Naço: Venecia, garanci për reformë cilësore në drejtësi

Dita
Perfaqesuesi i LSI Nasip Naco, duke folur gjate tryezes se dyte per reformen zgjedhore, i cili eshte mbledhur ne formatin e propozuar nga PD, ne nivel ekspertesh dhe me perfaqesues te shoqerise civile.

Në përfundim të takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço deklaroi se drafti i paraqitur nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi, ka në thelb të vet luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë

Naço tha se prania e ekspertizës së këtij komisioni është një garanci e fortë për një reformë që do ta drejtojë vendin në rrugën e duhur për në Bashkimin Europian dhe vlerësoi se ekspertiza juridike e Venecia është e nivelit më të lartë në këtë drejtim.

Në Komisionin e Venecias janë dorëzuar 3 drafte për reformën në drejtësi. Njëri është ai i Komisionit Parlamentar, por i hartuar nga juristët dhe konstitucionalistët që morën pjesë në proces, një tjetër është draft i Partisë Demokratike dhe një draft e ka dorëzuar Lëvizja Socialiste për Integrim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *