Nafta me çmim rekord, ministrja: Nuk ndërhyjmë dot sepse tregu është i lirë, pas 6 muajsh pritet të normalizohet

J L

“Nuk ndërhyjmë dot sepse tregu është i lirë”. Kështu u shpreh ministrja e Financave Delina Ibrahimaj për rritjen e çmimit të naftës në vend, që ka arritur 195 lekë për litër.

Kjo, tha ministrja është e ndikuar nga çmimet në bursë, por që pas 6 muajve të parë të këtij viti pritet që kthehet në normalitet.

“Rritjet e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të energjisë kanë qenë subjekt i rritjeve prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri, por rajon dhe Euiropë janë të ndikuara nga rritje në bursa, ne jemi në monitorim me qëllim që të bëjmë të gjtiha analizat dhe parashikojmë ndërhyrjet që mund të bëhen.

Garantoj, që ne operojmë në një ekonomie tregu të lirë dhe nuk mund të ndërhyjmë te çmimet. Pritet që këto çmime të reduktohen pas 6 mujorit të parë të këtij viti. Do të jetë kalimtare. Me të gjithë gjasat nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje në politika, por jemi në monitorim”, tha ministrja.

“Politikat e taksave nuk mund të ndikohen nga luhatjet momentale të çmimeve”, tha ministrja.

j.l./ dita

Share This Article
23 Comments
  • Dhe pas 6 muajsh e ke tregun ti ne dore, apo je ne gjendje ta parashikosh ate, e paskemi gati nobelisten e ardhshme! Sa taksa paguhen per liter, o trularaske?! Apo edhe taksat nuk i keni ne dore ju palloshet e debilit?! Jepi pushtet injorantit, mediokrit, hajdutit dhe habitu pastaj per ate qe ndodh.

  • Po kush te pyet ty moj E PANJOHUR!
    Hesapet i ben ne tavoline mesuesi i vizatimit me mesuesin e anglishtes.
    Edhe pa loeke te vije nafta nga Kazakistani,prape aq do e kete cmimin.

  • Po si Maqedonia nuk e beni dot e nderuar ministre?
    Komisioni Rregullator i Energjitikes mer vendim per rritjen dhe uljen e cmimit te shitjes me pakice te derivateve te naftes dhe i publikon ato. Zbatohet rigorozikisht vendimi.
    Verifikojeni qe te bindeni per kete qe po deklaroi se eshte shume e sakte. flm

  • Dyfishojeni po deshet se eshte pak perderisa ky popull eshte pa forme ke te drejt ti qe jep mend per ata qe nuk mund te beni sepse kur beni del tjeterkush me fol
    Do mjaftonte nje greve si ajo e frances ti moj laraske lije shqiperine per 6 ore
    Shkoni i thoni BE që te ne nje dite pune ble 5 litra naft prandaj na futni se i kemi plotsuar kushtet

    • Po o Bardo, qiveria eshte qe tja marri energjine, ujin, naften dhe minierat popullit dhe tja japi Kastratit, Saimir Manes, Fushes, Ulajt. E miletit tja fusi cminin sic i fut ate mikun

  • Kjo ministre , eshte thjesht nje e pafytyre , per te normalizuar cmimin , mjafton te ule perkohesisht pak taksat deri sa te stabilizohet cmimi ne bursa, por nuk e bejne se nuk mbetel lek per PPP qe kerkon bosi i saj , por mire te na i bejne kur ne flejme gjume dhe i leme te shijne si ju do qejfi dhe thone se nuk ka faj populli pastaj

  • OK ! Me qenese tregu eshte i lire,sipas kesaj zonje, atehere nuk kemi nevoje per ministri te tregetise.Edi Rama mbylle kete ministri dhe kurse parate e popullit.Buxhetin e ministrise se tregetise kaloja spitaleve.

    • kjo flet konform politikes se eprorit te saj. Politike e cila eshte nenshtrimi i sovranitetit kombetar ndaj kupolave financiare te botes, dhe qe po imponohet gjithe e me shume. Keto qendra e kane strofullen ne angli, me zagar roje ameriken dhe sorros eshte ne linje me politikat financiare globale qe keto promovojne me cdo lloj force

  • Po shumë mirë e ka ‘tregu është i lirë’
    Pse vetëm ke ju po rritet !!!!!!!!
    Këtu në skandinavi ka shkuar 1,9€ ,benzina i ka kaluar 2€ 🙁 :(. Taksën e naftës e paguajmë vec. Dhe taksën e rrugës/qarkullimit vec.
    Ashtu thotë dhe KM këtu që po rritet dhe kemi shpresë të bie nga vera.
    Ju byth q.ra vetëm për të sharë jeni.
    Keq me Dullën e keq me kapitalizmin.

  • Kaq budallenj i di shqiptaret kjo idiote ?
    S’ka faj, kur shefin e ka “mesus vizatimi” …imagjinoni ata poshte tije. ..kalibri me i larte ne PS … Taulant Balla, and Co.

  • Natyrisht qe mund te nderhyet. Maqedonia prsh., ka zgjedhur qe cmimin e hidrokarbureve ta menxhaoi Shteti. Shteti vezhgon bursen dhe vendos cmimet. Kudo ne Maqedoni shitja e karburanteve ka te njejtin cmim. Nje shembull. Se dyti, shteti mundet te uli taksat e ndryshme mbi karburantin, natyrisht kjo nuk i intereson, perkundrazi, sa me teper rritet cmimi, aq me teper taksa shteti mbledh. Per kete arsye, eshte ne interesin tuaj nje cmim i larte. Ky cmim i larte karburanti, perkthehet ne produkte te ndryshme me cmime me te larta, mbi te cilat sersiht do te mblidhet taske me e larte. Ne fund te fundit, te gjitha keto i kalojne konsumatorit fundor, bleresve te thjeshte, te cilet duhet ti marrin persiper keto kosto shtese.

  • Nuk po e kuptoj! Te gjitha lajmet e shteteve te Europes, perfshi edhe Euronewsin, BBC, Al Jaziren, CCN, dhane te njejtin lajm, kete mbi ngritjen e cmimit te benxines. Mos jemi pushtuar nga alienet dhe ata komandojne te gjithe shtetaret dhe mediat. Apo kemi pushtetare qe zbatojne urdherat e marra nga “miqte” e tyre?!?

    • Rritjet e cmimeve jane artificjale behen qellimisht. Klika qe kontrollon evropen dhe ameriken duan te varferojne me shume popullsine.

  • Juli ! Mos fluturo me presh ne bythe.Edhe rritjet ku thua zotrote kontrollohen nga shteti.Shteti nuk thote :s”kemi c’te bejme,por ndjek politika zbutese qe te mos goditet qytetari dhe bisnesi.Atje ne Skandinavi ku je zotrote lexo gjerat me mire ne di te lexosh skandinavisht..

  • Ne një litër naftë, që sot në treg shitet rreth psh 180 lekë, vlera e produktit është vetëm 68 lekë, ndërsa 112 lekë janë taksa, që qytetarët i paguajnë jo vetëm për qeverinë, por tashmë edhe për koncesionarët privatë.
    NASHI ME THUAJ ZONJA CUPULINE MINISTRE A NDERHYN QEVERIA NE TREGUN E LIRE APO JO?

  • O shqipëtar, po “u a q….. të gjithë robtë e shtëpisë” Edi Rama me kusarët biznesmenë dhe ju thoni faleminderit , ke edhe më të na e futësh thoni ju me edukatë dhe për atë prap do të votoni!!!!

    Kontrolloni faturat, që nga biznesmeni oligark deri tek shitsi i fundit dhe po nuk zbuluat që ata , megjithëse çmimet janë rritur në botë por këta, të jeni të sigurt që, jo vetëm nuk humbasin fare, por fitojnë më tepër tani që janë ngritur çmimet se para ngritjes së tyre në tregjet ndërkombëtare dhe gjithçka në kurriz të fukarenjëve, ata të pagujnë jo vetëm ngritjen e çmimit në tregjet ndërkombëtare por edhe ngritjen e çmimit që biznesmenët faqezinjë e të djallëzuar shpirt katran jo vetëm të mos humbasin por të fitojnë më tepër se më parë.
    Në qoftë se ka ndonjë gazetar investigues le ta ndjek këtë problem dhe do të bindeni që fitimet e biznesmenëve janë shumfishuar, ata nuk të falin në djallëzitë e poshtërsitë e tyre.

    Po, po, ata, biznesmenët dhe kusari Edi Rama ( ai është shteti) të mos humbasin, në të sëmës le të shkojnë shqipëtarët.

    Nuk kan faj ata, fajin e kemi vetë që jemi popull pa dinjitet.

    Propozoj që të hënën në orën 11 të gjithë ata që do të jenë në timon duke ngar kudo, në çdo cep të Shqipërisë të ndalojnë në shënjë protese ndaj kusarëve qeveritarë të pashpirtë dhe biznesmenëve që ata mbrojnë duke rjepërur pa mëshirë një popull të tërë pa dallim.

    Ngrini kokën o të mjerë dhe mos lini kusarët fytyrë sterrosur anti shqipëtarë tu shtypin si vemje pa dinjitet. Përkraheni këtë ide, këtë propozim për protestë,shpërndajeni në rrjetet sociale ose propozoni ndonjë protestë më të fuqishme dhe le të jetë fillimi i protestave për ti zhdukur nga faqia e dheut kusarët që nuk paskin të ngopur. A u kushton gjë të ndaloni makinat dhe të bllokoni në të gjithë vëndin qarkullimin të paktën 30 minuta dhe të buçasin sirenat e protestës anemban Shqipërisë. Bëjeni o njerëz dhe të shikoni sa u vlen lëkura ndyrësirave Edi Ramë e kompani që nuk pushuan së talluri me ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *