Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, nuk kurseu ish-zyrtarët e Hipotekave për procedurat mbi pronat dhe abuzimet pa fund siç i cilësoi ai në një inspektim të befasishëm në këto ambiente mesditën e djeshme. Madje i ka quajtur edhe “Peshkaqenë” punonjësit e Hipotekës. Nën shoqërinë e drejtuesve të këtij institucioni, ministri ndoqi nga afër reformën e kryer dhe ndryshimet. Pas inspektimit që ka kryer në zyrat e Hipotekës, Naço tha se ka dalë në këtë konkluzion, pasi ka dëgjuar ankesat e qytetarëve.
“Peshkaqenët e këtij institucioni do të përgjigjen para drejtësisë. ‘Peshkaqenët’ kanë parë vetëm xhepin e tyre. I dëgjova me interes shqetësimet e qytetarëve”, tha Naço. Ai premtoi se do të ketë një reformë edhe më të thellë në këtë institucion, duke ndryshuar gjithçka në favor të qytetarëve, që të mos zvarriten pa fund në zyrat e Hipotekave për dokumentacione, apo që të paguajnë nën dorë për të përfituar atë që u takon. “Së shpejti do të shkurtohen afatet e aplikimeve dhe të procedurave, që qytetarët të ndihen të vlerësuar dhe të marrin zgjidhje”, tha ministri.
“Unë dëgjova edhe disa qytetarë që më përcollën shqetësimet e tyre. Janë 41 ankesa të verifikuara. Të paktën me një sy të lirë, njëra nga certifikatat që pashë dukej qartë se ishte e falsifikuar, pra një zyrtar i djeshëm i ka dhënë një certifikatë të falsifikuar qytetarit, ndaj edhe thashë se këta “peshkaqenë” që përpiqeshin për të mbushur xhepat e tyre, nesër do të përgjigjen para drejtësisë për shërbimin ndaj qytetarëve”, tregoi Naço. Ministri premtoi se në pak ditë aplikimet do jenë elektronike dhe në krahasim me një vit më parë, gjendja në këto zyra ka ndryshuar ndjeshëm.
Tallu me kete popull se te ka ardhur dita !
Kush do t’i denoj ,ata qe denuan shefin tend 5 me 0 ?
Beni reforme ne drejtesi (prej ketej duhej filluar puna) dhe pas kesaj flisni.
o nasi…..mqafsh si ke per ndeshku peshkaqenet……hahahahaha sot kom qesh me lot
Edhe une i shkreti jam viktime e ketyre peshkaqeneve – qeneve , qe me kane bere gjemen. Ishahlla z. Naco ka edhe ankesen time brenda nr,41. Jetojme me shprese , qe te zgjidhen hallet e fukarenjve te shkrete .
SHENIM
GJENDET MINISTRI I ZHDREJTESISE …NASIP PALACO
ESHTE GJALLE …FATKEQESISHT .
KA 4 MUAJ DHE JANE INSPEKTUAR ….41 DOSJE …SUPER REKORD .
NDERKOHE TE VRARET PER MOTIVE PRONESIE JANE RRETH 8500 .
RRNOFTE NASIPI , LSI , DHE …NGJALAT !
Shiko foton , flet vete.
Kaq kontroll i rrepte eshte sa as ne karrige nuk eshte ulur. Po e shfleton dosjen si
katalog kostumesh.
Zot na ruaj, sa te pacipe dhe primitiv jane.
LSI përkethehet hajdut, kjo është e ditur dhenuk na e mbushni mendjen dot, ju vazhdoni në të gjitha institucionet të punësoni me para në dor
Si mund te zesh ne goje peshkaqenet ti kur ti je nje nder ta? po ku ka peshkaqene me te medhenj se ju te Lsi? Ti peshkaqen i Beratit, me cfare lekesh i bleve votat?
Po si shpresoni se mbase nje dite ky popull do te vuaje nga amnezia, te harroje c’keni bere dhe vjedhur ju?
Administrata ende dridhet nga tmerri i punonjsve te juaj, diletantet, te paaftet, te pafytyret.