazete e nderuar edhe ju ju ka kap LSI -ja, kjo semundje e pasherushme me origjine afer Tomorrit.Vertet?
NACO DO TE RRIJE PRAPE LLALLA PROKUROR.
ILIR META DO 50% TE PUSHTETIT VENDOR.
LSI = Murtaja e vendin tone.Me mire te bashkepunojne. PS&PD dhe t’a zhdukin nga sken a
Politike kete te keqe me emrin LSI.Kjo eshte e keqja me e mire.
I nderuar moderator!Une shkruajtja nje koment ne kete gazete duke u nisur nga respekti qe kam per gazeten DITA.Pra vetem nje koment.Ne momentin qe e nisa,ju me ktheni pergjigjen standarte tuajen:”si shume shpejt etc,etc,…………… Ulerimet pak ritmin”
Nuk e di procedures Por dijeni qe po behet I shkaktar te largimit nga gazeta Juaj e nderuar.
Pershendetje!
@Aqo
Ai shënim nuk ka lidhje as me ty dhe as me ndokënd tjetër. Të siguroj se na del të gjithëve. Është një problem që lidhet me ngarkesën që duhet shërbyesit të përballojë në çaste të caktuara. Nëse të del herë tjetër, mos e prish komentin, por thjesht kliko komandën “ribëj” (që paraqitet si një shigjetë rrethore), e cila, në varësi të shfletuesit që ti përdor, mund të ndodhet majtas ose djathtas (Internet Explorer dhe Mozilla e kanë djathtas, kurse Google Chrome e ka majtas).
Mund të të duhet ta klikosh edhe dy apo tre herë, por është e sigurt se do ta dërgosh komentin.
Jam kundër pjesës më të madhe të komenteve të tua, por do të bëja çdo gjë të të ndihmoja që t’i dërgoje ato, sepse çdo kush ka të drejtë t’i shprehë pikëpamjet e veta. 😀
Ne ate redaksi duket se jane te paguaret e “Floririt” ata qe pengojne reagimet .
Pse thone s’ka pyll pa derra.
Siçka dhe ne kete gazeta te respektuar.
Nese nuk eshte keshtu, atehere ajo eshte duke marre kthese nga tradita qe ka pasur deri tani.
Te shohim!
per mendimin tim edi rama gaboi qe beri aleanc me ilir meten sepse te gjith ata ministra te lsi jan te korruptuar qe kur ishin me qeverin berisha tani ata e kan gojen te mbyllur sepse sala ka dicka ne dor per ata dhe u ben presion qe qeveria rama te jete e dobet keshtu do ishte mire qe rama ti demaskoi keta te lsi dhe te shkoi ne zjedhje te reja dhe esht i sigurt qe do fitoi