Nafta në nivel rekord në vend, bie ndjeshëm në bursa

redaktor

Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë rënë gjatë kësaj jave në nivelin më të ulët që nga shkurti i këtij viti, duke zbritur deri në 52.28 dollarë (treguesi Brent, kontrata referencë e Europës).

Shqetësimet mbi rritjen e ofertës edhe pas heqjes së sanksioneve mbi Iranin, pritshmëritë mbi dollarin, ekonomia relativisht e dobët kineze, janë disa nga arsyet që ulën naftën në bursa, nga niveli i lartë prej rreth 67 dollarë për fuçi që arriti në fillim të majit. Në tregun shqiptar nafta ka pasur një sjellje mes dy esktremeve.

Në janar ajo ra nën 160 lekë për litër, pasi në tregjet ndërkombëtare ajo zbrit nën 50 USD/fuçi, ndërkohë që presioni në media ishte i lartë, por dhe Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim për abuzim me pozitën dominuese.

Llogaritjet e atëhershme tregonin se çmimi i naftës në tregun vendas luhatej pranë niveleve minimale, me marzhe të ulëta fitimi, çka bënë që dhe Autoriteti i Konkurrencës të mbyllte hetimin. Në shkurt, nafta filloi të rritej tek ne (tre herë nga 5 lekë për litër), duke reflektuar tregjet ndërkombëtare, por dhe forcimin e dollarit, që u rrit nga 117 lekë në fillim të janarit, në 125 lekë në shkurt.

Në mars, ndonëse nafta ra në bursa, kjo nuk u reflektua në tregun e brendshëm, teksa dollari kishte arritur në rekordin e 133 lekëve. Në prill, kur nafta shkoi në bursa në 67 USD/fuçi, ajo u rrit sërish në tregun e brendshëm (me 3 lekë për litër), teksa dollari mbeti në nivelet e marsit.

Në maj dhe qershor, nafta u rrit sërish 2-3 lekë, gjithsej me 10 lekë për litër, ku sërish si argumenta ishin dollari i fortë dhe rritja e naftës në tregjet ndërkombëtare. Aktualisht nafta në tregun e brendshëm tregtohet në nivelin e 180-188 lekë për litër, me një mesatare prej rreth 185 lekë për litër, afër niveleve rekord të arritura në janar 2014, kur nafta në bursa ishte afër 120 dollarëve për fuçi.

Në raport me atë periudhë, dy faktorë të brendshëm, që ndikojnë në shtrenjtimin e naftës, janë taksa e qarkullimit prej 10 lekë për litër nga 1 janari 2015 dhe dollari më i shtrenjtë (në janar 2014 ishte 103 lekë, sot është rreth 127 lekë), ndërsa në kahun tjetër, nafta në bursa është gjysma e asaj që ishte në janar 2014.

Share This Article
8 Comments
  • Gjermania ka nisur prodhimin e makinave vetem per Shqiperine,qe punojne me ,,shurre,se ky popull eshte shurraq dhe cmimi i shurres nuk ka per tu ngritur.

  • PERDORIMI I GRAFIKEVE

    ne analiza te tilla eshte po aq i rendesishem (do thoshja edhe me i rendesishem) si edhe interpretimi i ecurive te natyrave ekonomiko-finanziare.
    Te dhenat statistikore serviren te gateshme ne mjaft sit-e on line, disa nga te cilet po i rendit me poshte:

    Per ecurine e shkembimit Dollar/Lek dhe Euro/lek, te dhena me kadence ditore: grafik (kandle stick) dhe tabele serviren per dy vitet e fundit nga siti FXempire, me siglat USD/ALL dhe EUR/ALL !

    Te dhenat e tjera perditesohen ne sit-in MilanoFinanza, ku per fillestaret dhe investitoret profesioniste serviret falas nje nga programet software me ne ze ne fushen e investimeve ne borse: Analisi32 !

    Eshte mbase koha qe te rinjte shqiptare te fillojne te njhen me “aventuren” e investimeve ne borse.

  • Grosistet e naftes blene votat per Ps ne zgjedhjet lokale dhe tani Ps u thote rritni cmimin te nxirrni shpenzimet dhe fitimin per vete dhe per ne.Vazhdo popull i trashe vazhdo

  • TREGU I LIRE, KJO I ZGJIDH KETO PROBLEME.

    PO QE SE TE DYJA PALET GRABITESE PRANOJNE ZARFAT ME NGA 50,000 EURO NE MUAJ TE KASTRATIT, SI SPONSORIZIM, ATEHERE NUK KA SHANCE TE ULET CMIMI.

    KASTRATI NUK DO TI PAGUAJE NGA XHEPI I TIJ, JA DO TI NXJERRE NGA RRITJA E CMIMIT.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, SYPETRIT DHE SYPATREMBUR, POR QE E HA KOLLAJ.

    • DOLLARI ME LEKUN ISHTE 100 DHE VAJTI 125 (25% NDRYSHIM)

      NAFTA ISHTE 100 USD VAJTI 47 DOLLAR (ME SHUME SE PERGJYSMUAR)

      IK O DITA, MOS U BEJ PROPOGANDE E MASHTRIMIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *