“Nadir Çausholli i Omegës merr tendera nga burgu”

redaktor

Sali Berisha duke folur nga salla e seancave plenare tha se Ministria e Shëndetësisë, 3 ditë pas arrrestimeve të bujshme për skemë mashtrimi me ilaçet i ka dhënë tender kompanisë “Omegapharma”. Tenderi ka të bëjë me blerje ilaçesh dhe është shpallur më 2 Nëntor.

Sakaq portali Lapsi.al publikon edhe dokumentet që tregojnë tenderat që ka  marrë sëfundi Nadir Causholli, i cili akuzohet për skemë mashtrimi dhe ndodhet ne arrest me burg.

“Buletini i prokurimeve publike” nr.43 datë 2 nentor 2015, Ministria e Shendetesise njoftoi kompaninë “Omega Pharma group shpk” me NIpt Lol529009P, për tenderin me Nr.Ref: 396/ 14.09.2015, me objekt “Blerje barna për nevoja spitalore shtesë, deri në fund të vitit 2015, me fond limit në total: 41 milion 380 mijë e 291 lekë të reja pa TVSH, paguar me fonde nga buxheti i shtetit 2015/shpenzime. Po kështu “Omega Pharma Group shpk” me Nipt Lol529009P, adreas: Tiranë, Kashar, “Kthesa e Kamzës”, përballë “Casa Italia” se është shpallur fituese edhe për ofertën e paraqitur në “Lotin 8”, me vlerë në total 685 mijë e 790 lekë pa TVSH”.

Share This Article
3 Comments
  • Qe ka shume pergjegjesi,si qeveria dhe ministria e shendetsise,kete nuk e ve ne dyshim.
    Qe opozita,nuk di te beje opozite,as kete nuk e ve ne dyshim.Perse do me pyese dikush?
    Po ja,tenderi eshte shpallur me 14 Shtator 2015,ndersa eshte shpallur ne “Buletinin e prokurimeve publike” me 2 Nentor 2015,mbas 1 muaji e gjysem nga shpallja e tenderit,(pra momenti i fiotimit te tenderit),ose 5 dite mbas arrestimit te ketij Caushollit te “Omegapharma”-s.Kaq budallenj te jene keta opozitaret me Saline ne krye,qe na e shesin si nje tender te fituar nga “burgu”?
    Po kaq budallenj kerkon te na beje edhe neve,qe e degjojme apo lexojme brockullat e tij?
    Jo more Sali dambllamadhi,jo,nuk jemi budallenj,jemi te mencur,POR BUDALLA KE QENE DHE KE MBETUR TI,QE I VETEM,BESON GENJESHTRAT E TUA.Tenderi,eshte fituar kur Causholli ishte i lire si edhe ti,para 1 muaji e gjysem kur e ka fituar tenderin.I lire je dhe ti sot,por kjo nuk do te thote se,ndonje fjalim,qe do kesh mbajtur diku para shume kohesh,te dale ne drite ne momentin kur ti te ndodhesh mbrapa hekurave,per krimet dhe te te keqijat qe i ke bere ketij populli dhe vendi,se ja,Sali Berisha,po na mban fjalime nga burgu.Jane larg,shume larg te vertetes,brockullat qe flet gjithmone edhe kjo e sotmja.
    Punonjesi qe shtyp Buletinin,nuk e ka haberin fare se,cfare ben e si e ben punen ministria e prokuroria.Ai,ne se ben mire punen e tij duhet te shtype e publikoje dokumentet qe i serviren edhe tenderin,(sepse ne fakt,ai tender eshte fituar,me te drejte apo pa te drejte eshte ceshtje tjeter) dhe asgje me pak apo me shume.Ne kohen tende,tenderat shpalleshin apo anulloheshin sipas qejfit,prandaj dhe e bere shtetin carcaf.Iku koha jote.Ne duam shtet dhe jo rrumpalle shtet,si sallhana ku e kishe katandisur ti…

  • Shtypi sheh vetem njeren ane te Medaljes. Ate ane qe ben me shume buje. Askush nuk sheh pse eshte mbajtur ne te vertete z. Causholli ne qeli. Ai po perdoret si mish per top per lüften e Partive per pushtet. Pse nuk permendet fakti qe z. Causholli paguan Taksat per 250 punetore. Nga keto Taksa rrojne Parlamentaret, shteti dhe prokuroria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *