Rafael Nadal detyrohet të heqë dorë nga turneu i Abu Dabit, i cili që nesër do të sjellë në “skenë” disa prej lojtarëve më të mirë të botës, mes të cilëve Djokovic e Murray.
Kampioni majorkan, i cili nuk luan prej gjashtë muajsh për shkak të një problemi në gju, duhej të kthehej në fushën e tenisit pikërisht gjatë turit të Emirateve ka bërë të ditur se është prekur nga një virus që i ka shkaktuar probleme në stomak dhe mjekët i kanë këshilluar të mos luajë.
